26 Prill 2024

Fabrika e armëve "BAE Systems" do të shkurtojë dy mijë vende pune

Londër, 12 tetor - Prodhuesi britanik i armëve "BAE Systems" ka bërë të ditur se po planifikon të shkurtojë pothuajse 2 mijë vende pune dhe të ulë prodhimin e aeroplanëve luftarakë "Typhoon".

70 për qind e shkurtimeve të propozuara të vendeve të punës do të bëhen gjatë dy vjetëve të ardhshëm në njësinë e avionëve ushtarakë të kompanisë, që përbëjnë më shumë se gjysmën e shitjeve të BAE-s.

Shkurtimet e tjera të vendeve të punës do të jenë në biznesin e shërbimit detar dhe njësinë e inteligjencës.

Punonjësit e BAE-s thonë se ndikimi i shkurtimeve të vendeve të punës do të shkojë përtej vetë kompanisë:

"Ka shumë kompani në zinxhirin e furnizimit që varen nga ne. Ne marrim shumë pajisje prej tyre, kështu që kjo do t'i prekë të gjithë, jo vetëm 'BAE Systems'".

Lëvizja e BAE-s është e ngjashme me ato të homologëve të saj amerikanë si "Lockheed Martin" dhe "Boeing", në kushtet e presionit nga blerësit qeveritarë për çmime më të ulëta dhe konkurrencës së ashpër për porosi.

BAE synon të mbajë prodhimin e avionëve "Typhoon" deri rreth vitit 2022, që të fitojë kohë për të siguruar më shumë porosi për eksport.

Me ritmet e tanishme, prodhimi do të përfundonte në vitin 2019. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)