20 Tetor 2018

Kosova do të bëhet me Ligjin e Ri për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje

Prishtinë, 7 nëntor - Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor znj. Albena Reshitaj priti në takim përfaqësuesin e USAID-it në Kosovë Brian Martalus, me të cilin biseduan për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe planifikimit hapësinor, me theks te veçantë rreth legalizimit të ndërtimeve pa leje. 

Ministrja pasi falënderoi përfaqësuesit e USAID-it për bashkëpunimin dhe ndihmën e dhënë për Kosovën dhe Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, prezantoi prioritetet e Ministrisë që drejton duke u nisur nga reduktimi i ndotjes së ajrit, menaxhimi i mbeturinave, krijimi i zonave të gjelberta, planifikimi hapësinor, legalizimi i ndërtimeve pa leje, ruajtja e burimeve ujore, mbrojtja dhe rehabilitimi i shtretërve të lumenjve etj.

Në këtë takim ministrja Reshitaj shprehu përkushtimin e saj maksimal dhe të politikave që ajo ndjek për t’i dhënë prioritet funksionalizimit dhe zbatimit të legjislacionit të MMPH-së, e sidomos  kalimin sa më të shpejtë të ligjit të ri për trajtimin e ndërtimeve  pa leje, ligj ky shumë i rëndësishëm që për muaj ka mbetur pa u miratuar.

Nga ana tjetër përfaqësuesi i USAID-it Martalus përgëzoj ministren për angazhimin e saj në realizimin e këtyre projekteve shumë të rëndësishme për Kosovën dhe të ardhmen e saj evropiane.

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 tetor 2018

- Shoqëria Civile e Ferizajt organizon MiniMaratonen 5 km "Vrapo për Tetorin" e cila mbahet për tu sensibilizuar me të gjitha vajzat dhe gratë që janë të prekura me kancer të gjirit, dhe të gjitha mjetet e grumbulluara nga ky event do të dhurohen për shërimin e tyre. (Ferizaj, ora 10:00)

- Dita e tretë e Festivalit të Rakisë vazhdon me punëtorin kreative, pjekja tradicone dhe bashkekohore e rakisë, cilësia dhe shija, krijimi i një brendi të rakisë, krijimi i një tregu të përbashkët. (Etnokompleksit të fshatit Kukaj, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyrat e Vetëvendosjes, ora 13:00)