26 Prill 2024

Katari rrit prodhimin e gazit me rreth 30 për qind

Doha, 5 korrik - Katari, eksportuesi i parë në botë i gazit natyror të lëngshëm (LNG), njoftoi të martën qëllimet e tij për të rritur prodhimin e tij të gazit me rreth 30 për qind, ndërkohë që ky vend ndodhet nën një presion ekonomik nga fqinjët e tij.

“Shteti i Katarit synon të prodhojë 100 milionë tonë gaz natyror duke filluar nga viti 2024”, deklaroi Saad Sherida al-Kaabi, president dhe CEO i gjigantit publik, “Qatar Petroleum”, gjatë një konference për shtyp në Doha.

“Ky projekt i ri do të përforcojë pozicionin e Katarit”, theksoi Al-Kaabi duke shtuar se vendi i tij do të qëndrojë për një kohë të gjatë lider botëror i prodhimit të gazit natyror të lëngshëm.

Aktualisht Katari është prodhuesi dhe eksportuesi i parë në botë i LNG-së me 77 milionë tonë në vit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)