Ngjarjet e datës 5 Nëntor 2015
- UBT organizon konferencën Dita Austriake-Kosovare e Gjeodezisë 2015, e cila do të trajtojë një temë shumë të veçantë dhe një fushë e cila nga viti 1999 e deri sot. (Ambientet e UBT-së në Prishtinë, ora 9:00)- Instituti Demokratik i Kosovës anëtar i Transparency International, do të publikojë raportin e hulumtimit mbi vlerësimin e Sistemit të Integritetit Kombëtar. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:45)
- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala pret në takimi Ministrin e Kulturës dhe Turizmit i Republikës së Turqisë, Yalçin Topçu i cili do të zhvillojë takime dhe do të vizitojë lokalitete të trashëgimisë kulturore. (Ndërtesa e MKRS-së, ora 10:00 - vetëm pamje)
- Ambasadori i ShBA-ve, Greg Delawie, i shoqëruar nga Drejtori i misionit të USAID-it James Hope dhe kryeshefi ekzekutiv i bankës TEB Ayhan Alibeyogly, do të nënshkruajë Autoritetin më të ri për Kredi Zhvillimore. (Lokalet e Agro Serra në fshatin Shipol të komunës së Mitrovicës, ora 10:00)
- Drejtori i Drejtorisë së Infrastrukturës, Hysen Durmishi dhe përfaqësuesit e Institutit Gjeodezik të Zagrebit, do të mbajnë konferencë të përbashkët për media. (Objekti i vjetër i të Komunës së Prishtinës, salla numër 37, ora 10:00)
- Mbahet takimi i 107-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, salla e takimeve e Këshillit Prokurorial, në objektin e ri, ish-objekti i Inspektoratit Komunal, rruga Enver Zymberi, Prishtinë, ora 10:00)
- Mbahet seminari për bashkëpunim në Erasmus+ ndërmjet vendeve Nordike-Baltike dhe Ballkanit Perëndimor. (Biblioteka Kombëtare Pjetër Bogdani në Prishtinë, ora 10:00)
- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të vizitojë shkollën fillore dhe të mesme të ulët Ismet Rrahmani në Aqarevë të Skenderajt. (Aqarevë, ora 11:00)
- Organizata mediale KosovaLive në bashkëpunim me Asociacionin e Pavarur të Gazetarëve të Serbisë në kuadër të projektit Kosovo Serbia LIVE, të mbështetur nga Komisioni Evropian, organizojnë një tryezë të rrumbullakët me temën "Pajtimi nga perspektiva e rinisë". (Lokalet e KosovaLive, Pallati i Mediave, ora 11:00)
- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të marrë pjesë në debatin me mësimdhënës të komunës së Skenderajt. (Shtëpia e Kulturës në Skenderaj, ora 12:00)
- Zyra e Bashkimit Evropian organizon aktivitetin - Krijimi i shtigjeve për ecje në kalanë e Zveçanit. (Zveçan, ora 12:00)
- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, viziton Kështjellën e Harilaqit dhe së bashku me një grup arkeologësh të rinj, për disa orë do të punojë në gërmimet arkeologjike që po bëhen në këtë lokalitet. (Fshati Harilaq, 12:00)
- Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës do të mbajë takim koordinues me komunitetin e donatoreve. (Restorant Vali Ranch në Perlepnicë të Gjilanit, ora 13:00)