03 Mars 2021

Ngriten për disa centimetra liqenet akumuluese Batllava e Badoci

Prishtinë, 9 mars  - Kompania Rajonale e Ujësjellësit 'Prishtina' (KRUP) ka bërë të ditur për konsumatorët në zonën e shërbimit se, niveli i ujit në liqenin e Batllavës sot është 625.14 metra mbi nivelin e detit ose 9.86 metra nën kuotën maksimale të kapërderdhjes ndërsa, niveli i ujit në liqenin e Badocit sot është 639.55 metra mbi nivelin e detit ose 10.3 metra nën nivelin e kapërderdhjes.

Pas reshjeve të shiut mbi vendin tonë brenda një jave, Batllava është ngritë për 90 centimetra (gati 1 metër)  ndërsa Badoci për 20 centimetra.

"Ua kujtojmë se, në vitin 2013/2014 niveli i ujit në liqenet akumuluese kishte rënë për 14.5 metra nën kuotën maksimale ndërsa, para një jave rënia e ujit në të dyja liqenet ishte prej më shumë se 10 metra nga kuota maksimale", thekson KRUP.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Mars 2021 - Kolegji Ndërkombëtar i Biznesit në Mitrovicë inauguron projektin “Fuqizimi i autonomisë universitare dhe rritja e llogaridhënies e transparencës së universiteteve të Ballkanit Perëndimor”. (Selia e Kolegjit IBCM, ora 9:00)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Enis Ramadani për vepren penale 'Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve'. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

- Avokati i Popullit, Naim Qelaj viziton ekspozitën për fëmijët e vrarë gjatë luftës “Na ishte një herë që kurrë mos qoftë”. (Biblioteka “Hivzi Sylejmani” në Prishtinë, lagjja Dardania, ora 10:00)

- Parlamenti i dytë rural shqiptar organizon konferencë për të diskutuar sfidat dhe veprimet konkrete për mirëqenien e banorëve të zonave rurale. (Platforma Zoom, ora 10:00)

- Pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 në Gjilan, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, mban konferencë për media pas takimit të Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19. (Zyra e krytarit Haziri, ora 10:30)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë e shpërndarjes së librave të botuar dhe të blerë me financimin e Departamentit të Kulturës në MKRS. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 11:00)