01 Dhjetor 2020

Anulohet Festivali Folklorik “I Këndojmë Lirisë” shkaku i koronavirusit

Klinë, 5 qershor - Sivjet, në Klinë, nuk do të mbahet Festivali Folklorik mbarëkombëtarë “I Këndojmë lirisë”, për shkak të pandemisë Covid-19. Këtë vendim për anulimin e festivalit, kohë më parë e ka marrë Kuvendi Komunal i Klinës, në mbledhjen e asamblesë komunale.

Ndërkaq, sivjet ishte viti jubilar i mbajtjes së  këtij festivali, sepse pikërisht para dy dekadave filloi organizimi i këtij festivali, që përkon me ditëlindjen e Komandantit të shquar të UÇK-se, Mujë Krasniqit-Kapuçit.

Ky festival për çdo vit është mbajtur më 6, 7 dhe 8 qershor. Por, si nisi rrugëtimi i tij?  Para 20 vjetëve kur në Kosovë akoma ndihej erë baroti. Lufta kishte përfunduar, liria ishte fituar, por pasojat ndiheshin kudo, në çdo cep të Kosovës, gjithçka duhej nisur nga e para. Plagët akoma kullonin gjak, toka e Kosovës akoma nuk ishte terur nga gjaku i derdhur. Lufta kishte lënë pasoja, me të vrarë, të plagosur, të zhdukur, shkatërrime e djegie të shtëpive nga okupatori barbar serb. Armiku ishte dëbuar nga trojet tona, falë trimërive heroike të pjesëtarëve të UÇK-së, me përkrahjen e Amerikës mike e miqve tjerë ndërkombëtarë. Armiku ishte shporrur duke lënë kockat në tokën e Arbrit. Por, Liria është e shtrenjtë, ashtu ishte paguar. Për të kishin rënë luftëtarët, për mos të vdekur kurrë. Kujtohen brez pas brezi.

Me pushkë e me këngë edhe në front, kishin rënë me këngë në gojë. Armiku aq sa i frikësohej pushkës, po aq i frikësohej, këngës, çiftelisë, plisit. Në gjithë këtë aromë lirie në Klinë nisi Festivali mbarëkombëtar folklorik “I Këndojmë Lirisë”.

Para 20 vjetëve, në ditëlindjen e Komandantit të shquar të UÇK-së Mujë Krasniqit-Kapuçit,  Klina organizoi  Festivalin e parë të Lirisë.

Festivalin e bënë disa njerëz të luftës e të kulturës, bashkëluftëtarë të Komandant Mujës, për ta lartësuar figurën madhore të njërit nga komandantët më të shquar të UÇK-së. Kështu lindi ideja për Festivalin Folklorik gjithëkombëtar për t’u mbajtur çdo vit dhe për të filluar në vendlindjen dhe ditëlindjen e Komandant Kapuçit , më 6 qershor në Çabiq, të Kulla muze e Mujës, për të vazhduar  për tri net radhazi, më 6, 7 e 8 qershor në qytetin e Klinës, ku i këndohet luftës së  UÇK-së, veprës së lavdishme të Mujë Krasniqit, Komandantit legjendar Adem Jasharit. Festivali për çdo vit ka shënuar rritje, si për nga cilësia po ashtu edhe për nga masivizimi.

Kështu tash pothuajse për çdo vit marrin pjesë për tri net rreth 700 artistë. Në skenën e festivalit që 19 vjet u ngjitën rapsodë, valltarë, instrumentist  nga të gjitha trojet etnike, me një kolorit veshjesh e kostumesh, nga tirqit galana të Drenicës, tirqit e bardhë të Rugovës e fustanella labe.

Dhe çdo vit këtu vijnë grupe artistësh  nga të gjitha trojet shqiptare, nga Kosova, Shqipëria, Tetova, Medvegja, Kërçova e Presheva, Çameria, Tuzi e Ulqin. Vijnë këtu edhe Arbëreshet e diaspora, duke u shndërruar kështu Klina në një log të këngës  e të valles folklorike burimore  nga të gjitha trevat shqiptare.

Festivali ka karakter garues, kurse ndahen 15 çmime, kryesori është i “Mujë Krasniqit”, vendi i dytë, vendi i tretë, grupi më i kompletuar, veterani i festivalit, instrumentisti më i mirë, vallja më e mirë, koreografia më e mirë, e kështu me radhë.

Për tri ditë juria profesionale për çdo vit ka vlerësuar garuesit. Këtu, gjatë rrugëtimit të Festivalit  për çdo vit janë  zhvilluar edhe  aktivitete të tjera, promovime librash, tryeza shkencore, ekspozita, panaire me prodhime vendore bujqësore, artizanate dhe gara në disiplina të ndryshme sportive.

Sivjet, Klina është më varfër për një manifestim folklorik gjithëkombëtar, por festivali sërish do t’i kthehet Klinës, pasi që të kaloi kjo pandemi.

Ndërkaq, që nga fillimi i mbajtjes së festivalit, për çdo vit botohet edhe revista "Lyra", në të cilën pasqyrohet krejt aktiviteti që zhvillohet gjatë mbajtjes së festivalit
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 Dhjetor 2020

- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë në të cilën do të behët plotësimi i listës së dëshmitarëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:00)

- Drejtorit të AKI-së raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë lidhur me gjendjen e sigurisë në vend. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 9:30)

- Campus France, Ambasada Frnceze në Kosovë, Aleanca Franceze e Prishtinës dhe Universiteti i Prishtinës organizojnë Panairin e tretë Universitar Francez në Kosovë. (online -https://tourneebalkanskosovo.com, ora 10:00)

- Mbahet edicioni i 5-të virtual i Green Business Expo. (Businessexpo.greenkosovo.com, ora 10:30)

- Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të vitit 2019, për Ministrinë e Shëndetësisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike diskuton lidhur me rekomandimet e dala nga “Raporti për vendin për vitin 2020, i Komisionit Evropian” me të ftuar ministrat dhe përfaqësuesit e agjencive të pavarura. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 11:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston drejtorin e Departamentit të mjedisit dhe ujërave Muhamet Malësiu dhe drejtorin e Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore, nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, Gani Berisha lidhur me lejet e lëshuara për operimin e dy hidrocentraleve nga kompania “Kelkos Energy”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 11:00)

- Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëkohësisht, kryetari i Degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, i shoqëruar nga deputetja Eliza Hoxha, mbajnë konferencë për media në të cilën do të flasin për shtatoren e re të Skënderbeut, punën e dobët artistike dhe lokacionin jo adekuat. (Zyret e PDK-së në Prizren, ora 11:00)  

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston kryetarin e Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 13:00)

- Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Prishtinë, do të mbajë konferencë për medie. (Te stacioni i autobusëve urbanë “Katedralja”, ora 13:00)

- Zyrtarët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë raportojn para Komisionit për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis rreth importimit të vajit të palmës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon diskutimin online "Kuvendi përballë dialogut Kosovë-Serbi”, me deputetët e Kuvendit të Kosovës. (Paltforma Zoom dhe Live në faqen e KDI-së në Facebook, ora 13:00)

- Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) mban diskutimin “Rimëkëmbja nga viti 2020: Si të rindërtojmë ekonominë dhe politikat sociale në vitin 2021?”. (Hotel Sirius, ora 17:00)