26 Prill 2024

Emërohet Juria Vlerësuese e Qendrës Kinematografike

Prishtinë, 4 qershor - Këshilli Drejtues i Qendrës Kinematografike të Kosovës ka emëruar dy juritë vlerësuese për projektet që kanë aplikuar në konkursin e këtij viti.

Juria e cila do t’i vlerësoj projektet filmike për film të metrazhit të gjatë artistik, debutant dhe bashkëprodhimin minorë përbëhet nga: Isa Qosja - regjisor, Giovanni Robbiano - ekspert i skenarit, Jozko Rutar - producent, Blerta Zeqiri - regjisore, Doruntina Basha - skenariste, Florent Mehmeti - regjisor, dhe Ilir Gjocaj - skenarist.

Kurse juria e cila do t’i vlerësoj projektet filmike për film të metrazhit të shkurtë artistik, animacion, dokumentar, postproduksion, si dhe zhvillim skenari përbëhet nga: Visare Aliu - skenariste, Jahi Jahiu - dramaturg, Arbnesha Grabovci Nixha - aktore, Ilir Ajdini - dramaturg, Ilir Bokshi - regjisor, Mentor Haliti - dramaturg, si dhe Trimor Dhomi - kompozitor.

67 projekte filmike në kategori të ndryshme kanë aplikuar këtë vit për mbështetje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)