26 Prill 2024

Mercedes prezanton modelin E-Class Coupe

Gjenevë, 14 mars - Mercedes ka prezantuar modelin e ri në panairin e veturave në Gjenevë, i cili do të shitet në tregun e brendshëm gjerman.

Modeli është Mercedes E-Class Coupe me benzinë dhe çmimi fillestar do të kushtojë më pak se 50 mijë euro.

Ky model është me motor 2.0-litër e kapacitet prej 184 kuaj fuqi, i cili shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 7,8 sekonda, ndërsa atë maksimale deri në 240 km/h.

E-Class i ri vjen me modelin standard autoMatic, dhe përfshin një model të veçantë për të gjitha terrenet.

Kur aktivizohet modeli “All-Terrain”, shkarkimi standard i ajrit e shpejton veturën për 35km.
Ky model ka nje opsion prej një motori në E220 d, që nënkupton se vetura do të ketë një motor 2.0 dizel me 191 kuaj-fuqi.

Kompania më vonë do të shtojë edhe një version me gjashtë cilindra në versionin E350 d, i cili fuqizohet nga motori 3.0 litërsh V6 me 254 kuaj-fuqi.

Në panairin e veturave modeli më i fuqishëm është E400 4Matic, i cili është në dispozicion për rreth 65 mijë euro.

Ai ka motor benzinë me tre cilindra 3.0-litër e kapacitet prej 333 kuajfuqi, gjë që është e mjaftueshme që shpejtësinë nga 0 deri në 100 km/h ta arrijë për 5,3 sekonda ndërsa atë maksimale e ka të kufizuar deri në 250 km/h.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)