24 Shtator 2020

Niveli i ujit në liqenin e Badocit dhe Batllavës bie në minus 10 metra

Prishtinë, 6 janar - Kompania Rajonale e Ujësjellësit 'Prishtinë' ka njoftuar me gjendjen e liqeneve akumuluese sipërfaqësore prej nga qytetarët e kryeqytetit furnizoheni me ujë të pijshëm.

Niveli i ujit në liqenin e Badocit sot është 640.08 metra mbi nivelin e detit ose 9.77 m nën kapëderdhje ndërsa liqeni i Batllavës  624.95 metra mbi nivelin e detit  ose minus 10.05 metra.

Furnizimi me ujë të pijshëm dhe cilësorë është 24 h pa ndërprerë.Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit janë në teren nga ora 08.30 deri në orën 22.00, për të sanuar defektet e shkaktuara nga rrjedhjet e ujit dhe zhbllokime të pusetave të ujërave të zeza.

Me të filluar vitin 2020, do të ketë përmirësime të vazhdueshme të shërbimeve të ujit e kanalizimit e të tjera, që u ofrohen juve.

Ne i monitorojmë vazhdimisht komentet tuaja dhe këtë vit, më shumë se asnjëherë do iu ofrojmë CILËSI në shërbim!
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Shtator 2020

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi viziton Komunën e Ferizajt. (Objekti i Komunës Ferizaj, ora 9:30)

- Në kuadër të Javës së sporti, Federata e Pingpongut në bashkëpunim me Departamentin e sportit të MKRS do të organizoj një aktivitet promovues për pingpongun në Pejë. (Sheshi Dukagjini në Pejë, ora 10:00)

 - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi viziton Mural Fest. (Muralet e qytetit në Ferizaj, ora 10:00)

- Komuna e Prizrenit fillon projektin e Drejtorisë së Shëndetësisë për Kujdesin Geriatrik me ç'rast kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Visar Shehu dhe drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë, Narqize Arënliu Hoxhaj do të prononcohen për media. (Nisja do të bëhet nga objekti i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, ora 10:00)

- Mbledhja e komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të shqyrtohet plani i punës së Komisionit për sesionin vjeshtor 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:30)

 - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi merr pjesë në ndarjen e certifikatave për të rinj të trajnuar për ndërmarrësi. (Qendra e Inovacionit në Ferizaj, ora 11:00)

- Zëvendësguvernatori për Mbikëqyrje Financiare, Sokol Havolli dhe Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi mbajnë konferencën për media. (Auditoriumi i BQK-së, ora 11:30)

-  Mbahet mbledhja e komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione në të cilën do të shqyrtohet Projektligji për mbrojtje nga dhuna në familje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)
 
 - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi merr pjesë në aktivitet me misionin e OSBE-së. (Muzeu i Kosovës, ora 14:00)