19 Mars 2024

USAID përkrahë Komunën e Prishtinës për trajtimin e ndërtimeve pa leje

Prishtinë, 22 janar - Memorandumi i Mirëkuptimit i nënshkruar sot e përshkruan asistencën teknike të USAID-it dhe mbështetjen për komunikim me publikun, për të ndihmuar në adresimin e çështjes në shkallë të gjerë të ndërtimeve pa leje (legalizimi) dhe për të përmirësuar procesin e dhënies së lejeve të ndërtimit.

Sipas z. Shpend Ahmeti, Kryetar i Komunës së Prishtinës “Procesi i legalizimit është një ndër proceset më të rëndësishme në Kosovë. Ku besohet se në Kosovë do të trajtohen 300 mijë shkelje të ndryshme që nga paslufta. Në komunën e Prishtinës janë 50 mijë shkelje nga viti 99. Ligji i legalizimit është tentativa i i fundit për të rregulluar. Të gjitha ndërtimet deri në shtator 2018 do të mund të trajtohen për legalizim. Deri më tani, ky proces nuk ka qenë i suksesshëm. Sepse shumica e njerëzve nuk kanë aplikuar për legalizim për arsye të ndryshme. Tashmë ka kaluar edhe ligji i ri i cili e bën të gjithë procesin më të lirë dhe më efektiv. Prandaj, ftoj të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë këtë rast dhe të aplikojnë për të legalizuar pronat e tyre”

Sipas Joshua Mike, Drejtor i Zyrës së Rritjes Ekonomike në Misionin e USAID-it në Kosovë, “[n]e i inkurajojmë qytetarët e Prishtinës që të përfitojnë nga ky proces i rëndësishëm dhe menjëherë ti paraqesin kërkesat e tyre për legalizimin e ndërtimeve pa leje. Ne dëshirojmë të falënderojmë paraprakisht kryetarin e komunës, z. Ahmeti, për reagimin ndaj kërkesave të qytetarëve dhe për bashkëpunimin e komunës me qeverinë kombëtare. Ky proces i legalizimit dhe zbatimi i plotë i kësaj marrëveshjeje është një mundësi si për komunën ashtu edhe për qeverinë e Kosovës për t'u treguar qytetarëve që janë të përkushtuar dhe të përgjegjshëm ndaj nevojave të qytetarëve. Ne jemi partneri juaj në këtë përpjekje. Ne do të jemi përkrah jush për të ofruar mbështetje, për të siguruar që kjo përpjekje e rëndësishme por sfiduese, do të jetë efektive dhe transparente.”

Legalizimi i ndërtimeve pa leje është një proces i rëndësishëm që mund të ndihmojë në qartësimin e të drejtave pronësore të qytetarëve individual dhe formalizimin e kapitalit të konsiderueshëm të bllokuar në ndërtimet ekzistuese pa leje.

Ndërsa më herët janë identifikuar mbi 352,000 ndërtime pa leje nga komunat dhe nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, procesi aktual ka nisur me miratimin e Ligjit të ri për trajtimin e ndërtimeve pa leje në vitin 2018. Ky proces i ri u lejon qytetarëve që të dorëzojnë kërkesat përfundimtare për legalizim dhe regjistrim në kadastër të ndërtesave pa leje. Aplikimi nga pronarët e ndërtesave pa leje, me një përpunim efektiv, transparent dhe në kohë nga komunat, është thelbësore për zbatimin e suksesshëm të procesit të legalizimit.

Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me USAID do të koordinoje aktivitetet e komunikimit me publikun, për t’i inkurajuar qytetarët që të aplikojnë për legalizim dhe gjithashtu do t’i ndihmojë zyrtarët komunal në thjeshtësimin e proceseve administrative brenda komunës për të ndihmuar në zbatimin e programit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)