26 Prill 2024

Inaugurohet linja e re e prodhimit të peletit dhe briketit “Thes-Ari”

Prishtinë, 16 janar - Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, mori pjesë në inaugurimin e linjës së re të prodhimit të peletit dhe briketit “Thes-Ari” në Kllokot.

Ministrja Bajrami në fjalën e saj vlerësoi rëndësinë që ka për Kosovën avancimi i zhvillimit ekonomik dhe krijimi i vendeve të reja të punës.

Ajo tha se përkundër vështirësive nëpër të cilat po kalon vendi janë duke u shënuar zhvillime pozitive në fushën e ekonomisë, zhvillimit të ndërmarrjeve dhe krijimit të vendeve të reja të punës.

Më tej, znj. Bajrami theksoi se Qeveria e Kosovës po punon në avancimin e klimës së mirë për bizneset me qëllim të stimulimit të aktivitetit afarist të ndërmarrjeve tona, dhe për këtë ajo falënderoi edhe Zyrën e Bashkimit Evropian të cilët po japin kontribut të madh në krijimin e perspektivës ekonomike në vendin tonë.

Ministrja Bajrami nënvizoi se përpos rëndësisë që ka kjo fabrikë në rritjen e mirëqenies në Komunën e Kllokotit, ka po ashtu edhe një dimension tjetër pozitiv që ndikon drejtpërdrejt në mbrojtjen e ambientit.

“Po flasim për një produkt i cili krijohet nga riciklimi i mbeturinave qoftë të drurit ose kashtës\", tha ministrja Bajrami, duke shtuar se ndihma prej 400 mijë euro që Zyra e BE-së i ka ndarë kësaj fabrike është tejet e rëndësishme.

Gjatë vizitës së saj në këtë rajon, ministrja Hykmete Bajrami ka vizituar edhe ndërmarrjen “Fluidi” në Gjilan.  


       


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)