15 Tetor 2019

Gjilani rrënon objektet pa leje

Gjilan, 27 mars – Komuna e Gjilanit, respektivisht Drejtoria e Inspekcionit, ka bërë rrënimin e objektit të ndërtuar në pronën komunale në lagjen “Arbëria” dhe do të vazhdoj në këtë formë me të gjitha ndërtimet-uzurpimet e pronës komunale.

Drejtori i kësaj drejtorie, Nevzad Rushiti, ka potencuar se uzurpimi i pronës komunale dhe ndërtimi pa leje është një vepër e rëndë që krahas kësaj, çdo shkelës i këtyre rregullave, përpos rrënimit mund të përballet edhe me organet e drejtësisë.

“Sot jemi në lagjen “Arbëria”, ku kemi bërë rrënimin e objektit i cili po ndërtohej në prone publike. Në këtë hapësirë do të bëhet ndërtimi i stadiumit ndihmës të futbollit. Mirëpo, krahas këtij veprimi të ndërmarrë ndaj këtij objekti, inspektorët janë vazhdimisht në terren dhe po zbatojnë detyrën zyrtare konform ligjit, duke bërë shiritime, procesverbale, ndërprerje të punimeve e deri te rrënimet sikur rasti i sotëm”, ka thënë mes tjerash drejtori Rushiti.

Rushiti, gjithashtu, ka apeluar të gjithë qytetarët që të jenë vigjilent, sepse blerja e pronës komunale nga kushdo qoftë, apo edhe investimi në ndërtim janë vepra penale dhe përpos humbjeve të tyre materiale, çdo shkelës do të përballet me organet e drejtësisë, sepse prona komunale është e patjetërsueshme dhe nuk lejohet ndërhyrja e paautorizuar në të.

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 tetor 2019

- Fillon procesi i numërimit të votave përmes postës. (Qendra e Numërimit dhe Rezultateve,  ora 10:00)

- Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit bën prezantimin e studimeve të radhës brenda serisë së studimeve rreth fazes finale të dialogut Kosovë-Serbi. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:15)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë shënon Ditën Botërore të Standardeve. (Hotel Emerald, ora 10:30)

- Green Art Center organizon aktivitet në komunën e Vushtrrisë i cili synon të sensibilizojë qytetarët dhe të ndikojë në edukimin e brezave të rinj për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit”. (Sheshin e qytetit “Hasan Prishtina” në Vushtrri, ora 12:00)

- Në kuadër të promovimit të romanit “Elefantët në kopsht” të autores Kureyshi Qendra Multimedia organizon bisedën e hapur të autores zvicerane Meral Kureyshi me gazetarin Enver Robelli. (Qendra Multimedia, rr. 'Idriz Gjilani' në Prishtinë, ora 19:00)