20 Shtator 2021

Festivali i Arkitektures në Kosovë fillon javen e ardhshme

Prishtinë, 10 shtator - Javen e ardhshme fillon edicioni i 9-të i Festivalit të Arkitekturës në Kosovë.

Edicioni që sivjet për temë ka "Alter-Nation" do filloj me ligjeratat e saj ne Kino Armata me 16 dhe 17 Shtator dhe puntoritë në ICK nga i 15-ti.

Ligjeruesit kryesor të javës së parë janë: Alison Brooks, njëra nga arkitektet më të mirënjohura britaneze; Asif Khan arkitekt dhe dizajner nga Londra; Marisa Jahn dhe Rafi Segal, professor ne Massachusetts Institute of Technology; Carlos Lanuza arkitekt nga Barcelona dhe Alexander Auris nga Brukseli.

Dy arkitektët e fundit do udhëheqin edhe puntoritë "Prishtina Queer Commons"-Auris dhe një puntori tjetër rreth narracionit neëarkitekturë - Lanuza.  

Javëve në vazhdim aktivitetet do të mbahen online me edhe një puntori dhe ligjeratë tjetër nga Local Studio nga Norvegjia, si dhe ligjerata nga Rosa Rogina nga London Festival of Architecture, Frani O'Toole nga Amerika dhe Materia Prima nga Mexico City.  

Muaji i festivalit do të perfundoj me dy ligjerata në Prishtina nga Suhair Khan, udheheqese e projekteve strategjike ne Google dhe nga Sumayya Vally, Counterspace e cila është dizajnerja me e re e Serpentine Pavilion që është i ekspozuar për momentin në Londër.

Për lajmet e fundit dhe më shumë informata vizitoni webfaqën e festivalit të arkitekturës: kosovoarchitecture.com ku mund ti gjeni informatat e plota rreth ligjeruesve, aktiviteteve të tjera dhe fotografitë e ligjeruesve dhe puntorive. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 Shtator 2021 - Kandidatit për kryetar të Malishevës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Ekrem Kastrati takon fermerët në fshatin Bardh.  (Fshati Bardh i Malishevë, ora 9:00)

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj të pandehurit Sejdullah Mahmuti për trajtim të pa
ndërgjegjshëm mjekësorë. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

 - Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën ndër të tjera do të    formohet Komisioni Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tetë anëtarë nga komuniteti shqiptarë dhe një anëtar nga komuniteti serb në Bordin e RTK-së. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 10:00)

- Kandidatit për kryetar të Malishevës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Ekrem Kastrati takon fermerët në fshatin Senik. (Fshati Senik i Malishevë, ora 11:00)

- Kandidatit për kryetar të Malishevës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Ekrem Kastrati takon fermerët në fshatin Banjë. (Fshati Banjë i Malishevë, ora 13:00)

- The Balkan Forum organizon konferencën me temë “Jo regjimit të vizave: Koha për të vendosur qytetarët në rend të parë”. (Swiss Diamond Hotel, ora 14:00)