26 Janar 2021

Kina lë prapa botën me trenat e shpejtë

Pekin, 16 shkurt - Kina pritet të zhvillojë një rrjet të jashtëzakonshëm prej 42 linjash me trena të shpejtësisë së lartë deri në vitin 2012, duke u bërë vendi me sektorin hekurudhor më të zhvilluar të botës, bëhet e ditur nga media ndërkombëtare.

Me një popullatë migratore prej qindra milionë njerëzish, qeveria kineze ka hasur në të shkuarën vështirësi të mëdha në transport, gjë që ka penguar edhe zhvillimin e vrullshëm ekonomik, por kjo situatë pritet të ndryshojë.

Në vitin e kaluar, qeveria kineze hodhi rreth 100 miliardë dollarë në ndërtimin e linjave të trenave të shpejtë, gjë që ka lehtësuar trafikun në linjat e trenave të zakonshëm. Së fundmi u përurua një linjë prej 1000 kilometrash që lidh krahinën e Guangzhout në bregun e jugut me Kinën Qendrore në më pak se tre orë, gjë që e bën atë linjën me shpejtësinë mesatare më të lartë në botë.

Por kjo është vetëm një nga 42 linjat e shpejtësisë së lartë që pritet të përfundojnë së ndërtuari deri në vitin 2012. Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se janë shumë larg kësaj, pasi pritet të përfundojnë linjën e parë të shpejtësisë së lartë vetëm në vitin 2014, 150 kilometra.

Presidenti Obama deklaroi muajin e kaluar se Shtetet e Bashkuara po mbeteshin prapa Azisë dhe Europës në ndërtimin e hekurudhave të shpejtësisë së lartë. “Vendet e tjera nuk po presin”, tha ai.

“Ato kërkojnë punë. Kina kërkon këto punë e Gjermania gjithashtu”. Në të vërtetë, rrjeti i trenave të shpejtë besohet se do ta bëjë Kinën edhe më konkurruese se sa është aktualisht në ekonominë botërore.

Përmes lehtësimit të transporteve, Kina mund të zgjerojë prodhimin e mallrave për eksport në zonat e brendshme. Një skemë e ngjashme i dha hov ekonomisë amerikane 50 vite më parë, kur u ndërtua rrjeti hekurudhor ndërshtetëror.

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Dhjetor 2020 - Punëtorët teknik  te cilët punojnë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” do të  protestojnë për pagën e tyre të muajit dhjetor 2020 të cilën ende nuk e kanë marr dhe për  mos  pajisje me kontratës së punës. (Para Rektoratit të UP-së”, ora 9:00)

- Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti pret në takim përfaqësuesit e shoqatës “Down Syndrome Kosova”, SOS Fshatrave të Kosovës, OJQ “Handikos” dhe përfaqësuesit e strehimoreve të Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00 - vetëm pamje)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Meliza Haradinaj-Stublla dhe Ambasadorja e Francës në Kosovë, znj.Marie-Christine Butel do të nënshkruajnë një memorandum bashkëpunimi. (Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ora 9:00)

- Instituti GAP dhe Kosovo 2.0 organizojnë diskutim virtual me temë "Rekrutimet jo meritore në sektorin publik: a do ta ndryshojnë institucionet e reja rrethin vicioz në rreth të virtytshëm?”. (https://zoom.us/j/93876352348, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Prizrenit. (Shtëpia e Bardhë, ora 10:00)

- Këshillit Gjyqësor të Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Mbledhja mbahet përmes aplikacionit ZOOM, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon tryezën e diskutimit me temë “Reforma zgjedhore në Kosovë: Sa është prioritet në programet e partive politike?”. (https://zoom.us/j/92385065303, ora 10:30)

- Promovohet libri i autorit Faton Mehmetaj ''Deçani Nëpër Shekuj'' - Promovimi i Trashëgimisë  Kulturore. (Salla e Asamblesë Komunale në Deçan, ora 11:00)

- Partia Socialdemokrate do të mbaj një aktivitet afër teatrit kombëtar. (Sheshi Skënderbeu, ora 12:00)
 
- Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti merr pjesë në Inaugurimin e Qendrës Kulturore në Vushtrri. (Shtëpia e Kulturës në Vushtrri, ora 13:00)

- Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti takon menaxhmentin e Trepçës dhe viziton flotacionin e mineraleve. (Miniera e Trepçës- Stantërg, ora 15:00)