26 Prill 2024

Volkswagen pranon akuzat në skandalin e motorëve të trukuar

Frankfurt, 12 mars - Gjiganti gjerman i automjeteve, “Volkswagen” pranoi sot formalisht fajin dhe pengimin e drejtësisë në SHBA në skandalin e motorëve diezel të trukuar, sipas burimesh gjyqësore.

Prodhuesi i parë botëror konformohet me marrëveshjen e njoftuar në fillim të janarit me departamentin e Drejtësisë, që i dha fund ndjekjeve penale në këmbim të pagimit të një gjobe prej 2,8 miliardë dollarësh.

Gjithësej, “Volkswagen” ka pranuar t’i paguajë 23 miliardë dollarë SHBA-së, kryesisht për të dëmshpërblyer 600 000 klientët dhe kompensuar dëmet e shkaktuara në mjedis nga motorët e tij të trukuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)