26 Prill 2024

Ligji për investime strategjike do t’i hapë rrugë investitorëve

Prishtinë, 17 tetor - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, vizitoi sot fabrikën KIVO në Kaçanik, e cila bën prodhimin e ambalazheve fleksibile plastike.

Gjatë vizitës, kryetari Veseli u njoh me ambientet dhe me procesin e punës në këtë fabrikë.

Duke e cilësuar këtë fabrikë si histori të jashtëzakonshme suksesi, kryeparlamentari Veseli u shpreh i entuziazmuar me punën dhe prodhimin që bëhet në këtë fabrikë.

Ai përgëzoi pronarët e saj vendorë për angazhimin dhe përkushtimin e tyre, të cilët kanë arritur të tërheqin investitorë nga Holanda, duke ndërtuar sot, siç tha kryeparlamentari Veseli, një nga projektet më ambicioze, i cili tërë prodhimin e saj e plason në tregun e Bashkimit Evropian, sipas standardeve evropiane.

Veseli tha se kjo është pikërisht çfarë i duhet sot Kosovës, ndërsa konfirmoi mbështetjen institucionale për projekte të kësaj natyre, të cilat hapin vende të reja pune dhe rrisin prodhimin vendor.

“Ligji për investime strategjike, i miratuar ditë më parë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, do t’i hapë rrugë ardhjes së investitorëve të rinj të huaj në vendin tonë. Institucionet e Kosovës janë të përkushtuara që t’ua sigurojnë atyre të gjitha kushtet e nevojshme për investim”, theksoi kryetari Veseli.

Duke e falënderuar kryeparlamentarin Veseli për vizitën, drejtori i fabrikës, Visar Ramajli, shpalosi projektin e ri për zgjerimin e kapaciteteve të fabrikës, i cili pritet të përfundojë në dhjetor të këtij viti, ndërsa në funksionalizimi i plotë do të bëhet në shkurt të vitit të ardhshëm.

Z. Ramajli bëri të ditur se në këtë fabrikë aktualisht janë të punësuar 83 punëtorë, ndërsa me zgjerimin e kapaciteteve, ky numër do të rritet edhe për 40 të tjerë.

Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, ku shpreh i kënaqur që biznese si fabrika KIVO, kanë gjetur vend në territorin e komunës që ai drejton. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)