26 Prill 2024

Bie prodhimi në sektorin e ndërtimit në Eurozonë me 0,9 për qind

Bruksel, 23 nëntor - Në shtator të vitit 2016, krahasuar me muajin gusht të vitit 2016, prodhimi në sektorin e ndërtimit ka rënë me 0,9% në zonën e euros (EA19) dhe me 0,3% në EU28, sipas vlerësimeve të para nga Eurostat, Zyra e Statistikave të Bashkimit Evropian.


Në gusht të vitit 2016, prodhimi në sektorin e ndërtimit u rrit me 0,1% në eurozonë dhe ra me 0,6% në EU28. Në shtator të vitit 2016, krahasuar me muajin shtator 2015, prodhimi në sektorin e ndërtimit u rrit me 1,8% në zonën e euros dhe ra me 0,2% në EU28.

Në mesin e shteteve anëtare, për të cilat të dhënat janë në dispozicion, rëniet më të mëdha të prodhimit në sektorin e ndërtimit janë regjistruar në Itali (-3,9%), Sllovaki (-3,1%) dhe Portugali (-2,2%), ndërkohë që rritjet më të larta janë shënuar në Slloveni (+4,0%), Poloni (+3,3%) dhe Suedi (+3,1%).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)