Ngjarjet e datës 28 Dhjetor 2015
- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Arben Vitia, do ta vizitojnë Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, ku do ti inspektojnë renovimet në këtë qendër dhe vendosjen e ashensorëve për pacientë që kanë vështirësi të ngjiten shkallëve. (Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, ora 10:00)- Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtic do të mbajë konferencën vjetore për media në të cilën do të prezentoj punën e tij dhe të Ministrisë gjatë vitit 2015. (Ndërtesa e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, ora 10:00)
- Policia e Kosovës mban ceremoninë përmbyllëse të vitit ku do të prezantohen të arriturat dhe sfidat e Policisë gjatë vitit 2015, si dhe do të ndahen Medalje, Certifikata dhe Letër falënderime për zyrtarë institucional, për punonjës të PK-se dhe për gazetarë. (Ndërtesa e administratës së re DPP Prishtinë, ora 10:00)
- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Arben Vitia do ta vizitojnë Qendrën e Studentëve, ku me drejtuesit e kësaj qendre do të bisedojnë rreth mundësisë së hapjes së një ambulance brenda Qendrës, për nevoja të studentëve. (Qendra e Studentëve, ora 10:40)
- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Arben Vitia do ta vizitojnë Qendrën e Mjekësisë Familjare në Breg të Diellit, ku poashtu do ti inspektojnë renovimet dhe vendosjen e ashensorëve. (Qendra e Mjekësisë Familjare në Breg të Diellit, ora 11:30)
- Aleanca Kosovare të Bizneseve mban konferencën përmbyllëse për vitin 2015 me temë "Politika pengesë e zhvillimit ekonomik si dhe Rekomnadimet për institucionet e Kosovës për vitin 2016". (Zyret e AKB-së, ora 12:30)
- Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi mbanë një konferencë për shtyp për të folur rreth zhvillimeve në bujqësi gjatë vitit 2015 dhe programit për 2016. (Zyret e ministritë Krasniqi, ora 13:00)
- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Visar Ymeri mbanë konferencë për media. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 14:00)
- Agjencia Kosovare e Privatizimit organizon një koktej në të cilën do të bëhet prezantimi i punës dhe aktiviteteve përmbledhëse të Agjencisë Kosovare të Privatizimit gjatë vitit 2015. (Selia qendrore e AKP-së, ora 15:00)
- Mbahet ceremonia e shpalljes së sportistëve më të mirë për vitin 2015 në komunën e Rahovecit. (Galeria e arteve e Qendrës së Kulturës në Rahovec, ora 15:00)
- Zyra për Çështje të Komuniteteve që është në kuadër të Zyres së Kryeministrit, do të shpërndaj dhurata për festat e fund vitit për fëmijët e komunitetit Rome, Ashkali Egjiptianë. (Mahalla Rome në Mitrovicë, ora 15:00)