13 Prill 2021

CSR i ndan Sharrcemit Çmimin Kryesor për Përgjegjësi Shoqërore Korporative

Prishtinë, 26 shkurt - Kompania “Sharrcem”, njëherit edhe anëtare patron e Rrjetit CSR Kosova, është fituese e Çmimit Kryesor për Përgjegjësi Shoqërore Korporative në Kosovë, 2020!

Kjo kompani u vlerësua me pikët më të larta nga paneli vlerësues, i cili përbëhej nga ekspertë të fushave përkatëse dhe njëkohësisht përfaqësues të Bordit dhe Zyrës Ekzekutive të Rrjetit CSR Kosova, përfaqësues nga GIZ në Kosovë, United Nations Kosovo Team, si dhe përfaqësues nga organizatat lokale si Sustainability Leadership Kosova dhe Institute for Development Policy.

“Sharrcem”, u përzgjodh si fitues i këtij çmimi, si rezultat i përkushtimit dhe kontributit në respektimin dhe aplikimin e dhjetë parimeve të “UN Global Compact”, përpjekjet e vazhdueshme për përmbushjen e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm (SDGs) në kuadër të Agjendës 2030 të OKB-së, inovacionin, mobilizimin dhe krijimin e partneriteteve të reja, vizionin për një të ardhme të qëndrueshme, dhe ndër të tjerash, kontributin për lehtësimin e situatës pandemike.

Më 25 shkurt, Vigan Sylejmani, Drejtor për CSR dhe Burime Njerëzore në “Sharrcem”, dhe njëherit anëtar i Bordit në Rrjetin CSR Kosova, mirëpriti shpërblimin, i cili u dhurua nga Zana Bajrami Rama, Menaxhere për PR dhe Marrëdhënie me Publikun në KOSTT & poashtu anëtare e Bordit.

Rrjeti CSR Kosova është krenarë me punën e anëtarit tonë, “Sharrcem”, për një zhvillim më të qëndrueshëm në vend, si dhe për përpjekjet e vazhdueshme për integrimin e praktikave të përgjegjshme në aktivitetet e tyre biznesore!

Rrjeti i bizneseve dhe organizatave të përgjegjshme do të vazhdojë tutje me ngritjen e vizibilitetit të praktikave të përgjegjshme ndaj shoqërisë, duke inkurajuar sektorin privat dhe institucionet e tjera relevante të zhvillojnë mënyra të qëndrueshme të zvogëlimit të gjurmës mjedisore, promovimin e vlerave anti-korruptive, fuqizmin e të rinjve, dhe angazhimin në komunitet, ndër të tjerash.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 13 Prill 2021

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti në të cilën do të behët konstituimi i Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Basri Maksuti për vepren penale 'Falsifikimi i rezultateve të votimit'. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Qeverisje Lokale, Zhvillim Rajonal dhe Media në të cilën do të behët konstituimi i Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Konstituohet Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Rolling Film Festivali i cili organizohet nga OJQ Roma Versitas Kosovo dhe Romawood mban konferencën për media. (Kino Armata, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja konstituive e komisionit për Integrim Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja konstituive e komisionit për Shëndetësi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Fondi i Sfidave të Kosovës organizon eventin online për shpalljen e thirrjes së parë për shprehje interesi, në mbështetje të projekteve të trajnimit bashkëpunues. (Platforma Zoom, ora 11:00)

- Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Ambasada e Republikës së Francës në Republikën e Kosovës, nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi. (Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ora 11:30)

- Mbahet mbledhja konstituive e komisionit për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis dhe Infrastrukturë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

- Partia Liberale Egjiptiane do të dorëzojë ankesë në Gjykatën Kushtetuese lidhur me te drejtën e tyre të mohuar nga PZAP-ja dhe Gjykata Supreme në lidhje orkestrimin e votave nga ana e “Romani Iniciativa” në vendbanime me shumicë të komunitetit Serb në zgjedhjet e parakohshme të 14 Shkurtit. (Gjykata Kushtetuese, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja konstituive e komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve mban konferencën për media lidhur me një studim hulumtues për qytetarët kosovar që vizituan Shqipërin dhe Malin e Zi, si pasojë e kufizimit dhe mbylljes në Kosovë e që këto patën pasoja ekonomike dhe financiare për vendin tonë. (Zyret e AKB-së, ora 13:30)