26 Prill 2024

Kostoja e ndërtimit në Kosovë pësoi rënie prej -1.5%

Prishtinë, 13 shtator - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Kostos së Ndërtimit (IKN) për tremujorin e dyë (TM2) të vitit 2016.

Indeksi i tërësishëm i kostos të ndërtimit në Kosovë (IKN) në tremujorin e dytë (TM2) 2016 pësoi rënie prej (-1.5%), krahasuar me TM1 2016.

Rënia më e madhe ishte te: kategoria e energjisë (-17.3%); transporti (-16.7%); materialet ndërtimore (-1.4%); si dhe kostot e tjera (-0.9%).

Rënia u neutralizua, kryesisht nga ngritja e çmimeve te kategoritë: paga (0.2%), si dhe materialet (materialet elektrike, 0.8%; dhe materialet hidro-sanitare, 0.8%.

Kurse, Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) në TM2 2016 pësoi rënie prej (-1.9%), krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (TM2 2015). Rënia më e madhe u vërejt te kategoritë: makinerisa (-33.3 %); energjia (-16.5 %); materialet ndërtimore (-1.0%);  materialet elektrike (-1.0%); si dhe kostot e tjera (-0.1%).

Rënia u neutralizua, kryesisht nga ngritja e çmimeve ta kategoria e makinerive prej (3.3%); si dhe të materialet hidro-sanitare (1.9%). 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)