26 Prill 2024

ZRRE aprovon licencen e KEK për furnizimi me energji elektrike

Prishtinë, 20 dhjetor - Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka mbajtur mbledhjen e tij të dhjetë me radhë për këtë vit.

Në këtë mbledhje Bordi ka shqyrtuar dhe ka aprovuar aplikacionin e ndërmarrjes KEK Sh.A (Korporata Energjetike e Kosovës) për licencim të aktivitetit të furnizimit me energji elektrike.

Lëshimi i kësaj licence qon në shtatë numrin e të licencuarve për kryerjen a aktiviteteve të furnizimit me energji elektrike në tregun e Kosovës.

Bordi ka aprovuar edhe Bilancet e energjisë elektrike dhe ato të energjisë termike për vitin e adhëshëm si dhe Bilancet afatgjatë 2019 – 2028. Bilanci afatgjatë i Energjisë Elektrike paraqet parashikimet 10 vjeçare të bilancit në mes të prodhimit dhe kërkesës për energji elektrike. Bilanci paraqet projeksionet e nevojave për import dhe potencialeve për eksport të energjisë, si dhe vlerëson nivelin e emetimit të ndotësve gjatë procesit të prodhimit të energjisë.

Pjesë e shqyrtimit dhe aprovimit të Bordit në këtë mbledhje ka qenë edhe Planit të Adekuacisë së Gjenerimit 2019-2028. Ky dokument është hartuar nga Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) në pajtim me Nenin 9 të Kodit të Rrjetit - Kodit të Planifikimit. Qëllimi i këtij dokumenti është të njoftojë, palët pjesëmarrëse në tregun e energjisë elektrike, me vlerësimin e adekuacisë së gjenerimit të sistemit elektroenergjetik të Republikës së Kosovës për mbulimin e ngarkesës dhe rregullimin e sistemit për periudhën kohore 2019-2028.

Bordi në këtë mbledhje ka aprovuar edhe kërkesat për lëshimin e Autorizimeve Preliminare për ndërtimin e dy projekteve të reja për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e ripërtritshme të erës dhe të ujit, në një kapacitet prej 34.5 MW. Si dhe ka shqyrtuar kërkesat për shtyrje të afateve të vlefshmërisë për dy Autorizime për ndërtimin e hidrocentraleve të reja.

Ndër çështje të tjera nga sektori, Bordi ka shqyrtuar edhe ankesat e konsumatorëve si dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me funksionimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)