26 Shkurt 2021

Prodhimi duhet të jetë fokus kryesor pas pandemisë

Prishtinë, 6 maj - Klubi i Prodhuesve të Kosovës sot organizoi një vizitë për kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe ministren në detyrë Rozeta Hajdari nga Ministria e Ekonomisë, Punës, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, tek dy prodhues në komunën e Lipjanit.

Kësaj radhe në vizitë ishin tek kompania e prodhimit të letrës së lagur Happy dhe tek kompania e përpunimit të drurit Elnor.

Kryeministri Kurti së bashku me ministren Hajdari, u njoftua nga afër për sfidat që këta prodhues po përballen gjatë kësaj kohe dhe shprehen gadishmëri që të jenë më afër prodhuesve gjatë kësaj kohe.

Po ashtu edhe prodhuesit vlerësuan viziten dhe kërkuan që përkrahja e ardhshme e qeverisë të jetë më e fortë dhe këkruan që zëri i pordhuesve të ndëgjohet në marrjen e vendimeve të cilat i prekin ata. Ata u shprehën që pakjo e ardhshme të jetë një shtytje që do të rimëkëbete sektorin e prodhimit.

Gjatë këtyre vizitave, drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve, Astrit Panxha kërkoi nga kryeministri në detyrë Kurti që të ndryshoi ligjin për prokurorim publik.

Ai edhe një herë u shpreh që ekonomia e vendit tonë do të fuqizohet vetëm atëherë kur prodhuesit do të vlerësohen për punën e tyre dhe  qytetarër dhe institucionet do të përkrahin prodhuesit duke blerë prodhime Made in Kosova. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Shkurt 2021

- Mbahet mbledhja e dytë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në objektin e ri të komunës, ora 10:00)

- Këshilli Organizues ''Pranvera Shqiptare 81'' do të bëj nderime dhe do të vendos lule te varri i varri i Adem Demaçit. (Velani, ora 11:00)

- Organizata Etea, përmbyllë fazën e parë të projektit “Biblioteka Qarkulluese me strategjitë e lexim kuptimit”. (Kino Armata, ora 11:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve në fushën e trashëgimisë kulturore. (Parku arkeologjik "Ulpiana", ora 12:00)

- Këshilli Organizues ''Pranvera Shqiptare 81'' organizon tryezëm përkujtimore për Adem Demaçin në 85 vjetorin e lindjes. (Instituti Albanologjik në Prishtinë, ora 13:00)

- Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike platformë e themeluar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike mban konferencën për media me rastin e dorëzimit të Padisë për Konflikt Administrativ kundër Lejes Ujore për Hidrocentralin Brezovica në Shtërpcë të Lëshuar nga Autoriteti Rajonal i Pellgjeve Lumore në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit. (Para Pallatit të Drejtësisë, Ndërtesa A, ora 14:00)

- Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi mban konferencë lidhur me progresin në procesin e rinumërimit dhe të aktiviteteve tjera që po zhvillohen në këtë qendër. (Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, ora 15:00)