17 Shkurt 2020

MMPH nuk do të lejoj ndërtime pranë Liqenit të Badovcit

Prishtinë, 13 janar - Bazuar në njoftimet e bëra nga ana e një grupi të qytetarëve si dhe ngritja e shqetësimit te mediave lidhur me iniciativën rreth një projekti i cili synon te ndërtohet afër Liqenit të Badovcit nga Investitori KAWA Group, 4M Group si dhe një pronari privat të tokës (Rrahman Hajredini), dhe që në vazhdimësi është duke u potencuar se Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë (MMPH) ka dhënë leje për një projekt të tillë, MMPH ka njoftuar se nuk ka kompetenca që në këtë rast të lëshoj leje ndërtimore.

"Gjithashtu në bazë të gjitha të dhënave që kemi në MMPH, ju sigurojmë se as kompanitë në fjalë dhe as pronari i tokës, nuk ka aplikuar dhe nuk është pajisur me Pëlqim Mjedisor nga MMPH-ja."

"Sipas kompetencave tona si ministri, përveç pjesës së Planifikimit Hapësinor ne gjithashtu jemi përgjegjës edhe për zonat e mbrojtura dhe në rastin konkret, Zonën e Mbrojtur Ujore të Liqenit të Badovcit, sipas Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Nr. 16/127 të datës 24.04.2013", thekson MMPH. 

Andaj çfarëdo zhvillimi i planifikuar në atë pjesë sipas MMPH-se duhet të jete në përputhje të plotë me legjislacionin dhe kriteret e parapara si dhe ti nënshtrohet lejeve përkatëse dhe procedurave të parapara me ligj, vetëm pas këtyre procedurave mund të konstatohet se a mund të realizohen projektet e tilla ose jo.  
 
"Lidhur me këto shqetësime, sot i kemi dërguar një shkresë për të kërkuar informata nga Komuna së Prishtinës".

"Dëshiroj të ju siguroj juve dhe të gjithë qytetarët e vendit se inspektorati i MMPH-së dhe Departamentet tjera përgjegjëse brenda MMPH-së do të jetë aktive në këtë çështje dhe do të kujdesen që të mos ndodhë asnjë veprim i cili mund ta cenoj zonën e mbrojtur të Liqenit te Badovcit dhe kualitetin e ujit nga kushdo qoftë", thekson MMPH.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 shkurt 2020 - Në 12 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës Garda ceremoniale bën ngritjen e flamurit nga në prani të dy udhëheqësve shtetërorë, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani. (Oborri i qeverisë, ora 8:00)

- Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi organizon pritjen e mysafirëve për ndër të pavrësisë. (Zyra e Kryetarit Latifit, ora 8:00)

- Anëtarët e Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës dhe deputetët e PDK-së, bëjnë homazhe në Prekaz, për nder të 12 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. (Kompleksi Memorial i Jasharajve, ora 8:30)

- Udhëheqës të Komunës së Skenderajt bëjnë homazhe të shtatorja e Adem Jasharit. (Skenderaj, ora 9:00)

- Komuna e Rahovecit bën homazhe në të gjitha vendrëniet dhe pllakat e dëshmorëve të Rahovecit. (Rahovec, ora 09:00)

- Dy udhëheqësit shtetërorë, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentarja Vjosa osmani vendosin kurora te kompleksi memorial Adem Jashari.
(Prekaz, ora 9:10)

- Komuna e Skenderajt dhe Komuna e Drenasit organizojnë homazhe të Kompleksi Memorial 'Adem Jashari'. (Prekaz, ora 9:30)

- Komuna e Skenderajt dhe Komuna e Drenasit organizojnë homazhe të Memorial i dëshmorëve në Marinë. (Marinë, ora 9:30)

- Kuvendi Komunal i Skenderajt mban seancë solemne në 12 vjetorin e Pavrësisë. (Objekti i Komunës së Skenderajt, ora 10:00)

- Me rastin e 12 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Kryesia e LDK-së dhe veprimtarë bëjnë homazhe te varri i Presidentit Historit Dr. Ibrahim Rugova. (Velani, ora 10:00)

- Dy udhëheqësit shtetërorë, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentarja Vjosa osmani  vendosin kurora pranë varrit të Presidentit Ibrahim Rugova dhe te varri i Veprimtarit Adem Demaçi. (Velani, ora 10:30)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë solemne nën kujdesin e Znj.Vjosa Osmani Kryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës ku të pranishëm do të jenë kryeministri Albin Kurti, përfaqësues të Familjes Jashari, familjes Rugova, deputetë të këtij legjislacioni dhe të ftuar ndërkombëtarë e vendorë. (Kuvendi i Republikës së Kosovës, ora 11:00)

- Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës dhe Drejtoria e Përgjithshmë e Arkivave të Shqipërisë organizojnë hapjen e ekspozitës “Kosova në arkivin e shtetit shqiptar”. (Lapidariumi i Muzeut Kombëtar të Kosovës, ora 11:00)

- Në 12-vjetorin e shpalljes së Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri me bashkëpunëtorët bëjnë homazhe tek varrezat e qytetit. (Gjilan, ora 11:00)

- Komuna e Istogut mban seancë solemne me rastin e 12-të vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit Komunal të Istogut, ora 11:00)

- Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës Vjosa Osmani dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti vizitojnë Forcën e Sigurisë se Kosovës ku edhe do iu drejtohen me fjalë përshëndetëse trupave të FSK-së. (Kazerma “Adem Jashari”, ora 12:00)

- Kuvendi Komunal i Rahovecit mban seancë solemne për nder të “17 Shkurtit”. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 12:00)

- Muzeu Kombëtar i Kosovës organizon hapjen e ekspozitës me tematikë arkeologjike “Trashëgimia Arkeologjike Adriatiko-Meditariane në Kosovë” të autorit Tomor Kastrati. (Objekti i Muzeut, ora 12:00)

- Komuna e Istogut organizon homazhe dhe vendosje kurora lulesh tek Lapidari i Dëshmorëve në qendër të Istogut . (Istog, ora 12:00)

- Për nder të 12-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të organizojë ceremoninë e ndarjes së çmimeve për letërsi për vepër jetësore dhe çmimet tjera vjetore për vitin 2019. (Kabineti i ministres Vlora Dumoshi, ora 13:00)

- Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani merr pjesw nw prezantimin e Obeliskut Newborn me pamje të re. (Newborni tw Pallati i Rinisw, ora 13:00)

- Komuna e Skenderajt organizon manifestimin qendror pë Pavarësinë. (Sheshi Adem Jashari në Skenderaj, ora 13:00)

- Komuna e Rahovecit organizon program qendror festiv. (Qendra e Kulturës ‘’Mensur Zyberaj’’, Rahovec, ora 13:00)
 
- Komuna e Istogut organizon programi festiv me këngë e valle për pavarësi. (Para Qendrës Kulturore në Istog, ora 13:00)

- Komuna e Skenderajt organizon turnir në futboll të vogël të quajtur 'Kupa e Pavarësisë'. (Shkolla profesionale në Skenderaj, ora 15:00)

- Komuna e Rahovecit organizon finalen e garave në futboll në mes katër shkollave në komunën e Rahovecit. (Palestra Sportive ‘’Mizahir Isma’’, Rahovec, ora 16:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për nder të 12 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, u drejtohet ushtarëve të FSK-së. (Kazerma “Adem Jashari”, ora 16:00)

- Baleti Kombëtar i Kosovës organizon shfaqjen “Ngjyrat e vallëzimit”. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 17:00)

- Komuna e Gjilanit mban akademi për nder të ditës së mëvetësisë së Kosovës, ku edhe do të ndahen çmimet, Nderi i Qytetit dhe Heroinat e Qytetit. (Salla e teatrit të qytetit të Gjilanit, ora 17:00)

- Organizohet pritje shtetërore me rastin e 12 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë se Kosovës. (Bogdanipolis, Katedralja Shën Nënë Tereza, ora 18:00)

- Kosovafilmi organizon Javen e filmit shqiptar në Prishtinë. (Kino ABC, ora 19:00)

- Teatri Kombëtar i Kosovës organizon shfaqjen “Bryma e vdekjes”. (Teatri Kombëtar, ora 20:00)