19 Shtator 2018

Kosova prezantohet në Kanada, interesim i madh për minierat e Kosovës

Toronto, 4 mars - Një delegacion i lartë i qeverisë së Republikës së Kosovës, kryesuar nga Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, po qëndron në një vizitë në Toronto të Kanadasë për të prezantuar resurset minerare të Kosovës në konventën më të madhe të Minierave në botë, PDAC 2018.

Gashi, shoqëruar nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, drejtori i Trepçës, Ahmet Tmava dhe zyrtarët më të lartë të KPMM-së, në ditën e parë të kësaj konvente kanë mbajtur një prezantim para më shumë se 10 kompani të mëdha, shumica ga Kanadaja, të cilat kanë shprehur interesimin e tyre për investim në sektorin minerar të Kosovës.

Në fjalimin e tij hyrës, zv. Kryeministri Gashi ka theksuar reformën ligjore në fushën e investimeve strategjike që institucionet e Kosovës janë duke e bërë, për të krijuar klimë sa më të favorshme për investitorët e jashtëm.

“Në kemi një ligj të avancuar për investime strategjike, ligj i cili mbron investitorin e jashtëm i tëri në harmoni me direktivat e Bashkimit Evropian”, theksoi Gashi, duke përmendur edhe aplikacionin e parë të një kompanie për tu kualifikuar si investitor strategjik me një investim prej rreth 130 milion EUR në fushën e energjisë së ripërtrishme.  

Gashi po ashtu theksoi se tregu Kosovar, posaçërisht ai i fushës së minierave dhe mineraleve është i hapur për botën, dhe “presim me padurim ofertat tuaja ashtu që të përfaqësoni vetëm jo vetëm si investitorë, por edhe partner në zhvillimin e mëtejm të shtetit tonë”.

Gjatë kësaj seancë, Ministri Lluka, prezantoi mundësitë për investime në zonat e veçanta të interesi si Vllahi, Gumnishtë, Karaçë, Baks, Bresalc, Zhegovcë e Deve, ndërsa ekspertët e KPMM-së, përkatësisht Azem Rexha, anëtar i bordit të KPMM-së, në hollësi tregoi për detajet e mundësive të eksploatimit të minierave që gjenden të këto zona të interesit.

“Kosova posedon rezervat më të mëdha të linjitit, plumbit dhe zinkut në Evropë. Ju inkurajojmë që të vini të investoni në Kosovë, dhe ju garantojmë se zyra ime, dhe e kolegëve të mi do të jetë gjithmonë e hapur për çfarëdo shqetësimi që mund ta keni. Investimi juaj është i garantuar”, përmbylli fjalën e tij, zv. Kryeministri Gashi.

Në seancën për Kosovën, të pranishme ishin kompani edhe nga Kina, Bullgaria, Turqia, Shqipëria, Azerbajxhani dhe Republika Demokratike e Kongos.

Në ditët në vazhdim, zv. Kryeministri Gashi do të ketë takime të nivelit të lartë shtetëror të Ontarios, komunitetin e bizneseve si shqiptar në Kanada por edhe atë Kanadez të interesuar për mundësi të investimeve në Kosovë. 

Kalendari

Ngajrjet e datës 19 shtator 2018  - Mbahet mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të behët shqyrtimi në parim i Projektligjit për Inspektoratin e Punës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Nataliya Apostolova, së bashku me Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, do të marrin pjesë në një konferencë me kryetarët e komunave të të gjitha komunave të Kosovës, lidhur me zbatimin e Ligjit të ri për Efiçiencën e Energjisë dhe themelimin e Fondit për Efiçiencë të Energjisë në Kosovë. (Hotel Swiss Diamond,ora 10:00)

- Në kuadër të Ditës Evropiane të Sigurisë në Rrugë me moton “ Rrugë pa aksidente”,  Ministria e Infrastrukturës në bashkëpunim me Departamentin për Siguri Rrugore dhe Departamentin e Automjeteve,  të organizojë  testimin e frenimit të automjeteve falas për qytetarët e Kosovës. (Kontrollimi Teknik “Reforma” në Shkabaj, magjistralja Prishtinë-Mitrovicë, ora 10:00)

- Ushtruesja e detyrës së Zëvendësdrejtorit të Misionit të USAID-it, Christina Davies, do të flasë në hapjen e edicionit të tretë të Festivalit të Gjelbër. (Salla “1 Tetori”, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane  Sociale në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për lirin e asociimit në Organizata Joqeveritare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, do ta viziton Komunën e Hanit të Elezit, ku do të nënshkruhen dy memorandume, ai i Rregullimit të Stadiumit dhe ai i Ndërtimit të Qendrës Kulturore. (Objekti i Komunës së Hanit të Elezit, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa në të cilën do të behët shqyrimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për hua ndërmjete Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin e Autostradës Prishtinë-Pejë, segmenti Kijevë-Zahaq, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- 19 shtatori 1938 është data e cila shënon themelimin e bibliotekës së Gjilanit, prandaj në kuader të ditëlindjes se 80-të, sot Gjilani ka aktivitete të ndryshme. (Ambientet e Bibliotekës se Gjilanit, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla   N-10, ora 11:00)

- Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, dr. Basri Sejdiu, do të mbajë konferencë për medie. (Ndërtesa e re e administratës, salla e konferencave, drejtoria e përgjithshëm e SHSKUK-së, ora 11:30)

- Ushtrues i Detyres se Ministrit te Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi  së bashku me Kryeshefat Ekzekutiv të Kompanive Rajonale të Ujësjellësit do të nënshkruajnë Memorandume të Bashkëpunimit për pagesën e takses ujore. (Kabinetin i Ministrit, ora 13:00)

- Mbahet mledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në të cilën do të behët votimi i Raportit për Projketligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Statistikat Zyrtare të Republikës së Kosovës, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 13:00)

-  Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në ceremoninë e fillimit të punimeve të projektit “Bashkimi i Qytetit”, projekt i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Komunës së Ferizajt. (Nënkalimi afër Xhamisë së Madhe në Ferizaj, ora 13:00)  

- Ministria e Drejtësisë, me mbështetjen e projektit të financuar nga Bashkimi Evropian “Mbështetje Kodit Civil – faza 2”, organizon seminarin e kampanjës informuese “Ndikimi i një Kodi Civil modern në rendin ligjor në Kosovë”. (Gjykatorja në Fakulteti i Drejtësisë, në Universitetin e Prishtinës, ora 13:30)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi do të qëndron në Komunën e Kaçanikut, ku do të inspektojë punimet në Palestrën e Sportit të këtij qyteti. (Palestra e Sportit në Kaçanik, ora 14:00)

- Kryetari i Klubit te Basketbollit 'Prishtina', Blerand Stavileci mban konferencën e parë për shtyp në prag të ndeshjes kualifikuese për Ligën e Kampionëve mes Z Mobile Prishtina dhe kampionit holandez Donar Groningen. (Salla e konferencave të Klubit në Pallatin e Rinisë, ora 15:00)

- Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, lidhur me çështjen e veteranëve mban konferencë për media. (Selia qendrore e Organizatës, ora 15:00)

- Misioni i OSBE-së dhe Policia e Kosovës organizojnë pritje për nder të çmimit ndërkombëtar për lidership Kolonele Canollit. (Hotel Swiss Diamond, ora 18:00)