26 Prill 2024

Çmimet e prodhimit në Kosovë pësojnë rënie prej 4.6 për qind

Prishtinë, 13 shtator - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Çmimeve të Prodhimit” (IÇP) për tremujorin e dytë (TM2) 2016. 

Indeksi i tërsishem i çmimeve të prodhimit në Kosovë pësoi rënie prej 4.6 %, krahasuar me TM1 2016. 

Rënie më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (-17.2 për qind); prodhimi i mjeteve motorike (të transportit), rimorkiove dhe gjysmërimorkiove (-5.8 për qind); prodhimi i pijeve (-1.3 për qind); prodhimi i produkteve ushqimore (-0.4 për qind); prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej saj (-0.3 për qind); dhe prodhimi i drurit dhe i produkteve të tij dhe të tapës, përveç mobiljeve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gëshetuara – thurëse (-0.3 për qind).

Rënia u neutralizua nga ngritja e çmimeve te: nxjerrja e xehes së metalit (13.3 për qind); prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (1.9 për qind); prodhimi i produkteve minerale jometalike (1.4 për qind); grumbullimi, trajnimi dhe furnizimi me ujë (1.2 për qind); prodhimi i makinerisë dhe i pajisjeve p.k.t (0.4 për qind); prodhimi i produkteve të gomës dhe të plastikës (0.3 për qind); prodhimi i metaleve (0.2 për qind) dhe prodhimi produkteve kimike (0.2 për qind).   

Ndërkaq, krahasuar TM2 2016 me TM2 2015 çmimet e prodhimit u ulën në një mesatare prej (-5.4 për qind). Rënie më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike ishin te: energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (-16.5 për qind); prodhimi i mjeteve motorike (të transportit) rimorkiove dhe gjysmërimorkiove (-12.9 për qind); prodhimi i pajisjeve elektrike (-0.7 për qind); prodhimi i produkteve minerale jometalike (-6.4 për qind); nxjerrja e xehes së metalit (-4.3 për qind); prodhimi i metaleve (-3.3 për qind); prodhimi i drurit dhe i produkteve të tij dhe të tapës, përveç mobiljeve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gëshetuara – thurëse (-1.5 për qind); prodhimi i mobiljeve (-1.2 për qind); prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t (-1.0 për qind); xeheroret dhe guroret e tjera (-0.7 për qind); dhe prodhimi produkteve kimike (-0.4 për qind).

Rënia u neutralizua nga ngritja e çmimeve te: prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (2.6 për qind); prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej lëkurës (2.1 për qind); grumbullimi, trajnimi dhe furnizimi me ujë (1.2 për qind); prodhimi i produkteve të gomës dhe plastikës (0.9 për qind); prodhimi i pijeve (0.6 për qind); dhe prodhimi i produkteve ushqimore  (0.4 për qind).
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)