09 Dhjetor 2019

Ferronikeli merr vendimin që secili i punësuar të përfitojë bonuse

Drenas, 14 nëntor - Menaxhmenti i Kompanisë NewCo Ferronikeli Complex LLC, ka njoftuar se pas organizimit të grevës së punëtorëve që ka rezultuar me ndërprerjen e prodhimit, kështu duke i shkaktuar humbje të madhe kompanisë, ndjehet i detyruar që të sqarojë për opinionin e gjerë gjendjen reale aktuale.

Duke e çmuar kontributin e punonjësve të vet, Menaxhmenti në bashkëpunim me Sindikatën e punëtorëve të NewCo Ferronikelit, ka marrë vendim që secili i punësuar të përfitojë nga skema e planifikuar e bonuseve.

Sipas kësaj skeme punëtorët çdo muaj, përveç pagës, të cilën e marrin me rregull; do të përfitojnë edhe bonuse shtesë.

Kjo sipas menaxhmentit do të varet nga performanca e secilit punëtor dhe realizimi i planit të përcaktuar mujor.

"Ne si menaxhment, jemi të bindur se kjo do të ndikojë në përmirësimin e performancës së punëtorëve dhe ngritjen e produktivitetit", thekson menaxhmenti.

Për kompaninë punonjësit sipas menaxhmentit janë aset i çmuar, ndaj në vazhdimësi është punuar për përmirësimin e kushteve të tyre.

"Punonjësve të NewCo Ferronikelit ju ofrohen kushte të punës me standarde të larta ndërkombëtare duke filluar nga pajisjet për mbrojtje në punë, ushqimi cilësor në punë, transporti, përkujdesja mjekësore, lavanderia për larjen e rrobave të punës, pagesa e orëve shtesë, pushimi me pagesë si dhe respektimi i të gjitha normave sipas ligjit të punës të Republikës së Kosovës".

"Per këtë arsye, duam te theksojmë se kërkesa e vetme e punëtorëve ka qenë rritja e pagës prej 100 eurosh për punonjës dhe asnjë arsye tjetër", thekson menaxhmenti me tutje.

Vlen të theksohet se paga mesatare e punonjësve të NewCo Ferronikeli është €550, ndërsa paga më e ulët është €400.

Fatmirësisht, pas takimeve të zhvilluara me sindikatën e punëtorëve të NewCo Ferronikelit dhe duke ju sqaruar situatën, punëtorët janë rikthyer në vendet e tyre të punës dhe prodhimi është duke vazhduar sipas planit.

Menaxhmenti i NewCo Ferronikelit ka përpiluar dhe do vazhdojë të përcjellë propozime për rritjen e pagës në formatin e lejimit të rimëkëmbjes së kompanisë, pa cenuar performancën operacionale dhe financiare dhe njëkohësisht do të vazhdojmë me investime në të mirë të punëtorëve dhe fabrikës.

Grupi Balfin e ka marrë në posedim kompaninë NewCo Ferronikeli rreth një vit më parë. Vendimi i parë i menaxhmentit të ri ishte që pa asnjë lloj obligimi ligjor, të ju paguante punonjësve të gjitha pagat e prapambetura dhe të papaguara, të cilat nuk i kishin marrë për disa muaj.

Grupi Balfin ka injektuar miliona euro në investime për të rifilluar punën e furrës dhe po planifikohen miliona euro të tjera për investime kapitale. Më konkretisht vetëm në vitin 2020, NewCo Ferronikeli ka të planifikuar që të investojë mbi €20 milion në teknologji, në rritjen e eficences, në përmirësimin e kushteve të prodhimit dhe të punës në fabrikë si dhe për hapjen e vendeve te reja punës.

Menaxhmenti i NewCo Ferronikeli dhe Grupi Balfin, po punojnë në strategji afatgjate për zhvillimin e NewCo Ferronikelit, duke e bërë atë konkurrente me fabrikat e tjera në botë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 dhjetor 2019 - Qendra Burimore për Persona të Zhdukur, QBPZH me mbështetjen e Ambasadës Britanike dhe Ambasadës Amerikane organizon diskutimin e tryezës së rrumbullakët, në shenjë të shënimit të Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut. (Hotel Garden, ora 9:00)

- Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë në bashkëpunim me Programin Aktiviteti për Drejtësi Komerciale të USAID, prezantojn te gjeturat e një studim të ri rreth Perceptimit të Korrupsionit sipas Bizneseve. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Koalicioni i OJQ-ve për Javën Kundër Korrupsion 2019  mban konferencë për media për të publikuar Kalendarin e Aktiviteteve të JKK 2019 ku edhe do përqoj disa mesazhe kryesore për temat të cilat do diskutohen gjatë këtyre pesë ditëve. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Kuvendi Komunali Gjilanit mban seancën e jashtezakonshme më pikënn e vetme te rendit të ditës është 'Diskutimi rreth lokaciont të ardhshëm të varrezave të qytetit'.(Objekti i Kuvendit Komunal te Gjilanit, ora 10:00)

- Universiteti i “Kadri Zeka” në Gjilan nënshkruan marrëveshje me  Agjencin Ekzekutive te Komisionit Evropian, për projektin milionësh në programin ERASMUS + Cooperation for Innovation and the exchange of good Practices. (Ambientet e Rektoratit, ora 10:30)

- Save the Childreb bën lansimin i instrumenteve për vlerësimin pedagogjik  të fëmijëve në Kosovë. (Qëndra Burimore Përparimi afër Don Bosko, ora 10:30)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizojnë ekspozitën dhe ceremoninë e ndarjes së çmimeve për garën për fotografinë më të mirë kundër korrupsionit 2019. (Parku Arkeologjik, përballë Muzeut Kombëtar, ora 11:00)

- Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, do të bën promovimin e librit "Turizmi Ndërkombëtarë", nga Prof. As. Dr. Hysen Sogojeva. (Universiteti i Ferizatj, ora 11:00)

- Lëvizja FOL organizon një tryezë me temë “Ligji për Mbrojtjen e Sinjalizuesve - Sfidat e zbatimit në praktikë”. (Hotel Sirius, ora 14:00)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim përmes projektit Mbështetje Përpjekjeve Kundër Korrupsionit do të shënojë Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, duke ndarë shpërblimin për storjen më të mirë gazetareske kundër korrupsionit për vitin 2019. (Kino Armata, ora 18:00)

- Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC Elvana Shala sonte organizon pritjen solemne “Bashkë për të drejtat tona” në bashkëpunim me Ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë Jens Erik Grondahl dhe Ambasadoren e Suedisë në Kosovë znj. Karin Hermarck Ahliny. (Swiss Diamond Hotel, ora 18:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe “Betimi për Drejtësi” shfaqin premierën e dokumentarit “Sinjalizuesit e korrupsionit”. (Hotelin Sirius, ora 19:45)