08 Korrik 2020

Ekipe nga ujësjellësi i Prishtinës kontrollojnë zonat e shërbimit

Prishtinë, 22 tetor - Kompania Rajonale e Ujësjellësit ,,Prishtina,, sh.a. (KRUP)  njofton  të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit si, Prishtinë, Fushë Kosovë, Obiliq, Lipjan, Drenas, Podujevë, Shtime dhe Graçanicë se, duke filluar nga dita e sotme 22 tetor 2019 janë duke vepruar në teren, për të vëzhguar më për së afërmi konsumatorët të cilëve u ofrojmë shërbime për ujësjellës dhe kanalizim.

Qëllimi i këtij aksioni, bazuar në të dhënat që ne posedojmë është verifikimi i konsumatorëve që keqpërdorin ujëmatësit, identifikimi i kyçjeve ilegale si dhe verifikimi i objekteve të reja që e shfrytëzojnë ujin e pijshëm e që ende nuk janë regjistruar si konsumatorë të KRU ” Prishtina ” sh.a.

Kontrollime do të ketë në të gjitha zonat e operimit, e sot duke filluar nga fshati “Llukar”, rruga “Bajram Bahtiri” në Prishtinë, duke vazhduar në lagjen” Veternik”, “ Hajvali” etj, me çrast ditën e shtunë më 26 tetor ekipi të kontrollës do i bashkëngjiten edhe ekipet e shkyçjes.

"Po fillojmë me zonat e lartëcekura duke vazhduar më pas edhe me zonat e tjera të shërbimit, gjithnjë duke u bazuar në të dhënat që kemi, që në këto zona po keqpërdoren ujëmatësit."

"Që të kemi një pasqyrë të saktë, kryesisht në evitimin e humbjeve të faturimit, shërbimi i shitjes në kuadër të KRU”Prishtina” sh.a. përmes kontrollorëve në teren, do të veprojë deri në fund të vitit", thekson KRU Prishtina. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 Korrik 2020

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behët votimi dhe shqyrtimi i disa Projektligjeve për ratifikimin e Marrëveshjeve ndërkombëtare. (Salla e Kuvendit, ora 10:00)

- Komuna e Prizrenit bën përurimin e stadiumit në Sërbicë të Poshtme, projekt i realizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport ku do të jetë i pranishëm kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e DKRS-së, Emilija Redzepi. (Nisja do të bëhet nga Shtëpia e Bardhë në Prizren, ora 10:30)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behët  votimi i Propozim rezolutës nga Raportimi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe debati parlamentar lidhur me dialogun Kosovë - Serbi. (Salla e Kuvendit, ora 10:30)

- Në nderim të ushtarit amerikan Alexander Blake Klass, 20 vjeçar nga Willamina e Oregonit, që ka humbur jetën në një incident, që nuk kishte të bënte me veprim të armatosur, Shoqata "Miqtë e Amerikës" do ta ulin në gjysëm shtizë flamurin amerikan. (Sheshi “Bill Clinton” në Prishtinë, ora 11:00)

- Mbahet Seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media në të cilën flet Albulena Haxhiu. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Rahovecit, në të cilën do të behët shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim vendimit për bartjen e mjeteve nga rezervat e buxhetit komunal, nga kategoria pozicionit të pagave në kategorinë e Investimeve Kapitale. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në objektin e ri të komunës, ora 14:00)

Mbledhja do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, në objektin e ri të komunës.

- Mbahet një takim pune i organizuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit në të cilin do të diskutohet dokumenti - Plani Hapësinor i Parkut Kombëtar Bjeshkët e Nemuna. (Ndërtesa e re e Qeverisë ish-Rilindja, salla e konferencave, kati XVIII, ora 15:00)