27 Shtator 2020

Aleanca Franceze e Prishtinës fillon aktivitet në nderë të leximit

Prishtinë, 16 janar - Nga janari deri në mars, Aleanca Franceze e Prishtinës në nderë të leximit do të organizoj disa aktiviteteve.

 Një nder aktivitetet është Nata e Leximit e cila është një ngjarje e organizuar çdo vit nga Ministria Franceze e Kulturës, që synon promovimin e leximit pranë të rinjve.

Me këtë rast, Aleanca Franceze e Prishtinës do të organizoj sot një punëtori për fëmijë.

Fëmijët do të marrin pjesë në lojëra të leximit, lexim dygjuhësh të Princit të Vogël dhe një punëtori për krijimin e faqendarësve.

Aleanca Franceze, në bashkëpunim me Ambasadën Franceze në Kosovë po ashtu do të organizoj një konkurs leximi që synon të nxjerrë në pah veprat e autorëve francezë, belgë, zviceranë dhe luksemburgas me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Grave, si dhe inkurajimin e leximit në frëngjisht.

Pjesëmarrësit janë të ftuar të lexojnë disa libra në frëngjisht, dhe të zgjedhin fragmentet e tyre të preferuara.

Një juri do të zgjedhë fragmentet më të mira, të cilat do të lexohen me zë të lartë në Ditën Ndërkombëtare e të Drejtave të Grave, më 6 mars.

Librat e përzgjedhura do të shpallen në 16 janar. Regjistrimi është falas dhe i hapur për të gjithë dhe bëhet me Aleancën Française. 

Shkollat që mësojnë frëngjisht do të ftohen të marrin pjesë në një  punëtori rreth karikaturës së Pénélope Bagieu Culottées: gratë që bëjnë vetëm atë që duan. Prodhimet më të mira do të shpërblehen në mars, gjatë javëve të Frankofonisë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 Shtator 2020

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në aktivitetin “Race for the Cure” të organizuar nga OJQ “Renesansa”, në mbështetje të të mbijetuarve nga kanceri i gjirit, ku të pranishëm do të jenë edhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe përfaqësuesit nga misione të huaja në Kosovë. (Sheshin e Dëshmorëve në Prizren, ora 10:00)

- Organizata X40 dhe Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile organizojnë tryezën e diskutimit “Lum Lumi” në të cilën do të diskutohet për dëmtimin e lumenjëve nga hidrocentralet në Kosovë. (Kino Lumbardhi Prizren, ora 11:00)
 
- Për nder të Ditës Botërore të Turizmit, nën organizimin e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik të Komunës së Prizrenit do të bëhet përurimi i projektit “Shenjëzimi i 10 shtigjeve të ecjes”, projekt i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian. (Në afërsi të fshatit Mushnikovë, afër Hotel Gold në Prizren, ora 13:00)

- Në ditën e tretë të edicionit të festivalit Lahuta, Okarina Polifionia mbahet kongresi i Lahutareve te trojeve shqiptare. (Ambientet e Qendrës për zhvillimin e kultures tradicionale në Prishtinë, ora 15:00)

- Platformës Bashkë-krijuese organizon ekspediten e gastronimise shqiptare. (Kino Bahçe, te Lumbardhi në Prizren, ora 18:00)