26 Prill 2024

Evolution Dance organizon vallëzim në qendër të Prishtinës

Prishtinë, 25 prill - Evolution Dance me rastin e Ditës Botërore të Vallëzimit organizon program kulturor - vallëzim e cila do të mbahet në sheshin 'Zahir Pajaziti'.

Kjo ditë i dedikohet qytetarëve të Prishtinës ku janë të ftuar të gjithë me moton “Prishtina Vallëzon”. 

Organizimi i garave të para jo formale të VALLËZIMIT në mes të pesë shkollave fillore të Prishtinës e mbeshtetur nga Komuna e Prishtinës

Si pjesë e programit është prezentimi i koregrafive nga shkolla vallëzimi të ndryshme si balet, valle popullore, vallëzime latine, modern, hip hop, zumba, etj.

Po ashtu do të prezantohen edhe koregrafi të ndryshme grupore si dhe animacione vallëzimi dhe performansa të rastit nga qytetarët e Prishtinës.

Për nder të kësaj dite, në shumë vende të botës bëhen organizime të ndryshme nga shkollat e vallëzimit, profesionistë dhe amatorë, individ dhe grupe të ndryshme të artit të vallëzimit.

29 prilli - Dita Botërore e Vallëzimit është e shpallur dhe promovuar nga CID që nga viti 1982.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)