15 Dhjetor 2018

OPEC-u ul parashikimin e kërkesës globale për naftë

Vjenë, 12 tetor - Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) uli parashikimin e kërkesës globale për naftë vitin e ardhshëm.

OPEC vuri në dukje në një raport se rritja e kërkesës globale për naftë pritet të ulet deri në 1.36 milion fuçi në ditë në vitin 2019 nga 1.54 milionë fuçi në ditë që është tani.

OPEC-u tha se ulja e parashikimit erdhi për shkak të ndagalësimit të rritjes ekonomike dhe rritjes së ofertës së naftës shkaktuar nga shtimi i prodhimit të ShBA-së. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 15 dhjetor 2018 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën do të shqyrtohet kërkesa e 42 deputetëve për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për miratimin e Projekt-rezolutës mbi procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 10:00)

- Rrjeti i Grave të Kosovës organizon Kuvendin Vjetor të 16-të të Anëtareve. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bën homazhe tek shtatorja e Heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. (Shtatorja e Zahir Pajazitit në Prishtinë, ora 11:00)

- Gjimnazi "Hasan Nahi", organizon testin fazës së parë te garës e inteligjencës "Eureka". (Gjimnazi "Hasan Nahi", ora 11:00)

- Autostrada Biennale organzon konferencën vjetore “Revolucioni Jemi Ne - La Rivoluzione Siamo Noi” në të cilën prezanton "Autostraden Bienaleve: Libri i Përbashkët". (Muzeu Arkeologjik në Prizren, ora 11:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bën homazhe tek tek varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, dhe tek varri i veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare Adem Demaçi. (Velani, ora 11:15)

- Fëmijët e lagjeve për rreth Parkut së bashku me prindërit e tyre shoqërues do të organizojnë protestën kunder degradimit të Parkut! (Tek anfiteatri në Parkë, ora 12:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bën homazhe tek varrezat e familjes Jashari në Prekaz. (Prekaz, ora 12:00)

- Ambasada Gjermane së bashku me Diakonie Kosova në Mitrovicë organizon tregun tradicional të Krishtlindjeve. (Oborri i Diakonie Kosova në Mitrovicë, ora 15:00)