26 Prill 2024

Anibar fillon udhëtimin e crowdfunding për Kinema ‘Jusuf Gërvalla’

Prishtinë, 14 nëntor - Filmi, Kino, Bioskop. Peja e ka quajtur Kinemanë Jusuf Gërvalla me shumë emra që nga ndërtimi i saj në vitin 1995.      

Jusuf Gërvalla ishte qendra e jetës kulturore në Pejë me shfaqje filmike, muzikore, dhe shfaqje teatrale, poashtu  edhe si qendër sociale deri në braktisjen e saj të parakohshme në vitin 1998.

Në vitin 2001, me ndihmën e donacioneve të huaja kinemaja u riparua dhe u shtua në Listën e Trashëgimisë Kulturore Kombëtare si një monument historik. 

Festivali Ndërkombëtar i Animacionit Anibar, i themeluar në vitin 2009, e bëri kinemanë shtëpinë e tij në vitin 2015 pasi që veproi si festivali kyç i qytetit për gjysmë dekade.

 Komuna e Pejës e nderoi angazhimin e Anibar me  dhënien në shfrytëzim të kinemasë për 15 vitet e ardhshme në dhjetor të 2016-tës.

Në vitin 2017, Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) e vendosi ndërtesën në procesin e likuidimit, i cili në shumicen e rasteve përfundon në privatizimin dhe shkatërrimin.

Qyteti i Pejës u mobilizua në një fushate të mbrojtjes dhe kampanjë peticionesh e cila mblodhi 6 000 nënshkrime dhe siguroi mbështetjen e 70 organizatave jo-qeveritare në të gjithë Kosoven për ruajtjen e saj.

Anibar dhe komuniteti lokal organizuan aktivitete për të informuar mediat, për të bashkuar qytetarët  e Pejës, dhe bën koordinimin e organizatave të shoqërisë civile të cilat​pezulluan procesin e privatizimit përmes një vendimi të gjykatës. 

Anibar ka punuar në rivitalizimin dhe ruajtjen e Kinemasë Jusuf Gërvalla dhe rëndësisë së saj kulturore.

Duke punuar me komunën dhe organizata të tjera për të siguruar që kinemaja të mbetet qendra kulturore e Pejës duke  organizuar ngjarje kulturore, koncerte dhe shfaqje të filmave. 

Hapi i rradhës në funksionalizimin e Kinemasë Jusuf Gërvalla është të i rikthehet funksionin​kinematografik i saj dhe të vayhdojë të jetë qendër kulturore.​

Anibar kupton rëndësinë e kinemasë për komunitetin si dhe rëndësinë e ruajtjes së memories kolektive dhe identitetit të kinemasë.

Kjo është arsyeja pse Anibar është duke e filluar udhëtimin e tij për crowdfunding nëpërmes Kosova Ideas.

Shuma e mbledhur nga kampanja do të ndihmojë në renovimin e kinemasë të cilat do të përfshijnë intervenime infrastrukturale bazike dhe krijimin e një hapësire me përdorim më të mirë dhe funksional.

Kjo fushatë mund të sigurojë asistencen e nevojshme që duhet për ta bërë  kinemanë një hapësirë të filmit, artit, kulturës, dhe shoqësisë civile duke përmirësuar jetën shoqërore dhe kulturore të qytetarëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)