26 Prill 2024

Inaugurohet objekti për ndarjen dhe paketimin e mbeturinave

Prishtinë, 17 nëntor - Zyra e Bashkimit Evropian, Ministria e Punës dhe Mirëqenjes Social dhe Komuna e Vushtrrisë organizojë ceremoninë inauguruese të Qendrës për Grumbullim, Sortim e Paketim të Materialeve të Riciklueshme në Vushtrri, si Ndërmarrje Sociale.

Qëllimi i këtij granti të BE-së është përmirësimi i praktikave për menaxhimin e mbeturinave në Vushtrri dhe ofrimi i shembujve të mirë për zgjidhjen e problemeve të ambientit nëpër tërë Kosovën. Vlera e përgjithshme e grantit është 461,555.21 euro.

Qendra për Përkrahjen e Punësimit dhe Ruajtjen e Ambientit (QPPRA), e cila merret me grumbullimin, sortimin dhe paketimin e materialeve të riciklueshme në Vushtrri, është themeluar me inciativën e projektit “Themelimi i Platformës së Qëndrueshme Ekonomikisht për Grumbullim dhe Paketim të Mbeturinave të Riciklueshme”, financuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe implementuar nga Komuna e Vushtrrisë në partneritet me Prishtina REA.

Qëllimi i kësaj qendre, e cila operon si një Ndërmarrje Sociale, është krijimi i një platforme të qëndrueshme ekonomikisht për grumbullimin dhe paketimin e mbeturinave të riciklueshme, inkorporimin e grumbulluesve jo-formal në zinxhirin e menaxhuar formal të sektorit të grumbullimit të mbeturinave të riciklueshme dhe promovimi i ndarjes së mbeturinave të riciklueshme përmes kampanjave të ndryshme vetëdijësuese për të mbrojtur ambientin.

Lokacioni i QPPRA është në fshatin Bukosh, Komuna e Vushtrrisë dhe në kuadër të projektit është ndërtuar objekti prej 370 m2, i pajisur me makineri moderne dhe pajisje për sortim e paketim të mbeturinave të riciklueshme dhe mjete të transportit të mbeturinave.

Ka të punësuar 6 punëtorë të rregullt dhe ka arritur të bashkëpunoj me mbi 60 biznese të sektorëve të ndryshëm nga regjioni për grumbullim të materialeve-mbeturina të riciklueshme, duke bashkëpunuar edhe me grumbullues jo formal.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)