22 Shkurt 2020

BMW-ja do të rrisë investimet për zgjerimin e kapacitetit në Kinë

Shenyang, 12 tetor - Kompania gjermane e prodhimit të makinave BMW njoftoi se do të zgjasë afatin e kontratës së ndërmarrjes së përbashkët të saj në Kinën Verilindore.

Si pjesë e planit, BMW-ja do të rrisë edhe investimet për zgjerimin e kapacitetit prodhues.

Kontrata u zgjat për 22 vjet, nga sivjet deri në vitin 2040.

Ndërkohë, Grupi BMW do të investojë më shumë se 3 miliardë euro në strukturat e reja dhe ato ekzistuese të uzinës së vet në Shenyang gjatë viteve të ardhshme.

Kompania gjithashtu synon të rrisë aksionet e saj në ndërmarrjen e përbashkët nga 50 në 75 për qind.

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 shkurt 2020

- Partia Demokratike e Kosovës, mban Konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

- Mbahet marshi i çiklistëve kundër ndotjes së ajrit në Prishtinë. (Pikë nisja nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, Fushë Kosovë, në hyrje të Prishtinës, ora 12:00)