18 Prill 2019

ANDRRA i paraprin sezonit pranveror te Lumbardhi

Prishtinë, 6 mars -  Fondacioni Lumbardhi dhe Fondacioni Jahjaga prezantojnë performancën e ANDRRA të shtunën me 9 Mars te Lumbardhi.

ANDRRA (Fatime Kosumi) është artiste dhe muzikante me origjinë nga Kosova puna e së cilës bazohet në impaktin e trashëgimisë dhe traditave në shoqërinë e sotme moderne. E lindur në Rosenheim të Gjermanisë, ajo u kthye në fshatin e familjes së saj në Kosovë në vitin 2001, menjëherë pas luftës. Ajo tani jeton dhe vepron në Berlin.

Albumi i saj debutues, Paline i vitit 2017, trajton çështjet e martesës së fëmijëve dhe shtypjes së femrave në Kosovë, duke u mbështetur në tekstet popullore dhe historitë personale të grave të familjes së saj. Prodhuar dhe bashkë- financuar nga muzikanti gjerman PC Nackt, Palina kombinon një tingull të errët, sintetik me orkestrim tradicional të ritmeve dhe melodive popullore.

Grupi i ANDRRA-s aktualisht përfshin muzikantët gjermanë Christoph Mäcki Hamann në sint dhe Jörg Wähner në bateri. Albumi i shoqëruar me një libër këngësh dhe një seri të videove të vet financuara, kënga nga albumi Kalle Llamen kryesonte listat nëpër Kosovë dhe Shqipëri.

Ky koncert organizohet paralel konferencës ndërkombëtare “Giving Voice to Sexual Violence in Conflict in Kosovo” i cili do të mbahet me 8 Mars në Prishtinë. Koncerti organizohet në partneritet mes Fondacionit Lumbardhi dhe Fondacionit Jahjaga, me mbështetjen e Ambasades Gjermane në Prishtinë, UNDP dhe UNKT. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 prill 2019 - Klinika e Kirurgjisë së Fëmijëve në Qendren Klinike Universitare i fillon punimet Simpoziumi mbarëshqiptarë i kirurgëve të fëmijëve. (Hotel Internacional Prishtina, ora 8:40)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në bashkëpunim me Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave dhe partneri implementues, Kryqi i Kuq i Kosovës, do të organizojnë një ushtrim fushor në fshatin Maxhunaj në komunën e Vushtrrisë. (Fshati Maxhunaj, ora 10:00)

- Shtëpia Botuese “Faik Konica” organizon promovimin e librit të Dr. Islam Lauka, “Kosova e kërcënuar nga gjarpri i shtëpisë”. (Bibliotekën Kombëtare, ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, bashkë me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, do të bëjnë shpërndarjen e kontratave për 21 përfituesit e granteve nga Fondi Rinor që për qëllim kanë rritjen e punësimit për të rinjtë e vendit tonë përmes zhvillimit të ndërmarrësisë. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti së bashku me Kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, do të përcjellin garën komunale në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik. (Objekti i Gjimnazit Natyror "Xhavit Ahmeti" në​ Gjilan, ora 13:30)

- Drejtoresha e misionit të USAID-it Lisa Magno do të flasë me rastin e lançimit të faqes së re të internetit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK). (Sheshi 21, ora 15:00)

- Federata e Atletike të Kosovës do të mbaj konferencë për media në të cilën do të jepen informatat kryesore rreth organizimit të gjysmë maratonës së këtij viti. (Salla e shtëpisë së sporteve në Prishtinë, ora 15:00)

- Galeria e Qytetit të Gjilanit hap ekspozitën e veçantë të fotografive “Arti i Rrudhave”, të autorit Muhamed Sadriu, e cila do të shpalos fotorgafitë e 21 personave të cilët i kanë mbi 100 vjet, e që e simbolizon shekullin XXI. (Galeria e Qytetit të Gjilanit, ora 17:30)

- Galeria Kombëtare e Kosovës hap ekspoziten "Grouping - Moving - Spreading" Metaxym e cila është kuruar dhe organizuar nga The Activists dhe World Anonimous Society. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 20:00)

- Lumbardhi do të prezantojë paraqitjen e parë të këngëtares dhe kompozitores amerikane Chrysta Bell në Kosovë në kuadër të turneut Feels Like Love 2019 dhe epizodit të dytë të Lumbardhi n’Behar. (Lumbardhi në Prizre, ora 21:00)