Ngjarjet e datës 12 Korrik 2016
- Administrata Tatimore e Kosovës organizon seminar me tatimpagues me veprimtari ndërtimore me qëllim të informimit më përsëafërmi me aplikimin e ngarkesës së kundërt për furnizimin e shërbimeve në lëmin e ndërtimit, brenda vendit. (Hotel Grand, ora 10:00)
- Mbështetur nga Ministria e Diasporës, në Prishtinë mbahet panairi me punime artizanale, veshje kombëtare dhe ushqime tradicionale. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 10:00)
- Instituti GAP organizon tryezë diskutimi me temë Institucionet dhe agjencitë e pavarura - marrëdhënia e punës, pagat, organizimi dhe llogaridhënia. (Swiss Diamond, ora 10:00)
- Mbahet Mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, në të cilën do të bëhet Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2015. (Kuvendi i Koosvës, salla S-I, ora 10:00)
- Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, do të takojë sot ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari OConnell ku pas takimit do të mbajnë konferencë për medie. (Ndërtesa e MPJ-së, në orën 10:00)
- Në kuadër të përgatitjeve që po bëhen për hapjen e Parkut Arkeologjik të Ulpianës, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, do të vizitojë Ulpianën. (Ulpianë, ora 10:30)
- Mbahet Mbledhja e komisionit për Mbikëqyrjen e Agjensionit Kosovar për Intelegjencë.(Kuvendi i Koosvës, salla N 303, ora 11:00)
- Mbështetur nga Ministria e Diasporës, në Prishtinë mbahet panairi me punime artizanale, veshje kombëtare dhe ushqime tradicionale. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 11:00)
- Mbahet Mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim. (Kuvendi i Koosvës, salla N 302, ora 11:00)
- Mbahet Mbledhja e komisionit për Integrime Evropiane. (Kuvendi i Koosvës, salla S-I, ora 11:15)
- Mbahet Mbledhja e Komisionit për të Drejtat Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticiione, në të cilën do të bëhet Shqyrtimi i Projektligjit për Mbrojtjen e Fëmijës,.(Kuvendi i Koosvës, salla N 303, ora 13:00)
- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, do të vizitojë edhe Kalanë e Hariqait. (Kalaja e Hariqait, ora 13:00)
- Mbahet Ceremonia e mbylljes së aktiviteteve të projektit " Mbështetje për agrobiznesit në rajonin e Gjilanit. (Vali Ranch Resort, ora 13:00)