20 Gusht 2018

Çerdhja “Yllkat” duhet të rrënohet dhe të rindërtohet

Prishtinë, 14 shkurt - Me kërkesë të Drejtorisë Komunale të Arsimit, Drejtoria për Investime Kapitale dhe Menaxhim të Kontratave ka caktuar një komision të përbërë nga 3 inxhinierë të ndërtimtarisë, për ta vizituar çerdhen “Yllkat” në lagjen Vellusha, për shkak sa janë vërejtur disa plasaritje në objekt.

Objekti i kësaj çerdheje është ndërtuar në vitin 1984, dhe ka kapacitet për 220 fëmijë.

Gjatë kontrollimit, inxhinierët kanë vërejtur se ky objekt tashmë është shumë i dëmtuar, dhe se paraqet rrezik për fëmijët dhe stafin e çerdhes.

Në disa pjesë të themeleve, janë vërejtur plasaritje të theksuara, kurse brenda objektit plasaritjet janë edhe më të thella dhe janë horizontale, gjë që dëshmon se themelet e objektit “”kanë fjetur”.

Në njërën prej dhomave të fëmijëve ka lëvizur pllaka e dyshemesë. Kësisoj, komisioni i përbërë nga 3 inxhinierë të ndërtimtarisë, ka vlerësuar se: “Dëmtimet në këtë objekt janë jashtëzakonisht të mëdha, andaj propozojmë që urgjentisht të merren masat si preventivë – largimi i fëmijëve dhe personelit me qëllim të evitimit të pasojave eventuale”.

Bazuar në këtë vlerësim të komisionit, Komuna e Prishtinës ka vendosur që t’i largojë fëmijët dhe stafin nga ajo çerdhe, dhe t’i zhvendosë përkohësisht në çerdhe të tjera, në konsultim edhe me prindërit dhe grupet e interesit.

Objekti çerdhes “Yllkat” do të rrënohet, dhe do të ndërtohet një çerdhe e re në këtë lagje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 Gusht 2018

- Ramush Haradinaj merr pjesë në takimin e Grupit Punues për draftimin e Strategjisë së Sigurisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë - Salla P-31, ora 10:00 - Vetëm pamje)

- Mbahet ceremonia solemne e hapjes së punimeve të Seminarit XXXVII Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. (Salla e madhe të Fakultetit tëFilologjisë, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Seminarin e  37-të të Letërsisë, Gjuhës dhe Kulturës Shqipe. (Fakulteti Filologjik- Universiteti i Prishtinës, ora 11:00)
 
- Kryeministri Ramush Haradinaj viziton Komunën e Suharekës. (Objekti i Komunës, Suharekë, ora 14:00)