19 Mars 2024

Ndërtimet pa leje po degradojnë mjedisin

Prizren, 20 shkurt - Në ambientet e drejtorisë rajonale ne Prizren është mbajtur takimi i përbashkët ndërmjet institucioneve për parandalimin e ndërtimeve pa leje në parkun nacional “Sharri”, me theks te veçantë në Prevallë.

Në këtë takim ka prezantuar policia e Kosovës e udhëhequr nga drejtori rajonal Faton Alija, Kryeprokurori i Prizrenit Admir Shala, Kryeinspektori nga Ministria e Infrastrukturës Bedri Halimi, drejtori i parkut nacional “Sharri”, Bajram Kafexholli si dhe përfaqësues te njësive dhe stacioneve ne kuadër te rajonit të Prizrenit.

Aktualisht situata u vlerësua e qetë në atë zone, përkundër gjetjeve të disa rasteve te  tejkalimit të ndërtimeve pa leje por në të gjitha rastet inspektorët e planifikimit hapësinor së bashku më rojet e parkut nacional dhe policinë i kanë të evidentuara dhe në procedurë hetimore për të cilat është duke u zhvilluar.

Kryeinspektori informoj te pranishmit ndryshimet ne emërtimet e ministrisë ku MMPH-ja i është bashkangjitur MI-së, dhe informoj për çështjet e rrënimit të objekteve pa leje në atë zonë, dhe se inspektorët e ministrisë do të trajtojnë secilin rast dhe të shikojnë tejkalimet e ndërtimeve pa leje në atë zonë.

Në këtë takim nga Drejtori i parkut nacional “Sharri” u theksua se në kuadër të parandalimit dhe dëmtimit të zonës rojet vazhdimisht do të kryejnë kontrolle, dhe se shpejt pritet të jetë funksionale edhe kontrolli pas ndërtimit të “Laurës” në hyrje të parkut nacional.

Kryeprokurori ka kërkuar përgjegjësi nga secili institucion që vepron në atë zonë, duke filluar nga inspektorët që rastet e tilla ti identifikojnë dhe të raportojnë në polici, e së bashku me policinë ta dalin në vendngjarje dhe rastet ti raportojnë në prokurori.

Policia rajonale u zotua për bashkëpunim, koordinim dhe asistim të të gjitha institucioneve.

Në fund të takimit palët ranë dakord që vazhdimisht të raportohet për gjendjen në Prevallë, dhe të mbahen takime periodike për të parandaluar veprimet qe degradojnë mjedisin dhe ndërtimet pa leje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)