21 Gusht 2017

Konfindustria kundër iniciativës për treg të përbashkët ballkanik

Tiranë, 16 korrik - Konfindustria me seli në Tiranë vlerëson se Shqipëria dhe Kosova duhet të jenë të kujdesshme në zbatimin e nismës së fundit të Bashkimit Evropian për krijimin e Tregut të Përbashkët të Ballkanit Perëndimor, të vendosur në takimin e nivelit të lartë në Trieste-Itali.

“Krijimi i tregut të përbashkët të Ballkanit Perëndimor është e vështirë të jetë e suksesshme, nëse nuk mbahet parasysh se roli i BE-së duhet të mbëshhtetet para se gjithash në parimin e paanësisë dhe mosfavorizimit të asnjë prej 6 shteteve anëtare. Sa më sipër duhet të shprehet edhe në shpërndarjen e investimeve prej 1 miliard euro të premtuara në mënyrë, që të zbuten ndryshimet e thella të sotme në infrastrukture dhe ekonomi ndërmjet vendeve të Rajonit”,  thotë Gjergj Buxhuku, drejtues i kësaj organizate.

“Kihet parasysh, se tashmë prej vitit 2013 në krye të sekretariatit të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal/KBR është ministri i jashtëm serb i ish-Jugosllavisë. Në takimin e Triestes pikërisht KBR ju ngarkua nga BE edhe detyra strategjike e mbikqyrjes së zbatimit të krijimit të tregut të përbashkët të rajonit, përveç detyrave të deritashme për ecurinë e zbatimit të marrëveshjes tregtare pothuajse të deshtuar CEFTA, etj”, thotë Buxhuku.

Konfindustria konstaton se është e qartë, se në kushtet e sotme Serbia për shkak të shumë rrethanave infrastrukturore, ekonomike dhe financiare të trashëguara do të jetë në kushte shumë më të favorshme sesa shtetet e tjera të rajonit në tregun e përbashkët të propozuar në Trieste.

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 Gusht 2017 - HardhFest, festivalit i vetëm i Vjeljes së Rrushit, Verës dhe Rakisë në Kosovë, organizon konferencë për media për të njoftuar lidhur me festivalin. (Bonzai, prapa Pallatit të Rinisë, ish - Duplex, ora 12:00)

- Bienalja Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor - Autostrada Biennale hap ekspozitën për publikun në tëgjitha hapësirat e në Prizren, përfshirë hapësirat në qendër të qytetit, shtëpitë e vjetra, stacionin e autobusëve dhe hapësirave përreth, përgjatë lumit Lumbardhi në zonën e Marashit, në kodra dhe kala, do të gjenden vepra lidhur me gërmadhat, mjediset njerëzore-natyrore dhe hapësirën kohore përtej kufijve njerëzorë. (Prizren, ora ora 12:00)