26 Shkurt 2021

Nafta rritet mbi 82 dollar

New York, 8 mars - Nafta u rrit përmbi 82 dollarë të hënën, duke iu afruar majës për këtë vit, e shtyrë lart nga dobësimi i dollarit dhe shenjat për mëkëmbje ekonomike të vendin e parë konsumator në botë, SHBA-ve.

Tregtarët dhe analistët thonë se luhatjet e valutave mund t’i dominojnë çmimet e naftës, pasi forca e kërkesës ka të ngjarë të mbetet e paqartë gjatë kësaj periudhe mëkëmbjeje.

Euro u rrit 0,4 përqind, e ndihmuar në kufijtë e mundshëm nga mbështetja në rritje për Greqinë e mbytur në borxhe. Indeksi i dollarit, që mat peshën e tij në raport me shportën e valutave të tregtisë ndërkombëtare, ra 0,32 përqind.

Presidenti francez Nicolas Sarcozy i premtoi të dielën Greqisë se vendet e eurozonës do ta ndihmonin atë të kapërcente problemet financiare dhe bëri thirrje për masa kundër spekulatorëve financiarë, të cilët Athina i fajëson për turbullirat e veta.

Nafta bruto për prillin u rrit 68 centë në 82,18 dollarë për fuçi. Të premten ajo u rrit deri në 82,07 dollarë për fuçi. Ndërsa nafta Brent e Londrës u rrit 70 centë në 80,59 dollarë për fuçi.

Nafta në Nju Jork u rrit mëse 1 përqind të premten, e ndihmuar nga një raport qeveritar që tregonte se SHBA-të humbën më pak vende pune nga sa pritej në muajin shkurt. Edhe spekulatorët në tregje kanë vënë baste me çmime në rritje.

Nafta gjeti të hënën mbështetje edhe prej lajmeve se Kina do të ndërtojë dy depozita gjigande strategjike nafte, një zhvillim ky që ka të ngjarë ta shtyjë përpara kërkesën në vendin e dytë më të madh konsumator në botë.

Me rigjallërimin e pritshëm të kërkesës për vitin 2010, Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës OPEC ka të ngjarë ta ruajë objektivin e prodhimit të vet të pandryshuar, siç ka bërë  për më shumë se një vit, kur të mblidhet në takimin e radhës më 17 mars.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Shkurt 2021

- Mbahet mbledhja e dytë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në objektin e ri të komunës, ora 10:00)

- Këshilli Organizues ''Pranvera Shqiptare 81'' do të bëj nderime dhe do të vendos lule te varri i varri i Adem Demaçit. (Velani, ora 11:00)

- Organizata Etea, përmbyllë fazën e parë të projektit “Biblioteka Qarkulluese me strategjitë e lexim kuptimit”. (Kino Armata, ora 11:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve në fushën e trashëgimisë kulturore. (Parku arkeologjik "Ulpiana", ora 12:00)

- Këshilli Organizues ''Pranvera Shqiptare 81'' organizon tryezëm përkujtimore për Adem Demaçin në 85 vjetorin e lindjes. (Instituti Albanologjik në Prishtinë, ora 13:00)

- Partia Socialdemokrate do të mbaj një aktivitet pranë objektit të Komunës së Prishtinës. (Objekti i Komunës së Prishtinës, ora 13:00)

- Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike platformë e themeluar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike mban konferencën për media me rastin e dorëzimit të Padisë për Konflikt Administrativ kundër Lejes Ujore për Hidrocentralin Brezovica në Shtërpcë të Lëshuar nga Autoriteti Rajonal i Pellgjeve Lumore në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit. (Para Pallatit të Drejtësisë, Ndërtesa A, ora 14:00)

- Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi mban konferencë lidhur me progresin në procesin e rinumërimit dhe të aktiviteteve tjera që po zhvillohen në këtë qendër. (Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, ora 15:00)