26 Prill 2024

AKP përkrah Trepçën në të gjitha sfidat me të cilat ballafaqohet

Mitrovicë, 15 shtator - Bordi i Drejtorëve dhe Menaxhmenti i Agjencisë Kosovare të Privatizimit kanë zhvilluar një vizitë pune në njësinë veri të “Trepҫa - Ndërmarrje në Administrim të AKP” ku janë pritur dhe informuar nga Menaxhmenti i kësaj njësie. 

Vizita e Delegacionit të udhëhequr nga Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve të AKP-së z. Petrit Gashi, u zhvillua në vazhdën e angazhimeve të Agjencionit për njoftim për së afërmi me problemet e ish  ndërmarrjes më të madhe shoqërore në Kosovë, e cila administrohet nga AKP. 

Kjo vizitë pasohej nga vizita që Bordi i Drejtorëve kishte realizuar në korrik të këtij viti  me Menaxhmentin e njësisë jug të Trepçës të me seli në Mitrovicë, me ç’rast delegacioni i AKP-së pat rastin të vizitojë minierën më të madhe të Trepçës në Stantërg dhe metalurgjinë e zinkut në Mitrovicë.

Në takimin e djeshëm me menaxhmentin në Zveqan, është diskutuar për situatën aktuale në Trepҫë me fokus të veçantë për njësinë operacionale veri, me ç’rast bordi dhe menaxhmenti i AKP-së kanë siguruar menaxhmentin në Zveqan për përkushtimin e Agjencisë në përkrahjen e ndërmarrjes në të gjitha sfidat me të cilat ballafaqohet.

“Agjencia Kosovare e Privatizimit në cilësinë e Administratorit të Ndërmarrjes Trepҫa është adresa për trajtimin e të gjitha çështjeve për dhe rreth Trepçës” tha Drejtori Menaxhues i AKP -së z. Ekrem Hajdari, duke vlerësuar nismat që dolën në këtë takim për veprime konkrete në tejkalimin e disa vështirësive që ndërmarrja aktualisht  ka.

Delegacioni i AKP dëgjoi propozimet dhe kërkesat e Menaxhmentit për ndryshimet e mundshme  me qëllim të lehtësimit të procedurave administrative dhe operative të cilat duhet marrë parasysh në një veprimtari komplekse siç është ajo e Trepçës.

Është hera e parë që të dy njësitë operative të Trepçës - veri dhe jug, janë vizituar nga Bordi dhe Menaxhmenti i Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Javën e ardhshme është caktuar edhe takim i përbashkët i menaxhmentit të AKP dhe dy menaxhmenteve të Trepçës me qëllim të konkretizimit të veprimeve të diskutuara në funksion të rritjes së efikasitetit dhe përmirësimit të afarizmit të ndërmarrjes në përgjithësi.     
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)