21 Shkurt 2018

Ujësjellësi 'Prishtina' nga nesër do të shkyç të gjithë borxhlinjtë

Prishtinë, 24 janar - Kompania e Ujësjellsit Rajonal 'Prishtina' ka bërë të ditur për të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit, se duke filluar nga dita e nesërme, do të fillojë të marë masa ndëshkuese për të gjithë borxhlinjtë e shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit.

Si masë e parë ndëshkuese, do të jetë shkyçja nga sistemi i rrjetit të ujësjellësit, pasuar nga ndëshkime të tjera.

Me shkyçje do të përballet secili konsumatorë që ka, dy e më shumë fatura të papaguara ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit.

Për këtë aksion, KRU ”Prishtina” sh.a. ka angazhuar rreth 50 ekipe të shkyçjes, përfshirë edhe inspektorë.

Në shkyçje do të përfshihen tetë komunat në të cilat operon KRU ” Prishtina” sh.a.si : Prishtina, Fushë Kosova, Obiliqi, Podujeva, Shtimja, Drenasi, Lipjani dhe Graçanica, me fshatra përreth.

Furnizimi me ujë të pijshëm po qëndron stabil, derisa ndërprerje uji mund të ketë vetëm në raste të caktuara si, intervenimet në rrjetin primar dhe sekondar.

KRU ”Prishtina” sh.a. është duke i përmirësuar shërbimet për ujësjellës  dhe kanalizim, andaj u bën thirrje të gjithë konsumatorëve , që:

- Tu përgjigjen pozitivisht të gjitha obligimeve financiare për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit, në mënyrë që të evitojnë shkyçjen nga shërbimet,

- Të gjithë konsumatorëve që kanë përfituar nga Ligji për Faljen e Borxheve Publike, u bëjmë thirrje që të respektojnë në përpikmëri kontratat për riprogramimin e borxhit, gjithnjë duke paguar këstet e përcaktuara sipas kontratës së nënshkruar nga të dyja palët,

- Duke filluar nga data 1 shkurt 2018, të gjithë konsumatorët që kanë përfituar nga Ligji për Faljen e Borxheve Publike dhe nuk iu janë përmbajtur Kontratës për pagesën me këste të borxhit të riprogramuar, do të iu rikthehet borxhi i falur, bazuar në Ligjin për Faljen e Borxheve Publike.

KRU”Prishtina” sh.a. do t’i intensifikon aktivitetet, që borxhet e prapambetura të arkëtohen përmes gjykatave kompetente konkretisht, Përmbaruesve Privat.

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Shkurt 2018 - Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri do të pres në takim anëtarët e Komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimit, për të shënuar Ditën Evropiane të Viktimave të Krimit. (Ndërtesa e Ministrisë së Drejtësisë, ora 9:00 - vetëm pamje)

- Instituti Demokratik i Kosovës - Transparency International Kosova organizon konferencën për media në të cilën do të publikohet “Indeksi i perceptimit të korrupsionit 2017” i përgatitur nga Transparency International. (Zyrat e KDI-së, Rr. ”Bajram Kelmendi” Nr.45, ora 10:00)

- Mbahet seanca e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ish objekti i gjykatës, ora 10:00)

- Zëvendësshefja e ambasadës së SHBA-ve, Colleen Hyland, do të flasë në ceremoninë e përfundimit të renovimit gjithëpërfshirës të shkollës së mesme “Bahri Haxha” që është financuar përmes një donacioni nga Programi i Ndihmës Humanitare të Komandës së SHBA-ve për Evropë dhe koordinuar nga Zyra për Koordinim të Mbrojtjes e Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë. (Shkolla e mesme “Bahri Haxha” në Vushtrri, ora 10:30)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancën e jashtëzakonshme, për shqyrtimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)

- Gjeneral Sir James Everard, zëvendës komandant suprem i forcave aleate për Evropë dhe nga admirali James Foggo III, komandant i komandës së forcave të përbashkëta aleate në Napoli mbajn konferencë të përbashkët për shtyp. (Porta Kryesore te selia e KFOR-it, kampi “Film City”, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e inagurimit të zyreve të reja të kompanisë KiKxxl & evroTarget LLC me seli në Prishtinë. (Adresa, rruga B “Alpet Shqipëtare”, p.n. ora 15:00)

- Me mbështetjen e kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, hapet e ekspozita  personale e Uta Ibrahimit, femra e parë shqiptare që u ngjit në majen më të lartë në tokë - Majen e  Everestit, në Himalaje, Nepal. (Galeria e Qytetit në Gjilan, ora 18:00)

- Galeria Qahili është nikoqire e Ekspozitës Ndërkombëtare të Fotografisë “Fokus 2017” ku do te paraqiten 55 artistë të fotografisë nga 20 shtete. (Galeria Qahili, ora 19:00)