13 Prill 2021

Gazpromi rus raporton humbje rekorde

Moskë, 26 mars - Gazpromi rus nuk e ka realizuar planin e paraparë për vitin 2020 dhe ka raportuar humbje prej 707 miliardë rubla apo rreth 9.3 miliardë dollarë, kundrejt fitimit prej rreth 9.6 miliardë dollarë sa ishte ne vitin 2019.

Humbjet më të mëdha të Gazporom vijnë si pasoj e rënies së vlerës së aksioneve të kompanisë, çka e bënë vitin 2020 si vitin me të keq në dekadat e fundit.

Humbja e fundit që ka regjistruar Gazprom ishte në vitin 1998, ku arsyeja kryesore e humbjes ishte rënia e vlerës së aksioneve të Gazprom Neft me 466 miliardë rubla (rreth 6.15 miliardë dollarë).

Të hyrat e Gazprom, gjatë vitit 2020 ishin ulur me 14.7%, duke arritur në 4.061 trilionë rubla ( rreth 53.5 miliardë dollarë).

Në rënien e të hyrave të Gazporom ka ndikuar rënia e shitjes dhe çmimet e ulëta të gazit, të cilat janë në minimumet e tyre, gjatë viteve të fundit.

Edhe përkundër rënies së fitimit të Gazprom, kompania është e obliguar që t’ia paguaj dividentën Qeverisë ruse, e cila e mbështetë ndërtimin e buxhetit ne të hyrat nga nafta dhe gazi, të cilat së bashku marrin pjesë në formimin e buxhetit me rreth 50%.

Kalendari

Ngjarjet e datës 13 Prill 2021

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti në të cilën do të behët konstituimi i Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Basri Maksuti për vepren penale 'Falsifikimi i rezultateve të votimit'. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Qeverisje Lokale, Zhvillim Rajonal dhe Media në të cilën do të behët konstituimi i Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Konstituohet Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Rolling Film Festivali i cili organizohet nga OJQ Roma Versitas Kosovo dhe Romawood mban konferencën për media. (Kino Armata, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja konstituive e komisionit për Integrim Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja konstituive e komisionit për Shëndetësi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Fondi i Sfidave të Kosovës organizon eventin online për shpalljen e thirrjes së parë për shprehje interesi, në mbështetje të projekteve të trajnimit bashkëpunues. (Platforma Zoom, ora 11:00)

- Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Ambasada e Republikës së Francës në Republikën e Kosovës, nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi. (Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ora 11:30)

- Mbahet mbledhja konstituive e komisionit për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis dhe Infrastrukturë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

- Partia Liberale Egjiptiane do të dorëzojë ankesë në Gjykatën Kushtetuese lidhur me te drejtën e tyre të mohuar nga PZAP-ja dhe Gjykata Supreme në lidhje orkestrimin e votave nga ana e “Romani Iniciativa” në vendbanime me shumicë të komunitetit Serb në zgjedhjet e parakohshme të 14 Shkurtit. (Gjykata Kushtetuese, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja konstituive e komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve mban konferencën për media lidhur me një studim hulumtues për qytetarët kosovar që vizituan Shqipërin dhe Malin e Zi, si pasojë e kufizimit dhe mbylljes në Kosovë e që këto patën pasoja ekonomike dhe financiare për vendin tonë. (Zyret e AKB-së, ora 13:30)