21 Janar 2020

MTI në përkrahje të prodhuesve vendor

Prishtinë, 15 maj - Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, bashkë me zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj, kanë vizituar kompaninë e prodhimit të mobileve “Elnor” për të parë nga afër impaktin e vendimit të fundit që ndalon eksportin e masës drusore.

Ministri Shala shprehu gatishmërinë për vazhdimin e mbështetjes për prodhuesit vendor, dhe bëri të ditur se vendimi i fundit për ndalimin e eskportit prodhuesit e mobileve i bënë më konkurrues.

“Bashkë me zëvendëskryeministrin e Fatmir Limaj ishim sot për vizitë në kompaninë e prodhimit të mobileve ‘Elnor’, ku 55 për qind e prodhimit është eksport. Arsyeja e vizitës është që t’i sigurojmë për përkushtimin tonë të vazhdueshëm në raport me prodhuesin vendor, dhe ta shohim impaktin e vendimit që ia kam propozuar qeverisë për ndalimin e eksportit të masës drusore,  e kjo do të ndihmon kompanitë e drurit që të jenë më konkurruese në treg dhe në eksport dhe do ta ruaj ambientin e vendit tonë nga prerjet ilegale që kanë ndodhur”, tha ministri Shala.

Shala i siguroi prodhuesit vendor për përkushtimin e vazhdueshëm, me me qëllim që ta kenë më të lehtë eksportin dhe kjo do ta ndihmojë edhe zhvillimin ekonomik të vendin dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Ndërsa zëvendëskryeministri Limaj tha se përmes vizitës në këtë kompani donin të përcjellin mesazhet për të gjitha kompanitë që merren më këtë lëmi.

“Para disa dite ministri Shala ka propozuar në Qeveri një vendim të rëndësishëm dhe donim të shihnim impaktin që ka pas ai vendim. Nga ajo që ne dëgjuam ka qenë një vendim i jashtëzakonshëm dhe për këtë kompanitë, por edhe kompanitë tjera”, ka thënë Limaj.

Më tutje, Limaj tha se me një përkushtim dhe një partneritet të ngushtë Qeveri biznes, atëherë rezultatet nuk do të mungojnë.

“Partneritet që nënkupton duke i ndihmuar biznesit,  duke krijuar mundësi dhe lehtësira e duke eliminuar procedurat burokratike e ardhmja e këtij vendi dhe ekonomisë është e sigurt dhe është e sigurt duke iu falënderuar duarve të vyera të njerëzve tanë që kanë guxim dhe iniciative”, ka shtuar Limaj.

Vjosa Ukaj menaxhere e kësaj kompanie tha se i janë gëzuar vendimit për ndalimin e eksportit të lëndës së parë, sepse, kjo sipas saj, ndikon në funksionimin dhe qëndrueshmërinë e kësaj kompanie, dhe po ashtu i bënë më të konkurrueshëm në treg.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 janar 2020 - Komuna e Rahovecit mban mbledhjen e parë të rregullt të Komiteti për Politik dhe Financ. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 10:00)

- Me rastin e 14-vjetorit të vdekjes së Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova bëjnë homazhe te varri i tij. (Velani, ora 10:30) 

- Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj bën homazhe te varri i ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, në përvjetorin e vdekjes së tij. (Velani, ora 10:30)

- Anëtarë të Kryesisë së Lidhjes Demokratike vizitojnë Familjen Rugova. (Velani, ora 10:45)

- Qendra e Lëvizjes në Prishtinë mban konferencë për media në lidhje me projektet e ndërtimit në Liqenin e Badovcit. (Qendra e Lëvizjes në Prishtinë, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës shënon Ditën e Arkivit me promovimin e katallogut të dokumenteve Osmane në Arkivin Komunal të Prishtinës. (Salla e Kuvendit Komunal, ndërtesa e vjeter e Komunës, ora 11:00)

- Prokuroria Themelore në Prizren mban konferencë për media ku do të prezantohet raporti i punës për vitin 2019 dhe objektivat e kësaj prokurorie për vitin 2020. (Zyra e Kryeprokurorit në Prokurorinë Themelore në Prizren, rruga William Walker, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës organizon Akademi Përkujtimore për Presidentin Historik Dr. Ibrahim Rugova. (Hotel Emerald, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë të Lidhjes Demokratike e Kosovës. (Selia e LDK-së, ora 14:00)

- Fondacioni Kosovar Trashëgimia Kulturore pa Kufij, CHwB Kosova organizon prezantimin e librit "Qyteti në Miniaturë". (Shkolla speciale për të verbër në Pejë, ora 14:00)

- Komuna e Gjilanit organizon Akademi Përkujtimore për Presidentin Historik Dr. Ibrahim Rugova. (Teatri i qytetit te Gjilanit, ora 16:30)

- Komuna e Rahovecit organizon debat publik me banor të fshatit Opterushë dhe fshatrave për rreth për krijimin e Zonës Ekonomike. (Objekti i Shkollës Fillore të Mesme të Ulët ”Lidhja e Prizrenit” në fshatin Opterushë, ora 17:00)