18 Tetor 2019

ATK e përkushtuar në fuqizimin e bashkëpunimit me sektorin privat

Prishtinë, 28 shkurt - Në vazhdën e takimeve me përfaqësuesit e komunitetit të bizneseve, Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj ka pritur sot në takim Berat Rukiqi Kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës me bashkëpunëtor.

Ky takim kishte për qëllim fuqizimin e bashkëpunimit me sektorin privat.

Gjatë diskutimeve në takim drejtori Murtezaj tha se do të angazhohet për raporte sa më të mira me përfaqësuesit e bizneseve,  duke i inkurajuar që të adresojnë çështjet me të cilat ata përballen, duke premtuar trajtimin të barabartë dhe profesional të tyre. Ndër tjera,  ai tha se roli i ATK-së është edhe në përmirësimin e mjedisit për të bërë biznes dhe kjo do të jetë në fokus të punës së tij.

E nga ana tjetër, z. Rukiqi tha se ndër shumë kërkesa që vazhdimisht i kemi si komunitet, është edhe ajo e krijimit të një komunikim të hapur,  në mënyrë që kërkesat tona të kenë përgjigje.

ATK,  është e fokusuar në avancimin e marrëdhënieve më tatimpaguesit, me qëllimin e vetëm që ata të njoftohen me kohë për obligimet që kanë, në të njëjtën kohë do të punoj shumë në parandalimin dhe luftimin e ekonomisë jo-formal, në mënyrë që të krijohet një konkurrencë e drejt për të gjitha bizneset.

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 tetor 2019

- Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj pret në takim një delegacion të nivelit të lartë nga MCC, kryesuar nga znj. Caroline T. Nguyen, Drejtoreshë Menaxhuese e MCC për Evropë, Azi, Pacifik dhe Amerikë Latine, me këtë rast, do të nënshkruaj amandamentimin e Marrëveshjes CDF. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Me rastin e shënimit të Ditës së Bashkimit Evropian Kundër Trafikimit me Njerëz dhe njëkohësisht hapjes së fushatës Kundër Trafikimit me Njerëz, Ministria e Punëve të Brendshme organizon konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 10:00)

- Komuna e Rahovecit mban mbledhjen e dhjetë te rregullt e Komiteti për Politik dhe Financa. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 10:00)

- Agjencia për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur organiozn aktivitetin e shënimit të themelimit të qendrës për karrierë në SHMLT ,,11 Marsi” në Prizren. (Objekti i SHMLT ,,11 Marsi” në Prizren, ora 10:30)

- Komisioni i Pavarur i Mediave do të mbajë konferencë për media në lidhje me prezantimin e  “Raportit të monitorimit të  Ofrueseve të Shërbimeve Mediale Audio-vizuele  gjatë fushatës për zgjedhjet e parakohshme 2019”.  (Zyra e KPM-së, qyteza Pejton, ora 12:00)

- Galeria Qahili organizon hapjen e ekspozitës "20" të Mentor Avdilit. (Galeria Qahili, ora 20:20)