26 Prill 2024

Filloi punën fabrika e parë xhinseve “Kosovatex”

Prishtinë, 1 shtator - Filloi me punë fabrika “Kosovatex” për prodhimin e xhinseve dhekonfeksioneve.

Kjo fabrikë ështëpajisur me teknologji bashkëkohore të avansuar në fushën e tekstilit me çkamundësohet kapacitet i lartë i prodhimit dhe kualitet sipas standardeve më tëlarta në këtë industri.

Për këtë qëllim,deri më tani në “Kosovatex”, janë bërë mbi pesë milionë euro investime kapitaleduke e bërë atë një ndër ndërmarrjet më të sofistikuara, jo vetëm në Kosovë poredhe në rajon e më gjerë.

Fabrika me nisjene operimit ka treqind puntorë dhe sipas planit të biznesit deri në fund tëprillit të vitit të ardhshëm ky numër pritet të arrij vlerë katërshifrore.

Me prodhimkryesisht të orientuar për eksport, Kosovatexi synon të bëhet qendër eindustrisë tekstile në Ballkan.

Fabrika kosovaredo të bashkpunojë me klientë ndërkombtarë duke përfshirë edhe brende të njohurabotërore si  Hugo Boss, Diesel, Levi’s,Replay, Otto Kern, Mustang, Pierre Cardin, etj. me të cilët veç më janë duke u zhvilluar raporte bashkpunimi.

Drejtorët efabrikës,  Nexhmedin Ejupi dhe KamalCanakapalli thanë se këtu në Prishtinë kemi zhvilluar një fabrikë që plotësonstandarde të klasës botërore në industrinë e konfeksioneve.

Canakapalli, më tutjeshtoi se në Kosovatex janë instaluar pajisje të fjalës së fundit të teknologjisë e cila do të mundësoj prodhimtariefikase me kualitet të lartë,  porgjithashtu edhe hapësirat e fabrikës janë dizajnuar me kritere për shfrytëzimoptimal të energjisë dhe për të krijuar kushte shumë të rehatshme pune.

“Do të theksojakëtu, makinën për prerje automatike të firmës së njohur franceze Lectra, qëmundëson precizitet dhe efikasitet të lartë – në fakt, për mua si drejtues ikësaj fabrike kjo makinë paraqet krenari të veçantë duke patur parasysh se nëregjion jemi të parët që e posedojmë, por madje edhe gjetiu, si në Itali,rrallë fabrika posedojnë një pajisje të tillë moderne”, tha Canakapalli.

Më tutje, linjate prodhimit kompletohen me makinat automatike për qepje që sigurojnë kualitet konzistent,dhe teknologjinë e fundit për ngjyrosje dhe larje – komponentë kyçe kjo nëprodhimin e xhinseve me dizenje autentike.

Edhe standardi imenaxhimit po ndërtohet mbi baza të praktikave më të njohura nga fusha nëfjalë, duke veçuar njësinë e kontrollit të kualitet që vjen nga Gjermania, dheqë në mënyrë të vazhdueshme mbikqyr procesin e prodhimit dhe bënë optimizimin etyre për të rritur cilësinë.

“Kosovatex”, uprivatizua me spin-off special në procesin e privatizimit në Kosovë kushtet etë cilit parashihnin investim prej katër milion eurosh, dhe dyqind të punësuar,të cilat janë tejkaluar si me investimin e bërë,  mbi pesë milionë euro, poashtu edhe me numrine te punësuarëve, që tejkalohet për njëqind sish,  dhe tashmë paraqet një model të suksesshëm tëkëtij procesi.

Për këtë falënderojmënë veçanti edhe AKP-në për punën profesionale dhe përkrahjen e jashtëzakonshmenë procedurat përkatëse që kanë ndihmuar realizimin e suksesshëm të këtijprojekti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)