25 Maj 2020

Ujësjellësi 'Prishtina' bën thirrje për shpenzim racional të ujit të pijshëm!

Prishtinë, 20 mars - Kompania Rajonale e Ujësjellësit 'Prishtina' (KRUP) ka bërë thirrje që në këtë kohë, derisa qytetarët qëndronjnë në shtëpi, të shpenzojnë racionalisht ujin duke e shpenzuar për nevoja higjienike dhe shtëpiake por asnjë litër ujë të mos ju shkojë kot, duke e lënë të rrjedhë nga rubineti juaj!

Furnizimi është stabil dhe bashkërisht të kontribuojmë në ruajtjen e ujit të pijshëm ngase kemi rritje të konsumit!

"Jini të vëmendshëm se , pa shëndet ne nuk jemi askund". Pastro duart vazhdimisht, por jo vetëm sot,  nesër , pasnesër dhe çdo moment të nevojshëm të jetës tënde! Investoni në shëndetin tuaj duke mbajtë higjienën tuaj personale".

"Por, duke e mbajtë higjienën tuaj personale, ju jeni duke investuar direkt në shëndetin tuaj dhe rrethit e familjes tënde!", thekson KRUP.

KRUP po ashtu u bën thirrje konsumatorëve në mënyrë që mos t'u grumbullohen borxhet për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit, ata që dëshirojnë të bëjnë pagesa mund të bëjnë në secilën komunë, pasi që kemi në dispozicion nga një pikë arkëtuese dhe përmes bankave komerciale dhe institucioneve mikrofinanciare.

Pagesat  sipas KRUP janë mëse të nevojshme për ruajtjen e stabilitetit të ndërmarrjes që ndërlidhet me shërbimet e ofruara për konsumatorët.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Maj 2020

- Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në shenjë nderimi për të burgosurit shqiptarë të vrarë para 21 vjetësh viziton Burgun e Dubravës në Komunën e Istogut. (Burgu i Dubravës ora 10:30)