- Qeveria e Kosovës dhe Komisioni i BE-së do të mbajnë takimin e tyre të 4 të Grupit Special për Reformën e Administratës Publike. (Ndërtesa e qeverisë, Salla P38, ora 9:00)
- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pret në takim ish-kryeministrin e Shqipërisë, Pandeli Majko. (Kabineti i Kryetarit, ora 9:00)
- Zyra Nacionale e Erasmus+ në bashkëpunim me Zyrën e Komisionit Europian në Kosovë, dhe Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë do të organizojnë ditën informuese të Erasmus+. (Fakulteti i Edukimit në Universitetin e Prishtinës, ora 9:00)
- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, do të merr pjesë në konferencën për ndryshime klimatike në kuadër të projektit Java e ndërgjegjësimit të publikut për ndryshimet klimatike e cila organizohet nga Qendra Rajonale e Mjedisit për Evropën Qendrore dhe Jug-Lindore në bashkëpunim me Fondin Franko-Gjerman. (Ndërtesa e Re e Qeverisë, ora 9:45)
- KOSID mban konferencë për media, si reagim ndaj Komunitetit Nderministror për projektin 'Kosova e Re', si dhe procesin e tenderimit për ketë projekt. (Zyrat e KOSID, afer Ministrisë së Kultures. ora 10:00)
- Kolegji AAB organizon diskutim mbi barazinë gjinore në shoqërinë kosovare. (Objekti i Kolegjit AAB, ora 10:00)
- Instituti Cilësor për Hulumtime Analiza dhe Trajnime në bashkpunim me Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit organizojnë punëtorinë për "Plotësim/ndryshimin e Udhëzimit Administrativ për punën vullnetare Nr. 10/2010". (Ministria e Administratës Publike, salla e kuqe kati përdhesë, nr. 015, ora 10:30)
- Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet Dhe Financa në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2016, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)
- Kryeministri Isa Mustafa mban konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)
- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë organizon tryezë më temën Luftimi i ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë - Involvimi i qytetarëve në parandalim të ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë. (Hotel Besiana në Podujevë, ora 11:00)
- Ministri i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami raporton para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport lidhur me gjendjen në Arsimin e Lartë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)
- Drejtori i USAID-it për Kosovë Xhejms Houp së bashku me Kryetarin e Komunës së Mirtovicës së Veriut Goran Rakic do të nënshkruajnë një Memorandum te Mirëkuptimit.(USAID Qendra Rajonale e Burimeve për Komunitete, Mitrovica e Veriut, 11:00)
- Mbahet mbledhje komemorative për veteranin e arsimit dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avdyl Gjocaj. (Salla e Kuvendit Komunal të Junikut, ora 11:00)
- Mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri ku do te behët shqyrtimi i Raportit me amendamente i Projektligjit nr. 05/L-052 për Energjinë Termike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)
- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pret në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi OConnell. (Kabineti i Kryetarit, ora 11:15)
- Shefi i Byrosë së Gardës Kombëtare të SHBA-së, gjenerali Frank J. Grass, do të ligjerojë mbi sfidat aktuale të sigurisë në botë, posaçërisht në kontekst të sfidave në rritje me të cilat po përballet NATO si nga Moska ashtu edhe nga aktorë jo-shtetërorë të tillë si i ashtuquajturi Shteti Islamik. (Hotel Swiss Diamond, ora 12:00)
- Federata e Boksit e Kosovës organizon konferencë për media me rastin e organizimit të turneut ndërkombëtar "Adem Jashari". (Shtëpia e Sporteve në Prishtinë, ora 12:00)
- Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës organizon konferencën për shtyp lidhur me aktivitetet sindikale të sindikatës së Re të KEK. (Lokalet e BSPK-ës, ora 13:00)
- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, takon një grup prej 100 studentësh të Universitetit të Prishtinës. (Salla e mbledhjeve plenare të Kuvendit, ora 13:00)
- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim ku do të behët shqyrtimi i Draft- raportit të grupit punues lidhur me monitrorimin e Ligjit për Qendërn Historike të Prizrenit dhe Ligjin për Fshatin Hoçë e Madhe, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)
- Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës organizon promovimin e veprës "Ligjërime për fenë e atdheun I-II" të Myftiut Naim ef. Tërnava. (Swiss Diamond Hotel, ora 13:00)
- Mbahet ceremonia e varrimit te Avdyl Gjocaj, veteran i arsimit dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. (fshatin Gjocaj, ora 14:00)
- Me rastin e përvjetorit të 15 të themelimit të Filharmonisë së Kosovës, organizohet koncert solemn me vepra të kompozitorëve kosovar. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë, ora 20:00)