19 Janar 2019

BE dhe UNDP vazhdojnë të ndërtojnë besimin ndërmjet komuniteteve

Prizren, 12 korrik - Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë/Përfaqësuesi Special i BE-së dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) sot në Kinemanë Lumbardhi në Prizren, do të lansojnë projektin e financuar nga BE “Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes mbrojtjes përfshirëse të trashëgimisë kulturore”.

Projekti ‘Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes mbrojtjes përfshirëse të trashëgimisë kulturore’ ka për qëllim të fuqizojë besimin ndërmjet komuniteteve dhe respektimin e identitetit dhe trashëgimisë kulturore.

Këtë e bën duke angazhuar të gjitha komunitetet në mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë së pasur dhe të larmishme kulturore të Kosovës.

Duke punuar ngushtë me zyrtarë komunalë, qytetarë, organizatat e shoqërisë civile dhe komunitetet fetare, ky projekt i financuar nga BE-ja ka në fokus rinovimin, zbukurimin dhe rehabilitimin e monumenteve të zgjedhura, si dhe ndërgjegjësimin lidhur me diversitetin kulturor dhe inkurajimin e qytetarëve për të mbrojtur dhe ruajtur trashëgiminë kulturore.

Gjithashtu, projekti ka një komponent të fuqishëm të angazhimit të të rinjve dhe grave, duke mbështetur fuqizimin ekonomik përmes pasqyrimit të trashëgimisë kulturore si mjet për fuqizim ekonomik.

Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të kontribuojë në përmirësimin e tolerancës ndërmjet komuniteteve dhe respektimin e identitetit dhe trashëgimisë kulturore.

Nataliya Apostolova, Shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuese Speciale e BE-së, Ulrika Richardson, Koordinatore e OKB-së për Zhvillim dhe Përfaqësuese Rezidente e UNDP-së, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, përfaqësues të trupit diplomatik, partnerë ndërkombëtarë dhe lokalë, përfaqësues të OSHC-ve OJQ-ve, prijës fetarë dhe mysafirë të tjerë do të jenë të pranishëm në këtë ngjarje.   
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 janar 2019

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 8:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim 120 studentë nga Vjena dhe Venediku nga programi i studimeve  “Europian  Master in Human Rights and Democratisation”. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00 - vetëm pamje)

- Kryetar i Sindikatës së Pavarur të Arsimit të Shqipërisë, Nevruz Kaptelli me bashkëpunëtoret e tij vizitojnë Sindikatën e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës të cilët së bashku me Këshillin Grevistë Qendror do t'i vizitojnë grevistët e shkollës fillore “Dardania”. (Shkolla fillore Dardania, ora 10:00)

- Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Prishtinë mban konferencë për media. (Zyrat e Vetëvendosjes, ora 11:00)

- Kryetar i Sindikatës së Pavarur të Arsimit të Shqipërisë, Nevruz Kaptelli me bashkëpunëtoret e tij vizitojnë Sindikatën e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës të cilët së bashku me Këshillin Grevistë Qendror do t'i vizitojnë grevistët çerdhes “Gëzimi Ynë”. (Objekti i çerdhes “Gëzimi Ynë” në Prishtinë, ora 11:00)

- Drejtori i Klinikës Emergjente, dr. Basri Lenjani, do të mbajë konferencë për medie. Në konferencë do të jepet qëndrimi zyrtar në lidhje me videon që ka qarkulluar në medie, për kinse mos ofrimin e shërbimeve shëndetësore ndaj një qytetari. (Klinika Emergjente, ora 13:00)