26 Prill 2024

Përurohen punimet për rehabilitimin e fabrikës së ujit në Badoc

Prishtinë, 9 mars - Kompania e Ujësjellësit Rajonal ”Prishtina” ka bërët të ditur se sot do të bëj përurimin e punimeve për rehabilitimin e Fabrikës për përpunimin e ujit të pijshëm në Badoc.

Rehabilitimi i Fabrikës në Badoc është investim i perfshirë në Fazën e II-të  të investimeve , në vlerë prej 17 milon euro, prej tyre 11 milion euro grant nga Komisioni Evropian dhe 6 milion euro kredi e butë si vazhdimësi e fazes së I-rë të investimeve

Faza e parë përfshinë rehabilitimin e rrjetit primar, sekondar dhe terciar të rrjetit të ujit të pijshëm, rehabilitimin e kolektorëve kryesorë dhe sekondar të ujërave të zeza, rehabilitimin e Fabrikës së përpunimit të ujit në Badoc dhe Tubacioni magjistral nga Penda deri te Stacioni i Pompave ne Badoc dhe mbrojtja e burimeve të ujit në liqenin e Batllavës dhe Badocit,

Kjo fazë  ka filluar së implementuari në teren më 7 prill 2014 dhe si e tillë po përfundonë në ditën e sotme, për deri sa Faza e III-të e investimeve që përfshinë investimin në Fabrikën e re të  ujit të pijshëm në Shkabaj në vlerë prej 35 milion euro, do të përfundojë në pjesën e dytë të muajit Mars.

Rehabilitimi i Fabrikës për përpunimin e ujit në Badoc do të ketë efekt pozitiv në perforcimin e kapaciteteve për furnizim me ujë të pijshëm për konsumatorët që furnizohen nga liqeni i  Badocit.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)