19 Tetor 2020

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Tetor 2020

 - Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në shpërndarjen e lopëve për përfituesit nga thirrja e hapur nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. (Tregu i Kafshëve në Prizren, ora 9:30 - nisja nga Shtëpia e Bardhë, ora 9:00)   

- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston ish-Ministrin e Ekonomisë dhe Financave Ali Sadriu. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Ministria e Punëve të Brendshme  do të organizojë ceremoni solemne me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore. (Ndërtesën e Qeverisë, salla P-38, ora 10:00)

- Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi fillon “Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit”, me moton “Mbrojtja e viktimave të krimit, mision ynë edhe gjatë pandemisë”. (Platforma zoom, ora 10:00)

- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaqi dhe Kryeministri Avdullah hoti marrin pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 10:00)

- Aksioni për Nëna dhe Fëmijë organizon ceremoninë e dorëzimit të pajisjeve mjekësore dhe mjeteve mbrojtëse kundër COVID-19, për Klinikën Infektive në QKUK, pajisje këto të siguruara nga bashkepunimi i AMC dhe LDS Charities. (Barnatorja Qëndrore e QKUK-së, ora 11:00)  

-  Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës voton kërkesën për pezullimin e lëshimit të lejeve të reja dhe rilicencimin e hidrocentraleve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303 Koha: 11:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media. (Oborri i Kuvendit të Kosovës, hyrja nga sheshi, ora 11:30)

-  Kryeministri Avdullah Hoti takon deputetët e komunitetit jo shumicë për të diskutuar planin për zbatimin e programit për rimëkëmbje ekonomike. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00 - vetëm pamje)

- Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të bëjë pranimin e 215 tabletëve nga OSBE-ja. (Ambientet e MASh, ora 12:30)

- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston ishish kryesues i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Petrit Gashin. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës së Gjilanit në të cilen do te votohet propozim vendimi për ndarjen e 200 bursave për student të Komunës së Gjilanit për vitin akademik 2019/2020. (Salla e mbledhjeve të KK-Gjilan, ora 13:00)

- Mbahet takimi i radhës i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla P38, ora 14:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:00)

Ngjarjet e datës 18 Tetor 2020

- Partia Demokratike e Kosovës në Prishtinë do të mbajë konferencë për shtyp. (Lagjja Emshir, tek Banesat e Arabve afër Viva Fresh Store, ora 13:00)

Ngjarjet e datës 17 Tetor 2020

- Federata e pingpongut të Kosovës organizon kampionatet individuale për minikadetë, kadetë dhe juniorë. (Shkolla fillore “Tefik Çanga” në Ferizaj, ora 10:00)  

- BIRN Kosova dhe Internews Kosova mban konferencë për media në të cilën do të prezantohet raporti i radhës i monitorimit të gjykatave i titulluar “Recesioni i Drejtësisë” që është një analizë e detajuar krahasimore e menaxhimit të rasteve të korrupsionit nga sistemi i drejtësisë në tri vitet e fundit. (Zyrat e BIRN dhe Internews Kosova te Mensa e Studentëve, ora 11:00)

Ngjarjet e datës 16 Tetor 2020

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike shqyrton Raportin e Panelit për plotësimin e Bordit të NP KOSTT nga radhët e komuniteteve dhe kuotës gjinore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:45)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora 10:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, mban konferencë për prezantimin e punës së 100 ditëshit e punës së Ministrisë së Infrastrukturës. (Ndërtesa e Ministrisë së Infrstrukturës, ora 10:30)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Me ftesë të Asociacionit Kosovar të Anesteziologëve dhe drejtorisë së përgjithshme të SHSKUK-së, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj,  do të vizitojë Klinikën e Anesteziologjisë, ku do të takojë anesteziologët për të diskutuar në lidhje me punën që bëhet në këtë klinikë. (Amfiteatri i Klinikës së Kirurgjisë në QKUK, ora 11:30)

- Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport do të mbajë një takim me organizatat joqeveritare, shoqëritë kulturore dhe klubet sportive në komunën e Prizrenit. (Salla e Kuqe e Administratës Komunale, ora 13:00)

- Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri viziton Komunën e Deçanit. (Komuna e Deçanit, ora 13:00)

- Fakultetit Juridik i Universitetit të Prishtinës organizon ligjeratën e Ambasadorit të BE-së Szunyog me temën ‘’Rruga Evropiane e Kosovës dhe Kushtëzimi për Zgjerimin: Çfarë duhet të bëjë Kosova për t’i ndjekur reformat shpejt dhe më seriozisht?'. (Amfiteatri i Madh i Fakultetit Juridik, ora 14:00) 

Ngjarjet e datës 15 Tetor 2020

- Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa pret në takim Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak. (Selia qendrore e LDK-së, ora 8:30 - vetëm pamje)

-  Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston ish-kryesuesin e Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Blerim Rexha. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 9:00)

- Dogana e Kosovës organizon aksionin për dhurim të gjakut. (Objekti i Doganës, ora 10:00)

- Würth Kosova mban eventin Covid Attack i cili si qëllim ka shpërndarjen e maskave mbrojtëse. (Sheshi "Zahir Pajaziti", ora 10:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi pret në takim Kampionin Botëror në Boks, Haxhi Robin Krasniqi. (Kabineti i Ministres Dumoshi, ora 10:30)

- Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi do të mbajë një konferencë për media. (Ministria e Drejtësisë, ish-objekti i Rilindjes, ora 11:00)

-  Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston ish-Drejtorin Menaxhues në Agjencinë Kosovare për Privatizim, Shkëlzen Lluka. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Kampioni i botës në boks në  versionin WBA/IBO, Haxhi Krasniqi, mban konferencë për medie. (Hoteli Swiss Diamond, ora 11:00)

- Përfaqësuesi Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Prishtinë - Beograd dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajčák, do të mbajë një konferencë shtypi. (Oborri i Zyrës së BE-së, ora 12:50)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi nënshkruan memorandum me 12 komuna të Republikës së Kosovës për Financimin e Projektit “Furnizim me Pajisje të TI për Shkollat”.  (Ndërtesa e Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit, ora 13:00)

- Oda e Afarizmit të Kosovës organizon konferencë për media me temë diskutimi “Shkelja e të drejtave kushtetuese të qytetarëve dhe bizneseve”. (Zyret e OAK-së, ora 13:00)

- Kryetari i AKB-se Agim Shahini bashke me Kryetaret dhe  Koordinatoret e degeve te AKB-se ne Diaspore nga Gjermania, Austria, Zvicrra e Italia takohen me Kryeministrin e Republikes se Kosoves, Avdullah Hoti. (Zyra e Kryeministrit, ora 14:30) 

Ngjarjet e datës 14 Tetor 2020

- Presidenti Hashim Thaçi, pret në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë - Serbi, Miroslav Lajçak. (Kabineti i Presidentit, ora 9:35)

- Kryeministri Avdullah Hoti merr pjesë në takimin konsultativ të nivelit të lartë, me temë “Fuqizimi ekonomik si parakusht i parandalimit të dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore” të organizuar nga Agjencia për Barazi Gjinore në kuadër të Zyrës së Kryeministrit në bashkëpunim me Qendrën Kosovare për Studime Gjinore. (Hotel “Emerald”, ora 10:00)

- Ministrja e Financave znj. Hykmete Bajrami raporton para Komisionit për Buxhet dhe Transfere lidhur me masat fiskale të marra për t’iu përgjigjur situatës me Pandeminë dhe për gjendjen e borxhit publik. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)  

- Agjencia për Regjistrim Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme, do të mbajë ceremoninë e ndarjes së patentë-shoferëve ndërkombëtarë, pas fillimit të prodhimit javën e kaluar. (Objekti i ARC-së, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e tretë e Komitetit për Komunitete në komunën e Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 10:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinise dhe Sportit Vlora Dumoshi zhvillon një vizitë në QRTK në Prizren. (Prizren, ora 11:00)

- Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencë për media lidhur me klimen e biznesit. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 11:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it do të mbajë konferencë për media, në të cilën do publikohet raporti: “Llogaridhënia e gjykatësve dhe prokurorëve”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Ministri i Zhvillimit Rajonal, Enis Kervan viziton Gjilanin, ku do të zhvillojë takim me kryetarin Lutfi Haziri. (Zyra e Kryetarit, ora 11:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinise dhe Sportit Vlora Dumoshi përuron punimet të Shtëpia e Familjes Doda, Familjes Dukagjini dhe Familjes Skenderi. (Në afërsi të Kompleksit të LSHP-së  në Prizren, ora 11:30)

- Ministrja e Kulturës, Rinise dhe Sportit Vlora Dumoshi takohet me filigranistet. (Prizren, ora 12:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinise dhe Sportit Vlora Dumoshi zhvillon një vizitë Kalanë e Prizrenit. (Prizren, ora 12:30)

- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston kryesuesin e Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Bajram Zejnullahu. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Komuna e Prishtinës bën prezentimin e brendit dhe platformës informuese turistike të Prishtinës. (Kino Armata, ora 13:00)

-  Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me znj. Ermina Lekaj-Përlaskaj, deputete në Parlamentin e Republikës së Kroacisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 14:00)

- Presidenti i vendit, Hashim Thaçi mban konferencë për media. (Hapësira në hyrje të Presidencës, ora 11:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti do të mbajë takim me Inspektoratet e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:30)

 

Ngjarjet e datës 13 Tetor 2020

- Ministria e Punëve të Brendshme organizon punimet e takimit të radhës të Grupit të Veçantë për Reformën e Administratës Publike. (Ndërtesa e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ora 9:00)

- Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi së bashku me ambasadorin gjerman në Kosovë, Jörg Rohde, do të vizitojnë ndërmarrjen “Art Aluminiumi” e cila ka eksportuar produkte nga Kosova në Gjermani. (Fushë Kosovë, ora 10:00 - Nisja nga MTI-ja, ora 9:30)

-  Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Komuna e Prishtinës do të bëj prezentimin e projektit të "Parkingut Nëntokësor". (Ndërtesa e re e Komunës, në lagjen Arbëria, ora 11:00)  

- Organizata për monitorimin e universiteteve publike në Kosovë “Demokracia Studentore" mbanë konferencë për media në të cilën do t’i prezantoj faktet që Isa Mustafa është profesor i rregullt në këtë fakultet dhe nga viti 2016 pa ardhur asnjë ditë në pune! (Oborri i Fakultetit Ekonomik, ora 11:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Likaj dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerim Kuçi raportojnë para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportet e auditimit për pasqyrat financiare të ministrive që udhëheqin. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi së bashku me ambasadorin gjerman në Kosovë, Jörg Rohde, do të vizitojnë ndërmarrjen “Mikroni Eld-LLC”, e cila ka eksportuar produkte nga Kosova në Gjermani. (Ferizaj, ora 11:00)

- Federata Bjeshkatare Alpiniste e Kosovës promovon librin “Aftësitë Bjeshkatare: Shkolla Verore”, i shqipëruar nga Prof. Teuta Bicaj dhe Abdurahim Abdushi. Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 12:00)

-  Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton shkresën e Institutit Pedagogjik të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 13:00)

 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C-301, ora 13:00)

-  Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis njoftohet për problemet me grumbullimin e qumeshtit nga ana e fermereve të Kosovës, i  ftuar Kryetari i Këshillit koordinues të fermerëve të qumështit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

-  Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione takohet me delegacionin e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane me seli në Tiranë, i kryesuar nga Haxhi Dede Edmond Brahimaj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti pret në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe Çështje të tjera Rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:30 - vetëm pamje)

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike shqyrton raportin e Panelit për plotësimin e Bordit të NP KOSTT nga radhët e komuniteteve dhe kuotës gjinore. (Ndërtesa e C203, ora 17:00)

 

- K​ryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani, pret në takim të ngarkuarin e BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. (Kabineti i kryetares, ora 17:30)

Ngjarjet e datës 12 Tetor 2020

- Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të bëhët votimi në parim i Projektligjit për rimëkëmbjen ekonomike - COVID - 19. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti bashkë me ministrin e Infrastrukturës, Arban Abrashi, vizitojnë Komunën e Vitisë. (Objekti i Komunës së Vitisë, ora 10:30)
 
- Kryeministri Avdullah Hoti bashkë me ministrin e Infrastrukturës, Arban Abrashi, marrin pjesë në nisjen e punimeve në "Rehablitimin e Rrugës N25.3 nga Kllokoti deri në Gjilan, Projekti i Rrugëve Regjionale, Lot 2”. (Magjistralja Ferizaj-Gjilan, në hyrje të Komunës së Kllokotit, ora 11:00)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendittë Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora N302, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 12:00)   

- Kryeministri Avdullah Hoti viziton Institutin e Mjekësisë Ligjore. (Instituti i Mjekësisë Ligjore (QKUK), ora 14:00)

- Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi do të nënshkruaj Memorandum Bashkëpunimi me Qendrën për Promovimin e të Drejtave të Grave, Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarave të Torturës, Medica Kosova dhe Medica Gjakova, për vendosjen e “Këndit të Kurajos”, në hapësirën e ministrisë. (Ministria e Drejtësisë, salla 914, ora 14:00)

- Në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Shëndetit Mendor, Kolegji AAB do të bëjë inaugurimin e Laboratorit të Psikologjisë Klinike për studentët dhe profesionistët e fushës së Psikologjisë. (Ambienetet e Kolegjit AAB, ora 15:00)

-Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 11 Tetor 2020

- Partia Demokratike e Kosovës në Prishtinë do të mbajë konferencë për shtyp. (Zyra e Degës së PDK-së, afër restaurant Tiffany Prishtinë, ora 13:00)
 

Ngjarjet e datës 10 Tetor 2020

- Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Visar Shehu së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi, me rastin e mbajtjes së Testit të Maturës do të vizitojnë gjimnazin “Gjon Buzuku”, shkollën e mesme ekonomike “Ymer Prizreni” si dhe shkollën e mesme mjekësisë “Luciano Motroni”. (Gjimnazi “Gjon Buzuku”, ora 10:30)

- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, mban konferencë për medie për 100 ditëshin e punës së Ministrisë së Infrastrukturës. (Ndërtesa e Qeverisë së Republikës së Kosovës, salla P38, ora 12:00)
 
- Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Visar Shehu së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë së Shëndetësisë, Narqize Arënliu Hoxhaj, do të marrin pjesë në kontrollin mjekësor periodik diagnostik, gjatë kontrollit shëndetësor do të bëhen ekzaminime: Ultrazeri i gjirit, mamografia, tumor markeret. (Prizren, ora 12:00)

- Mbahet manifestimi për dhënien e çmimit “Mërgimtari i viti 2020”, me qëllim të falënderimit për kontributin e diasporës dhënë ndër vjet. (Restauruan “ODA”, magjistralja Prishtinë-Gjilan, ora 15:00)

- Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj mban konferencë për medie për njëqind ditëshin e punës së Ministrisë së Shëndetësisë. (Ministria e Shëndetësisë, ora 15:30)

- Kombëtarja e Sllovenisë mban konferencë për media dhe me pas fillon stervitjen. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 17:00)

- Hapet Festivali i parë Ndërkombëtar i Filmit Sportiv “Prishtina 2020” (Kino “ABC”, Rr. “Rexhep Luci”, ora 17:45)

- OJQ “Hardh Fest” organizon hardh Expo “The Legends”, përzgjedhjen e mbretëreshës së rrushit 2020. (Shtëpia e Verës, Rahovec, ora 18:00)

- Kombëtarja e Kosovës mban konferencë për media dhe me pas fillon stervitjen. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 18:30) 

Ngjarjet e datës 9 Tetor 2020

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Meliza Haradinaj - Stublla pret homologun e saj grek, Ministrin e Jashtëm Nikos Dendias. (Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari”, ora 8:40)

 - Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:30 - vetëm pamje)

- Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës Ilir Murtezaj, si dhe Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane Arian Zeka do të vizitojnë biznesin “Proton Cable” në qytetin e Prizrenit me qëllim që të informohen nga afër me vështirësitë nëpër të cilat janë duke kaluar, si rezultat i efekteve që ka dhënë pandemia COVID 19. (Prizren, ora 10:00)

- Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias. (Kabineti i kryetares, ora 10:25)

 - Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës në të cilën do të raportojë Kryeministri Avdullah Hoti, për punën 100-ditëshe të Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Salla e seancave plenare, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës në të cilën do të shqyrtohet Draft Planin e Buxhetit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Ministrja e Jashtme Haradinaj - Stublla pret në takim zyrtar Ministrin e Jashtëm grek Dendias, në objektin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës. (Objekti i Ministrisë së Jashtme, ora 11:00)

- Ministria e Infrastrukturës në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit organizojnë debat publik për Raportin e Vlerësimit të  Ndikimit në Mjedis për ndërtimin e pjesës “E” të autoudhës Prishtinë - Merdare. (Objekti i Komunës së Podujevës, ora 11:30)

- Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës Ilir Murtezaj, si dhe Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane Arian Zeka do të vizitojnë biznesin “Frutex” në qytetin e Suharekës. (Suharekë, ora 12:00)

- Ministria e Shëndetësisë dhe Qendra Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit “Jeta/Vita” organizojnë një diskutim kushtuar Muajit të Ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. (Ministria e Shëndetësisë, ora 12:00)

- Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës Ilir Murtezaj, si dhe Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane Arian Zeka do të vizitojnë biznesin “Ontexi” në qytetin e Prishtinës. (Prishtinë, ora 15:00)
 

Ngjarjet e datës 8 Tetor 2020

- Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe ambasadori i Gjermanisë Jorg Rohde marrin pjesë në dhurimin e 15 respiratorëve për QKUK-në . (Administrata e QKUK-së, ora 8:00)

- Oda e Afarizmit të Kosovës mban takim me shefat e grupeve parlamentare. (Zyret e OAK-së, ora 9:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim Komisionerin për Fqinjësi dhe Zgjerim të BE-së, Oliver Varhelyi. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:15)  

- Vazhdon seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora 10:00)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë organizon publikimin e hulumtimit me titull “Luftëtaret e huaj dhe Diaspora e Kosovës - Rasti i Gjermanisë”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

 - Kryeministri Avdullah Hoti dhe Komisionerin për Fqinjësi dhe Zgjerim të BE-së, Oliver Varhelyi mbajn konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:25)

- Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani, pret në takim Komisionerin për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë, Oliver Varhelyi. (Mediat mund të marrim pamje gjatë pritjes në hollin e Kuvendit, ora 10:50)

- Komisioneri për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë, Oliver Varhelyi, u adresohet deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Salla e seancave, ora 11:15)

-  Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:30)

- Mbahet takimi i 186-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Pa praninë e mediave, ora 13:30)

- Aktivistë të fushatës Drejtësi për Kujtimin mbajn konferencë për media lidhur me përgjigjet e intstitucioneve rreth kërkesave të peticionit Drejtësi për Kujtimin! dhe hapave të mëtutjeshëm. (Përpara Qeverisë së Kosovës, ora 14:00) 

Ngjarjet e datës 7 Tetor 2020

- Në kuadër të implementimit të projektit “Ngritja e Serrave me Participim” të Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në ndërtimin e serrës së parë në fshatin Atmaxhë. (Nisja do të bëhet nga Shtëpia e Bardhë, ora 8:30)

- inspektorët e Inspektoratit të Tregut do të bëjnë inspektime nëpër biznese, ku do t’i shoqërojë edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi për t’i parë nga afër këto inspektime. (Nisja nga MTI, ora 8:45)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Republikës së Kosovës i shoqëruar nga ud. drejtori i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, do të vizitojë Klinikën e Onkologjisë, Klinikën Emergjente dhe klinikat e Kirurgjisë. (QKUK, ora 9:00)

- Ministrja e Financave znj. Hykmete Bajrami raporton para Komisionit për Buxhet dhe Transfere lidhur me masat fiskale të marra për t’iu përgjigjur situatës me Pandeminë dhe për gjendjen e borxhit publik. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi do të vizitojë Komunën e Rahovecit ku do te takohet me Kryetarin e Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi. (Komuna e Rahovecit, ora 10:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti, Ministerja e Punëve të Jashtme Meliza Haradinaj - Stublla dhe Ministri i Drejtësisë Selim Selimi raportojn para Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me çështjen e personave të pagjetur në kuadër të dialogut me Serbinë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Ministria e Punëve të Brendshme do të pranojë donacion nga Ambasada Amerikanë në Prishtinë. (Objekti kryesor i MPB-së, ora 10:00)

- Misioni KFOR i udhëhequr nga NATO do ta organizojë një video-konferencë për ta shënuar 20 vjetorin e Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Gratë, Paqen dhe Sigurinë dhe ta diskutojë zbatimin e saj në Kosovë. (Faqja e Facebook të NATO/KFOR dhe do të mbulohet në llogarinë Twitter të NATO/KFOR, ora 10:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi do të vizitojë vendin ku planifikohet të ndërtohet stadiumi i qytetit në Rahovec. (Rahovec, ora 10:45)

- Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj raporton para Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale lidhur me menaxhimin e situatës me 'Covid 19' dhe legjislacionin në procedure lidhur me sektorin e shëndetësise. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve organizon konferencë për media me temë 'Votimi i Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike'  - Çfarë janë humbjet në ekonominë e vendit dhe a ka zgjidhje që Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike të miratohet të enjtën nga deputetët e Kuvendit të Kosovës. (Tek zyrat e AKB-së në Lagjen Tophane, ora 11:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton propozimet për anëtar të Këshillit për Ndihmë Juridike Falas si dhe Projektligjin për të Drejtat Pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi do të vizitojë palestrën "Mizahir Isma". (Rahovec, ora 11:05)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi do të vizitojë shtëpinë Muze të Ukshin Hotit. (Krushë e Madhe, ora 11:30)  

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mbanë Konferencën për Media me temën: “Raporti i Vendit për Kosovën 2020: Pak apo fare progres?” (Zyret e GLPS-së, Rr. Rexhep Luci, 16/1, përballë Kino ABC, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 13:00)  

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (objekti i KQZ-së,ora 13:30)  

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 17:00)

 

Ngjarjet e datës 6 Tetor 2020

- OJQ ‘’Ngritja e Zerit’’, do të dorëzojë për hërë të tetë dosjet e radhës në Gjykatën Kushtetuese rreth vlerësimit te kushtetutshmërisë se aktit juridik te Gjykatës Supreme te Kosovës, me rastin e refuzimit te padisë për kompensimin e dëmeve te luftës. (Gjykata Kushtetuese, ora 9:00)

- Drejtoria e Shëndetësisë e Komunës së Prizrenit në bashkëpunim me Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim dhe shoqatën e Shëndetësisë dhe Qytetërimit do të bëjë hapjen e trajnimit katër-ditor online me mjekët nga Turqia, me temën  “Metodat për të luftuar me Covid-19”. (Objekti i Qëndres së Mjekësisë Familjare në Prizren, ora 9:00)

- Rektorët e universiteteve publike rajonale do të takojnë rektorin, Naser Sahiti, me rastin e nisjes së mandatit të tij në krye të UP-së. (Rektorati i UP-së, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës në të cilën do të dëgjohet dëshmia e Kryetarit te Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi do të ndajë çmimin për vepër jetësore dhe çmimet vjetore në fushën e muzikës. (Kabineti i Ministres Dumoshi, ora 10:00)

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj të pandehurit Agim Hamdija lidhur me organizimin e skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi do të bëjnë përurimin e sallës së edukatës në SHFMU "Dëshmorët e Kabashit" në Korishë të Prizrenit. (Fshati Korishë, ora 11:00 - nisja do të bëhet nga Shtëpia e Bardhë, ora 10:30)

- Bordi të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare raporton para Komisionit për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike lidhur me zhvillimin e procesit të shitjes së operatorit IPKO. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 11:00)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla, takohet me kryetarin e Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ku pas takimit do të prononcohen për medie. (Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, ora 11:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi do të bëjë çertifikimin e te rinjve të trajnuar për ndërmarrësi. (Kalaja e qytetit në Vushtrri, ora 11:30)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri pret në takim ministren e Financave, Hykmete Bajrami ku do të marrin pjesë edhe kryetarët e komunave të regjionit të Gjilanit. (Restorant “Astoria”, ora 11:30)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës në të cilën do të dëgjohet dëshmia e udhëheqësit te Qendrës Operative Emergjente në Gjilan, Fadil Kajtazi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 12:00)

- Oda e Afarizmit të Kosovës organizon konferencë për media me temë diskutimi “Pandemia dhe vështirësitë e të bërit biznes”. (Zyret e OAK-së, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës në të cilën do të dëgjohet dëshmia e udhëheqësit te Qendrës Operative Operative në Ministrinë e Shëndetësisë, Pashk Buzhala. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)  

 - Ministrit të Infrastrukturës, Arban Abrashi raporton para Komisionit për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis lidhur me marrëveshjet nga takimi i Washingtonit nga 4 shtatori 2020 për ndërtimin e akseve rrugore dhe hekurudhore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Partia Socialdemokrate do të mbaj aktivitet. (Tek parkingu i ETC- Zona Industruale në Fushë Kosovë, ora 13:30)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi takohet me Kryetarin e Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri. (Komuna e Mitrovicës, 13:30)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, bashkë me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, si dhe Kryetarin e Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi do të mbajnë takim me shoqatat e vreshtarëve dhe verëtarëve. (Departamenti i Vreshtarisë dhe Verëtarisë, ish-ndërtesa e TMK-së, në Rahovec, ora 14:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi do të bëjë çertifikimin e te rinjve të trajnuar për ndërmarrësi në Mitrovicë. (Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini”, ora 14:00)

- Komisioni Evropian do të publikojë Paketën e vet të Zgjerimit për vitin 2020 dhe Planin e ri ekonomik dhe të Investimeve për Ballkanin Perëndimor. (https://multimedia.europarl.europa.eu/en/committee-on-foreign-affairs_20201006-1515-COMMITTEE-AFET-1_vd, ora 15:15)

- Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim Oliver Varhelyi mban konferencë shtypi lidhur me Paketën e vet të Zgjerimit për vitin 2020 dhe Planin e ri ekonomik dhe të Investimeve për Ballkanin Perëndimor. (Vegza e transmetimit të drejtpërdrejtë: https://audiovisual.ec.europa.eu/en/ebs/both/20201006, ora 16:30)

- Shefi i Zyrës së BE-së, Tomash Sunjog bën dorëzimin zyrtar të Raportit për Kosovën tek Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani. (Zyra e Kryetares, ora 17:30)

- Shefi i Zyrës së BE-së, Tomash Sunjog bën dorëzimin zyrtar të Raportit për Kosovën tek Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 18:00)

- Fillon java e 4't e Festivalit të Arkitektures në Kosovë me edhe një seri ligjeratash nga individë dhe studio të vecanta nga e gjithë bota. (Drejt per drejt në facebook faqen e "Kosovo Architecture Festival", ora 18:30)

- Shefi i Zyrës së BE-së, Tomash Sunjog dhe Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti mbajn konferencë shtypi . (Ndërtesa e Qeverisë, ora 18:30)

Ngjarjet e datës 5 Tetor 2020

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi, ndan çmimin për vepër jetësore "Muslim Mulliqi" dhe çmimin vjetor në fushën e arteve pamore. (Kabineti i Ministres Dumoshi, ora 10:00)

- Mbahet takimi i Këshillit të Ministrave për Reformën e Administratës Publike. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302  ora 11:00)

- Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes do të paraqitet në konferencën e parë për media në prag të ndeshjes me Maqedoninë e Veriut në gjysmëfinale të “play-off”-it për kualifikim në Kampionatin Evropian. (Hotel “Emerald”, ora 11:00)

- Kolegji Globus organizon ceremoninë për shpërndarjen e certifikatave për ndërmarrësi në të cilën do të merr pjesë edhe Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi. (Kolegji Globus në Prishtinë, ora 11:00)

- Organizohet ceremonia për shpërndarjen e certifikatave për ndërmarrësi. Në këtë ceremoni do të merr pjesë edhe Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi. (Kolegji Globus në Prishtinë, ora 11:00)

- Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri pret në takim kryetarët e Bashkive të Shqipërisë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

- Mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport në të cilën do të behët shqyrtimi dhe miratimi i Planit të Punës së Komisionit për periudhën tetor-dhjetor 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit vazhdon seancën e shtatë të rregullt. (Salla e Kuvendit Komunal te Gjilanit , ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 14:00)

- Prokuroria e Specializuar e Kosovës në Hagë mban konferencë për media në lidhje me ecurinë e rastit të Salih Mustafës. (Hagë, ora 15:00)

- Ambasadori britanik Nicholas Abbott dhe koordinatorja e Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara Ulrika Richardson nënshkruajnë projektin në vlerë prej 2.5 milionë dollarësh për të ndihmuar  rimëkëmbjen e Kosovës nga vala e parë e COVID-19 dhe për të zvogëlojë cenueshmërinë ndaj valëve të ardhshme. (Zyra e Agjencive të OKB-së “Zagrebi” 58, ora 15:00)

- Në kuadrin e vizitës zyrtare të Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit i Shqipërisë, Blendi Klosi, Ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi organizon ceremoninë "Faleminderit Kosovë", në të cilën Ministri do të falenderojë Kosovën dhe qytetarët për bashkëpunimin në fushën e turizmit midis Shqipërisë dhe Kosovës. (Hotel Emerald, ora 17:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, do të merr pjesë në aktivitetin e organizuar nga Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor për nder të Ditës Ndërkombëtare të Arkitektëve, ku do të organizohet një pritje për arkitektët e komunës së Prizrenit. (Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha”, ora 17:30)

- Kombëtarja e Kosovës sonte do ta mbajë stërvitjen e parë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 19:00 - 15 minutat e para të stërvitjes janë të hapura për media)

Ngjarjet e datës 4 Tetor 2020

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë do të organizojë “Ditën Botërore të Turizmit” dhe njëkohësisht do të bëhet edhe hapja e Sezonit Turistik Vjeshtë-Dimër, marrin pjesë ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi si dhe ministri i Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Blendi Klosi. (Hotel Arxhena, Brod, Dragash, ora 12:00 - nisjanga MTI-ja, ora 8:00)

- Banorët e fshatrave të Komunës së Shtërpcës protestojnë në bllokim të rrugës Brezovicë - Ferizaj, arsyeja e kësaj proteste është gjendja e keqe e rrugës, e cila nuk po rregullohet nga operatori ekonomik ku është kontraktuar nga Ministria e Infrastrukturës! (Ura e Haxhisë, ora 10:00)

- Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) në bashkëpunim me komunat shënon Ditën Botërore të Ecjes. Aktiviteti kryesor mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. (Sheshi “Skënderbeu”, ora 11:00)

- Partia Demokratike e Kosovës në Prishtinë do të mbajë konferencë për shtyp. (Zyret e Degës së PDK-së në Prishtinë, rruga Enver Zymberi, afër restaurant Tiffany, ora 13:00)

Ngjarjet e datës 3 Tetor 2020

- Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës dhe Federata Pan–Shqiptare “VATRA”, të shtunën do të nënshkruajnë një Memorandum Mirëkuptimi për bashkëpunim. (Ndërseta se Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ora 10:00)  

- Me rastin e Ditës së Bashkimit të Gjermanisë ambasadori Jörn Rohde mban fjalim për 30-vjetorin e Ribashkimit Kombëtar. Faqja e facebook-ut të Ambasadës Gjermane www.facebook.com/Germany.in.Kosovo, ora 12:00)

- Bëhet përurimi i shtigjeve të ecjes në Lipjan, si dhe organizohet gara e ateletikes “Vrapimi i Krushqve”. (Shtigjet e ecjes në Lipjan, ora 11:00)

- Punëtorë të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), do të protestojnë dhe do të kërkojnë që të ju lejohet tërheqja e një pjese të Trustit Pensional, sipas propozimit të Qeverisë për pakon e rimëkëmbjes. (Para Kuvendit të Kosovës, ora 12:00)


 

Ngjarjet e datës 2 Tetor 2020

- Fakulteti i Edukimit programi Fillor mbanë provimin pranues për vitin akademik 2020/2021  (Universitetin “Kadri Zeka”, Gjilan, ora 9:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, dhe drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi, do të marrin pjesë në përurimin e aneksit të ShFMU “Mit’hat Frashëri” në Krajk. (Shkolla Mit’hat Frashëri, ora 10:00 - nisja nga Shtëpia e Bardhë, ora 9:30)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ndan çmimin për vepër jetësore dhe çmimet vjetore për teatër. (Kabineti i ministres Dumoshi, ora 10:00)

- Mbërritja e delegacionit i Qeverisë së Republikës së Kosovës në Shqipëri. (Përpara Pallatit të Kongreseve në Tiranë, ora 11:00)

- Sindikata e Infermierëve të Kosovës, të gjithë punëtorët shëndetësor, organizatat dhe shoqatat tjera përfaqësuese protestojnë me moton "Na quajtët heronj, andaj mos na vrisni". (Para Klinikës së Kirurgjisë, ora 11:00)

- Çelja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Shqipëri-Kosovë. (Holli kryesor, Pallati i Kongreseve në Tiranë, ora 11:30)

- Fakulteti i Shkencave Aplikative mbanë provimin pranues për vitin akademik 2020/2021  (Universiteti “Kadri Zeka”, Gjilan, ora 12:00)

- Fakultetit i Edukimit programi Parafillor mbanë provimin pranues për vitin akademik 2020/2021  (Universiteti “Kadri Zeka”, Gjilan, ora 12:00)

- Fakulteti Ekonomik mbanë provimin pranues për vitin akademik 2020/2021  (Universiteti “Kadri Zeka”, Gjilan, ora 12:00)

- Mbahet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare mes Kosovës dhe Shqipërisë. (Holli kryesor i Pallatit të Kongreseve në Tiranë, ora 12:45)

- Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp. (Holli kryesor i Pallatit të Kongreseve, ora 13:00)

- Programi  E-Qeverisja për studimet MASTER, mbanë provimin pranues për vitin akademik 2020/2021. (Universiteti “Kadri Zeka”, ora 15:00)

- Programi Qeverisja Lokale dhe Shoqëria Demokratike, mbanë provimin pranues për vitin akademik 2020/2021. (Universiteti “Kadri Zeka”, ora 15:00)

 

Ngjarjet e datës 1 Tetor 2020

 - Me rastin e Ditës Botërore për të Moshuarit, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica do të bëjë një vizitë në Shtëpinë për Persona të Moshuar pa Përkujdesje Familjare në Prishtinë. (Shtëpia për Persona të Moshuar pa Përkujdesje Familjare, ora 9:00)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër Faik Grainca për keqpërdorim të pozitës apo i autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 të KPRK. (Gjykata Themelore në Ferizaj, salla nr.3, ora 9:30)

- Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica do të bëjë një vizitë në zyrat e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës në Prishtinë. (Zyrat e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, ora 9:30)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi do të ndajë çmimet vjetore për kinematografi. (Kabineti i ministres Dumoshi, ora 10:00)

- Komisioni Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës voton për ekspertin e shëndetit publik si dhe diskuton me ekspertët rreth angazhimit të tyre. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan nis vitin e ri akademik 2020/2021. (Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, ora 11:30)

- Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Visar Shehu do të merr pjesë në aktivitetin sensibilizues të organizuar nga Drejtoria e Shëndetisë dhe QKMF me rastin e shënimit të muajit të Kancerit të Gjirit. (Sheshi “Shatërvan” në Prizren, ora 11:30)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, do të merr pjesë në përurimin e klasave parashkollore të SHFMU “Mati Logoreci”, të renovuara nga KFOR-it Turk në Kosovë. (Shkolla “Mati Logoreci” në Prizren, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë edhe në fillimin e punimeve të rrugës Arbanë - Landovicë në Prizren. (Në afërsi të varrezave të dëshmorëve në Landovicë, ora 12:30)

- Kryeministri Avdullah Hoti merr pjesë në fillimin e punimeve të rrugës Arbanë-Landovicë. (Landovicë, Varrezat e Dëshmorëve, ora 12:30)  

- Kryeministri Avdullah Hoti viziton komunitetin boshnjak në Reçan. (Reçan, ora 13:30)

- Në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë do të mbahet paraqitja e parë e Hysni Gucatit. (https://www.scp-ks.org/sq/transmetim, ora 15:00)

- Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Volontari nel Mondo-RTM “Aleanca Për Zhvillimin e Edukimit Parashkollor në Kosovë” nënshkruajnë Marrëveshje Bashkëpunimi. (Ambientet e Ministrisë së Arsimit, ora 15:00)

- Kryeshefi Ekzekutiv i Korporates Financiare te Zhvillimit Ndërkombëtar të ShBA-ve, Adam Boehler mban një konferencë telefonike për shtyp në të cilën do të diskutojë sesi delegacioni i fundit i qeverisë amerikane në Greqi, Kosovë, Serbi, Izrael dhe Marok avancoi marrëveshjet ekonomike dhe investimet e sektorit privat për të mbështetur zhvillimin global dhe politikën e jashtme të SHBA. (https://www.eventbrite.com/e/telephonic-press-briefing-with-us-international-development-finance-tickets-123158497381, ora 17:00)

- Global Albanian Gastronomy Festival së bashku me Theranda Wine organizon një darkë për prezantimin e kuzhinës moderne dhe degustimin e verërave shqiptare në vreshtat e  verarisë AgroKosova Holding. (Vreshtat e verarisë Theranda në Shirokë, Therandë, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 30 Shtator 2020

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione takohet me Komision me përfaqësuesit e Komisionit  qeveritar për njohjen e statusit të ish të dënuarve dhe ish të përndjekurve politikë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Administrata Tatimore e Kosovës së bashku me Oden Ekonomike të Kosovës do të vizitojnë biznesin “Prishtina Mall”. (Zona industriale Prishtinë - Lipjan, tek rrethi i QMI-së, ora 10:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi pret në takim sportistet e verbër. (kabineti i Ministres, ora11:00)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë organizon publikimin e raportit “Indeksi Kosovar i Reziliencës-Ekstremizmi i Dhunshëm në Kosovë: Çfarë mund të mësojmë nga rezilienca në komunitet?” (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e katërt e rregullt për vitin 2020 të Kuvendit Komunal të Prizrenit. (Salla për mbledhjet e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, tek “Shtëpia e Bardhë”, ora 10:00)

- Instituti Demokraci për Zhvillim organizon ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit për Procesin Zgjedhor. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

 - Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike shqyrton raportin vjetor të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut dhe të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10,, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyrët e LV-së në Arbëri, ora 11:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi nesër zhvillon vizitë në Komunën e Drinasit. (Ambientet e Komunës së Drinasit, ora 11:00)
 
- Administrata Tatimore e Kosovës së bashku me Oden Ekonomike të Kosovës do të vizitojnë biznesin “Ciao Berto”. (Magjistralja Prishtinë - Mitrovicë, km2, ora 11:30)

- Grupi i aktorëve të Prishtinës do mbajnë protestë pasi që kërkesat e tyre të deritanishme nuk janë realizuar. (Para objektit të vjetër të Komunës së Prishtinës, ora 12:00)

-  Komisioni për Buxhet dhe Transfere shqyrton në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për financimin e subjekteve politike si dhe Ligjin për zgjedhje të përgjithshme në Republikën e Kosovës si dhe shqyrton raportin Vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:00)
 
- Administrata Tatimore e Kosovës së bashku me Oden Ekonomike të Kosovës do të vizitojnë biznesin “Lesna”. (Rruga Lidhja e Pejës nr. 133 10000, ora 13:00)

-  Komisioni për Integrim Evropian shqyrton programin Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit, i ftuar Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:30)

- Drejtoria Komunale e Arsimit e Komunës së Prizrenit do të pranojë një donacion me pajisje shkollore dhe tableta nga banka Raiffeisen, për fëmijët e familjeve me vështirësi ekonomike në komunën e Prizrenit. (Drejtoria Komunale të Arsimit në Prizren, ora 14:00)

- Fondacioni Shtatëmbëdhjetë organizon edicionin e tretë të Metamorphosis. (Objekti i Kryqit të Kuq, në rrugën "Xhemajl Prishtina", nr.36 te RTK-ja te pazari, ora 16:30)

- Në kuadër të javës së tretë të programit publik në Festivalin e Arkitektures në Kosovë. (Drejtperdrejt në faqen facebook-ut të Festivalin e Arkitektures, ora 18:30)


 

Ngjarjet e datës 29 Shtator 2020

- Ambasadori Tomash Sunjog, Shef i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë do ta zhvillojë një vizitë në Mitrovicë ku do te takohet me Kryetarin e Komunës së Mitrovicës së Jugut. (Zyra e Kryetarit të Komunës se Mitrovicës së Jugut, ora 8:55 - mundësi fotografie)

- Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim përpunuesit e qumështit. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti bashkë me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa si dhe Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi do të mbajnë konferencë bashkë me përfaqësuesit e sektorit të qumështit. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:30)

- Ambasadori Tomash Sunjog, Shef i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë do ta zhvillojë një vizitë në veri të Kosovës. (Ndërtesa e komunës së Mitrovicës së Veriut, ora 9:55 - mundësi fotografie)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën so të behët shqyrtimi i Raportit të Auditimit për Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministrinë e Tregëtisë dhe Industrisë dhe Ministrinë për Komunitete dhe Kthim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, organizon konferencë për media me rastin e shpalosjes së koleksionit të Librave të Edukimit Financiar për nxënësit e shkollave fillore klasat 1-5 të arsimit fillor, si dhe ceremoninë e nënshkrimit të MOU-së mes BQK-së dhe MASH-it për përfshirjen e edukimit financiar në kurrikulën shkollore. (Objekti i BQK-së, ora 10:00)

- Mbahet seanca e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ora 10:00)

- Bëhet promovimi i librit “Çelësi i suksesit në karrierë dhe zhvillim të personalitetit është aftësia gjuhësore” me autorë Manfred G. Raupp, Dardan Velija dhe Peter Hartman. (Rektoratin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina', ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e nëntë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, në objektin e ri të komunës, ora 10:00)

- Ambasadori Tomash Sunjog, Shef i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë mban konferencë për shtyp. (Shtëpia e Evropës, Mitrovica e Veriut, ora 11:15)

- Institucioni i Avokatit të Popullit organizon dorëzim - pranimin e detyrës nga Avokati i deritanishëm i Popullit, Hilmi Jashari tek Avokati i ri i Popullit, Naim Qelaj. (Zyra qendrore e Institucionit të Avokatit të Popullit, ora 11:00)

- Ambasadori Tomash Sunjog, Shef i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë viziton kampusin e IBCM në veri. (Kampusi IBCM në veri, ora 11:40 - mundësi fotografie)

- Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Zemrës, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, do të merr pjesë në aktivitetin sensibilizues, të organizuar nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe QKMF në bashkëpunim me IRSHP. (Sheshi i Lidhjes në Prizren, ora 12:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media. (Selia Qendrore, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim në të cilën do të behët rishqyrtimi i Planit të Punës së Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 12:00)

- Ambasadori Tomash Sunjog, Shef i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë viziton në hallën e sporteve të Mitrovicës së Veriut. (Halla e sporteve, Mitrovica e Veriut. ora 12:25 - mundësi fotografie)

- Me rastin e shënimit të “Javës së Rinisë”, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në aktivitetin e organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport,  ku do të bëhet shpërndarja e broshurave vetëdijesuese “Vendose Maskën dhe Festo”. (Sheshi "Shatërvan" në Prizren, ora 12:30)

-  Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis shqyrton në parim i Projektligjin për ndryshim plotësimin e Ligjit për Automjete. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Qumshtarët e Kosovës do të mbajnë protestë, duke parakaluar me cisterna të qumështit nga parkingu i Pallatit të Rinisë, nëpër rrugën Garibaldi, perskaj Katedrales, tek Menza e Studentëve e deri tek Qeveria e Kosovës. (Parkingu i Pallatit të Rinisë, ora 13:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë e Sportit, Vlora Dumoshi raporton para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

- Ministri i Drejtësisë Selim Selimi raporton para Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit lidhur me Projekt Kodin Civil të Republikës së Kosovë dhe  i Projektligjit për Tokën Ndërtimore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:00)

- Ushtrues i Detyrës së Inspektoratit Policor Kushtrim Hodaj raporton para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 13:00)

-  Komisioni për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media shqyrton në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Festat Zyrtare dhe hqyrtimi i ndryshimit dhe plotësimit të Ligjit për Zyrtarët Publik, sipas Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 13:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi zhvillon vizitë në Komunen e Vitisë. (Kabineti i Kryetarit të Vitisë, ora 13:30)

- Qumështarët e Kosovës do të mbajnë një konferencë për shtyp për të shpjeguar kërkesat e tyre dhe veprimet e mëtutjeshme. (Tek Qeveria e Kosovës, ora 14:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi viziton punimet në lumin "Morava e Binqes". (Viti, ora 14:10)

- Në Gjykaten e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë do të mbahet paraqitja e parë e Nasim Haradinajt. (https://www.scp-ks.org/sq/transmetimora, ora 15:00) 

Ngjarjet e datës 28 Shtator 2020

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës ku me pas do të ketë edhe konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 8:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë në të cilën do të bëhët shqyrtimi dhe plotësimi i Planit të Punës së Komisionit për sesionin vjeshtor. (Ndërtesa e Kuvendit, ora N10, ora 9:30)

- Valbon Krasniqi, ud. drejtor i përgjithshëm i ShSKUK-së dhe Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj mbajnë konferencë për medie, në lidhje me rikthimin e shërbimeve shëndetësore, përfshirë punën e ambulancave specialistike, operacioneve jo emergjente dhe shërbimeve tjera elektive. (Para objektit të  administratës së ShSKUK-së ora 10:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim organizon aksionin protestues "Kundër plagjiaturës të përbashkuar", për denoncimin e plagjiaturave të udhëheqësve të ministrive të Arsimit në Kosovë dhe në Shqipëri, ministrit Ramë Likaj dhe ministres Evis Kushi. (Rruga Radovan Zogoviq në lagjen Pejton, para Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë, ora 10:00)

-  Mbahet mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë në të cilën do të bëhët shqyrtimi i Përfundimit të Kryesisë së Kuvendit dhe shqyrtimi i draft - Planit të Punës së Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Zëvëndësministri i Drejtësisë, njëherit Koordinatori Nacional për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, Florian Dushi, ​mbnjë një takim koordinues në të cilën temë diskutimi do të jetë: "Trajtimi i rasteve të dhunës në familje në kohën e pandemisë". (ish-objekti i Rilindjes, kati IX, salla 914, ora 11:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë bën përzgjedhjen e ekspertëve të jashtëm si dhe cakton intervistat për dëshmitar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit në të cilën do të bëhet zgjedhja e Avokatit të Popullit. (Salla e Kuvendit, ora 12:00)

- Komisioni Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës dëgjon dëshmin e dëshmitarit Beqë Cufaj  – Ambasador i Republikës së Kosovës në Gjermani. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00)

- Mbahet paraqitja e parë e Salih Mustafës. (Salla e  gjyqit të Dhomave  të  Specializuara të Kosovës  (DHSK) në Hagë ora 15:00 - mund  të  përcillet edhe përmes transmetimit në Internet, me një vonesë të shkurtër në https://www.scp-ks.org/sq/transmetim)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe drejtori EMCDDA do të nënshkruajnë marrëveshje pune. (Objekti i Ministrisë së Punëve të Brendshme, salla P-01, ora 16:00)

- Fillon java e tretë e programit publik në Festivalin e Arkitekturës në Kosovë. (Drejtperdrejt në faqen facebook-ut të Festivalin e Arkitektures, ora 18:30)
 

Ngjarjet e datës 27 Shtator 2020

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në aktivitetin “Race for the Cure” të organizuar nga OJQ “Renesansa”, në mbështetje të të mbijetuarve nga kanceri i gjirit, ku të pranishëm do të jenë edhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe përfaqësuesit nga misione të huaja në Kosovë. (Sheshin e Dëshmorëve në Prizren, ora 10:00)

- Organizata X40 dhe Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile organizojnë tryezën e diskutimit “Lum Lumi” në të cilën do të diskutohet për dëmtimin e lumenjëve nga hidrocentralet në Kosovë. (Kino Lumbardhi Prizren, ora 11:00)
 
- Për nder të Ditës Botërore të Turizmit, nën organizimin e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik të Komunës së Prizrenit do të bëhet përurimi i projektit “Shenjëzimi i 10 shtigjeve të ecjes”, projekt i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian. (Në afërsi të fshatit Mushnikovë, afër Hotel Gold në Prizren, ora 13:00)

- Në ditën e tretë të edicionit të festivalit Lahuta, Okarina Polifionia mbahet kongresi i Lahutareve te trojeve shqiptare. (Ambientet e Qendrës për zhvillimin e kultures tradicionale në Prishtinë, ora 15:00)

- Platformës Bashkë-krijuese organizon ekspediten e gastronimise shqiptare. (Kino Bahçe, te Lumbardhi në Prizren, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 26 Shtator 2020

- Partia Socialdemokrate do të mbaj një aktivitet afër bankës "Pro Credit Bank". (Përballë rektoratit të UP-së, lagjia "Tre Sheshirat", ora 13:00)

- Platforma Bashkë-krijuese GërrGërr organizon ditën e dytë të programit, “Kuzhina Anasjelltas”. (Kino Bahçe, te Lumbardhi në Prizren, ora 18:00)

- Mbahet nata e dytë e edicionit të festivalit Lahuta, Okarina Polifionia. (Ambientet e Qendrës për zhvillimin e kultures tradicionale në Prishtinë, ora 18:30)

Ngjarjet e datës 25 Shtator 2020

- Zyra e Koordinatorit për Zhvillim të Kombeve te Bashkuara në bashkëpunim me Kryesinë e Kuvendit ri themelojn Këshillin SDG në Kuvendin e Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, oborri para hyrjes kryesore, ora 9:00)

- Vazhdon seanca plenare e Kuvendit te Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora 10:00)

- Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, mban konferencë për media. (Hyrja e Kuvendit nga sheshi, ora 10:00)

- Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik, në vazhdën e aktiviteteve të realizuara me rastin e Ditës Botërore të Turizmit do të bëjë prezantimin e raportit të punës së kësaj drejtorie, që nga viti 2018 e deri më sot. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)  

- Drejtoresha për Kulturë në Komunën e Prishtinës, Blerta Basholli dhe artisti Sislej Xhafa do të mbajnë konferencë për shtyp. (Ndërtesa e vjetër të Komunës, ora 11:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it do të mbajë konferencë për media, në të cilën do të prezantoj raportin analitik të aplikimit të Konventës Evropiane për të Drejtat e njeriut dhe jurisprudencës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut nga Gjykatat e Republikës së Kosovës. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Mbahet mledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit të Shoqatës së ndërmarrjeve që merren me qarkullimin e naftës, derivative të naftës, gazrave dhe lubrifikanteve “SHQNGL”, i ftuar është edhe Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Vesel Krasniqi. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 11:00)

- Bëhet inaugurimi i veprës "trëndafili i bardhë" nga Sislej Xhafa, që është vepra e parë e projektit "Art në Hapësirë Publike". (Rruga "Andrea Gropa", te "Klubi i Pëllumbave" ora 11:45)

- Konstituohet Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 12:00)

- anulohet - Partia Socialdemokrate do të mbaj një aktivitet afër bankës "Pro Credit Bank". (Përballë rektoratit të UP-së, lagjia "Tre Sheshirat", ora 13:00 anulohet)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit te Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora 13:00)

- Platforma Bashkë-krijuese GërrGërr prezanton programin, “Kuzhina Anasjelltas”. (Kino Bahçe, te Lumbardhi në Prizren, ora 18:00)

- Fillon edicioni i dytë i festivalit Lahuta, Okarina Polifionia. (Ambientet e Qendrës për zhvillimin e kultures tradicionale në Prishtinë, ora 18:30)

  

Ngjarjet e datës 24 Shtator 2020

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi viziton Komunën e Ferizajt. (Objekti i Komunës Ferizaj, ora 9:30)

- Në kuadër të Javës së sporti, Federata e Pingpongut në bashkëpunim me Departamentin e sportit të MKRS do të organizoj një aktivitet promovues për pingpongun në Pejë. (Sheshi Dukagjini në Pejë, ora 10:00)

 - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi viziton Mural Fest. (Muralet e qytetit në Ferizaj, ora 10:00)

- Komuna e Prizrenit fillon projektin e Drejtorisë së Shëndetësisë për Kujdesin Geriatrik me ç'rast kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Visar Shehu dhe drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë, Narqize Arënliu Hoxhaj do të prononcohen për media. (Nisja do të bëhet nga objekti i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, ora 10:00)

- Mbledhja e komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të shqyrtohet plani i punës së Komisionit për sesionin vjeshtor 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:30)

 - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi merr pjesë në ndarjen e certifikatave për të rinj të trajnuar për ndërmarrësi. (Qendra e Inovacionit në Ferizaj, ora 11:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti do të mbajë konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora  11:00)

- Zëvendësguvernatori për Mbikëqyrje Financiare, Sokol Havolli dhe Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi mbajnë konferencën për media. (Auditoriumi i BQK-së, ora 11:30)

-  Mbahet mbledhja e komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione në të cilën do të shqyrtohet Projektligji për mbrojtje nga dhuna në familje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)
 
 - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi merr pjesë në aktivitet me misionin e OSBE-së. (Muzeu i Kosovës, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 23 Shtator 2020

- Mbahet mbledhja e komisionit për Buxhet dhe Transfere në të cilën do të shqyrtohet raporti vjetor i punës të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, pastaj i Autoritetit Kosovar Konkurrencës, i Komisionit Pavarur për Miniera dhe Minerale dhe raporti i shpenzimeve të Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, ora C203, 10:00)

- Java Evropiane e Sportit me konferencën “Forumi për Sportin” në të cilën do të merr pjesë  Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes në të cilën shqyrtohet projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04-L-089 për dominimin humanitar si dhe shpallet konkursi për përzgjedhjen e Komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

-  Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione shyqrton drafti Projektligjin për mbrojtje nga dhuna në familje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 10:00)

- Nëpërmjet video konferencës do të mbahet takimi i 185-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Pa praninë e mediave, ora 10:30)

-  Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit "COVID-I9" nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës degjon dëshminë e dëshmitarit Izet Sadiku, ish zëvendës ministër i shëndetësisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)  
 
- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it do të mbajë konferencë për media, në të cilën do të prezantoj raportin analitik si rezultat i monitorimit dhe hulumtimit sistematik të trajtimit të rasteve nga Prokuroria e Apelit e Republikës së Kosovës. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Kryetari i PDK-së dega në Prizren Shaqir Totaj, mban konferencën e radhës me gazetarë. (Zyret e degës në Prizren, ora 11:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi do të merrë pjesë në Çertifikimi i të rinjve në fushën e ndërmarrësisë - OJQ Etri. (Pejë, ora 12:00)

- Organizata  “Replikë” organizon protestë me biçikleta si reagim ndaj institucioneve për mosreagim në mbrojtje të të drejtave të grave. (Protesta fillon nga sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 12:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport diskuton lidhur me reformat në arsim në Komunë të Kamenicës me të ftuar Ramë Likaj, ministër i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe  Qëndron Kastrati, kryetar i Komumës së Kamenicës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C225, ora 13:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media. (Selia e Partisë Demokratike të Kosovës, ora 13:00)

- Kryeministrit Hoti viziton Oden Ekonomike të Kosovës ku pas takimit me anetarët e komunitetit të biznesit, do te ketë konferencë për media. (Objekti i OEK-ut, ora 13:30)

-  Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit "COVID-I9" nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës degjon dëshminë e dëshmitarit  Arben Vitia, ish ministër i shëndetësisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 14:00)

- Për nder të Javës Evropiane të Sportit, Federata e Hendbollit e Kosovës do të organizojë turnirit ‘Të gjithë së bashku’ me sportin e Hendbolit në të cilën do të marrin pjesë fëmijët me nevoja të veçanta dhe fëmijët tjerë. (Prizren, ora 13:00 - Istog, ora 15:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi do të merrë pjesë në Çertifikimi i të rinjve në fushën e ndërmarrësisë - OJQ REA Prishtinë. (Gjakovë, ora 15:00)

- Ambasadori Thomas Szunyog do të marrë pjesë në mbylljen e Shkollës Verore të BE-së 2020. (aqja në Facebook @EuropeanUnionInKosovo, ora 16:15)

- Vazhdon java e dytë e ligjeratave publike në Festivalin e Arkitektures në Kosovë. (Ligjeratat transmetohen drejtperdrejt ne kanalin e facebook-ut "Kosovo Architecture Festival", ora 18:30)  


Ngjarjet e datës 22 Shtator 2020

- Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agim Veliu, do të bëjë përurimin e Qendrës Testuese për zhvillimin e procedurave rekrutuese për nëpunësit civilë. (Objekti i ish-Ministrisë së Administratës Publike, kati përdhesë, salla 0-15, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit të Auditimit për Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe shqyrtimi i Raportit të Auditimit për Ministrinë e Komuniteteve dhe Kthimeve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 9:30)

- inspektorët e Inspektoratit të Tregut do të bëjnë inspektime, ku do t’i shoqërojë edhe ministri Vesel Krasniqi për t’i parë nga afër këto inspektime. (Nisja do të bëhet nga MTI, ora 9:45)

- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë shqyrton listen e dëshmitarëve, përzgjedhjen  e ekspertëve të jashtëm si dhe publikimin e adresës për dorëzimin e dëshmive nga qytetarët. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi zhvillon vizitë në Infrakos ku do te takohet me menaxhmentin. (Infrakos, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e pritjes të një misioni ekspertësh epidemiologjikë dhe mjekësorë të COVID-19 nga instituti gjerman i shëndetësisë, “Instituti Robert Koch” nga Gjermania. (Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, ora 10:00 - ndryshim, ora 11:00)

- Fondacioni Kvinna till Kvinna do të lansojë raportin 'Ku janë paratë për të drejtat e grave? Trendet e financimit në Ballkanin Perëndimor'. (Ngjarja do të mbahet online dhe është e hapur për publikun përmes platformës Zoom, ora 10:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti viziton Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës . (ShSKUK, ora 10:00)

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike dikuton për rishpalljen e konkursit për zgjedhjen e “Kryesuesit të Komisionit Shqyrtues të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit”, formimin e Grupit të punës për plotësimin e Bordit të NP KOSTT, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 11:00)

- Oda Hoteliere dhe Turistike e Kosovës mban konferencë lidhur me ngjarjët e fundit, për situtën e fundit si dhe vendimet e marra të Qeverisë në kohën e Pandemisë Covid 19, prej fillimit e deri me sot. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në aktivitetin e organizuar për nder të "Ditës së Pastrimit të Botës" dhe "Ditës pa Makina" të organizuar nga Drejtoria e Shërbimeve Publike. (Pikënisja do të jetë rruga në afërsi të urës që ndodhet përballë objektit Administratës Komunal, ora 11:00)
 
- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi zhvillon vizitë në punishten në Stacionin Hekurudhor në Miradi. (Fshati Miradi, ora 11:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit "COVID-I9" nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës dëgjon dëshmitë e dëshmitarit Valdet Hashani ish menaxher i Qendrës së karantinës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 11:00)

- OVL UÇK mban konferencë të jashtëzakonshme për media. (Selia qendrore në Prishtinë, ora 11:30)

-  Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton raportin e Projektkodit civil i Republikës së Kosovë, Projektligjit për tokën ndërtimore si dhe shqyrton shkresën e deputetëve: Alban Hyseni, Artan Abrashi dhe Dimal Basha për të ftuar në raportim Kryeministrin Avdullah Hoti lidhur me deklarimin për respektimin e marrëveshjes kundër kushtetuese për asociacionin. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

-  Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton e planit të punës së Komisionit, për periudhën shtator-dhjetor 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-se, ora 13:30)

-  Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me delegacionin nga Afrika Qendrore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 14:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit "COVID-I9" nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës dëgjon dëshmitë e dëshmitarit Naim Musliu - Babai i Agon Musliu. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, 14:00)

- Sindikata e Infermierëve të Kosovës mban konferencë për media pas një takim konsultativ dhe koodinues me shoqatat e infermierëve, teknikëve te anastezionit, mamive, laborantëve, Oden e Infermierëve dhe Bashkimin e Sindikatave të Lira të Shëndetësisë lidhur me kërkesat për koeficinetin e pagave, rritjen e pagesës së ndërrimeve të natës, pagesat e rrezikshmërisë, pagesat e orëve shtesë. (Para Klinikës së Kirurgjisë, ora 15:30)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 14:30)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bashkëpunim me Institutin Arkeologjik të Kosovës, Muzeun Kombëtar të Kosovës, dhe Fondacionin “Tradita Popullore” organizon ngjarjen kulturore në të cilën do të promovohet diversiteti ynë i pasur kulturor, përmes veshjes tradicionale dhe punimeve artizanale. (Parku arkeologjik “Ulpiana”, ora 17:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti merr pjesë në ngjarjen kulturore në të cilën do të promovohet diversiteti ynë i pasur kulturor, përmes veshjes tradicionale dhe punimeve artizanale. (Parku arkeologjik “Ulpiana”, ora 17:00)

- Sot fillon java e dytë e ligjeratave publike në Festivalin e Arkitektures në Kosovë. (Ligjeratat transmetohen drejtperdrejt ne kanalin e facebook-ut "Kosovo Architecture Festival", ora 18:30) 

Ngjarjet e datës 21 Shtator 2020

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Republikë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 8:30)

- Fillon Shkolla Verore e BE-së në të cilën do të shtjellohet temat për zhvillimin ekonomik, qëndrueshmërinë mjedisore dhe shfaqjen e pandemisë globale. (Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione në të cilën do të votohet raporti i panelit përzgjedhës për shqyrtimin e aplikacioneve, intervistim dhe listën e ngushtë të kandidatëve për Avokat të Popullit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj Stublla takohet me Ambasadorin japonez, Mizutani Akira. (Kabineti i ministres Haradinaj Stublla, ora 10:00 - pa prezencen e mediave)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, pret në takim delegacionin e Qeverisë së SHBA-ve, të udhëhequr nga Kryeshefi Ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA Adam Boehler, të cilit do t’i bashkohet edhe i dërguari special i SHBA-së për dialogun Kosovë - Serbi, Richard Grenell, përfaqësues të USAID, Kryetarin e Bankës së Eksport-Importit të Shteteve të Bashkuara, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë nga Departamentet e Energjisë dhe Tregtisë në SHBA. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)
 
- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj Stublla dhe Ambasadori japonez, Mizutani Akira, nënshkruajnë marrëveshjen për donacionin e radhës të Japonisë për Kosovën. (Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ora 10:30)

-  Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë shqyrton listen e dëshmitarëve, përzgjedh ekspertët e jashtëm si dhe publikon adresën për dorëzimin e dëshmive nga qytetarët. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti merr pjesë në përurimin e shtatores së Heroit Ahmet Krasniqi, si dhe në inaugurimin e sheshit, i cili do të mbajë emrin e tij. (Sheshi “Ahmet Krasniqi” në Vushtrri, ora 11:00)  

- Mbahet ceremonia e dorëzimit të pajisjeve mjekësore për Sallën e Operacionit dhe Sallën e Lindjes për gratë e infektuara me COVID-19, pajisje këto të financuara nga partneri jonë Raiffeisen Bank në Kosovë dhe AMC. (QKUK, ora 11:00)

- Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi, do të takohet me U.D i Kryesuesit të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji Arsim Janova, ku do të  nënshkruajnë një Marrëveshje Mirëkuptimi dhe Bashkëpunimi mes dy institucioneve, pas nënshkrimit të marrëveshjes do të ketë konferencë për medie. (Ish-objekti i Bankës së Lubjanës, kati i IV, ora 11:15)

- Seanca plenare e Kuvendit, e ndërprerë të premten do të vazhdojë sot. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 13:00) 

- Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim delegacionin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 18:30)

 

 

Ngjarjet e datës 20 Shtator 2020

- Forumi Ballkanik në emër të Platformës së Shoqërisë Civile për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut mban konferencë për shtyp në të cilën publikon raportin hulumtues, që është një vështrim mbi progresin e bërë nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor drejt zbatimit të zotimeve të tyre që nga Samiti i Ballkanit Perëndimor në Londër (2018) dhe Poznań (2019), të zhvilluara në kuadër të Procesit të Berlinit të nisur në vitin 2014. (Zyret e Forumit Ballkanik Rr. Tirana, C4/2 LAM B-N2 11-1, banesat e bardha të Prime Group, afër Euro Printy, ora 13:00)
 
- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 14:00)

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Tetor 2020  - Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në shpërndarjen e lopëve për përfituesit nga thirrja e hapur nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. (Tregu i Kafshëve në Prizren, ora 9:30 - nisja nga Shtëpia e Bardhë, ora 9:00)   

- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston ish-Ministrin e Ekonomisë dhe Financave Ali Sadriu. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Ministria e Punëve të Brendshme  do të organizojë ceremoni solemne me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore. (Ndërtesën e Qeverisë, salla P-38, ora 10:00)

- Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi fillon “Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit”, me moton “Mbrojtja e viktimave të krimit, mision ynë edhe gjatë pandemisë”. (Platforma zoom, ora 10:00)

- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaqi dhe Kryeministri Avdullah hoti marrin pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 10:00)

- Aksioni për Nëna dhe Fëmijë organizon ceremoninë e dorëzimit të pajisjeve mjekësore dhe mjeteve mbrojtëse kundër COVID-19, për Klinikën Infektive në QKUK, pajisje këto të siguruara nga bashkepunimi i AMC dhe LDS Charities. (Barnatorja Qëndrore e QKUK-së, ora 11:00)  

-  Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës voton kërkesën për pezullimin e lëshimit të lejeve të reja dhe rilicencimin e hidrocentraleve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303 Koha: 11:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media. (Oborri i Kuvendit të Kosovës, hyrja nga sheshi, ora 11:30)

-  Kryeministri Avdullah Hoti takon deputetët e komunitetit jo shumicë për të diskutuar planin për zbatimin e programit për rimëkëmbje ekonomike. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00 - vetëm pamje)

- Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të bëjë pranimin e 215 tabletëve nga OSBE-ja. (Ambientet e MASh, ora 12:30)

- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston ishish kryesues i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Petrit Gashin. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës së Gjilanit në të cilen do te votohet propozim vendimi për ndarjen e 200 bursave për student të Komunës së Gjilanit për vitin akademik 2019/2020. (Salla e mbledhjeve të KK-Gjilan, ora 13:00)

- Mbahet takimi i radhës i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla P38, ora 14:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:00)